Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kristo Çipa: Hymn i gjuhës sime

| E hene, 25.01.2021, 09:00 PM |


HYMN I GJUHËS SIME

Nga Kristo Çipa, Mjeshtër i Madh

Nga vatra më foli zjarri me flakët e tija

Ti je zoti im i pari, unë jam si fëmija

Nëpër prush e nëpër flakë flitet gjuha ime

Nuk kam alfabet në kartë shkrim e drejtëshkrime

Kur erdha, një gjuhë dëgjova, ajo ishte jotja

Darkë më darkë e mësova, ditën e mbuloja

Ishte para historisë kur s’kish vatër prushi

I dha diell dashurisë, drurë e gurë i zbuti

Kjo është gjuha ime e shpirtit, tingulli liri

Që lart nga qielli zbriti tek qumështi në gji

Kjo gjuhë e parathënë në qeshje çilimiu

Sa preku gjoksin Nënë, me qumësht gjuhën piu

Si më dëgjon Zoti kur i bëj ankime

Si mund të flasë loti që rjedh nëpër vajtime

Dert i diellit t’lodhur ku zuri të qeshë

Tek kjo gjuhe e folur, tek kjo gjuhë princeshë

Që ëmbëlson fjalën si mushti i hardhisë

Dritëson uratën kur i flet fëmijës

Zogjtë e qiellit gjërë i thëret e vijnë

Gjuhë e gjuhëve Mëmë u duket violinë

I jep dhimbjes shpresë, brengës i jep dritë

Dashurisë besë, errësirës sytë

Të fton: eja folmë, s’jam gjuhë, jam muzikë

Se mua më zgjodhën për ju vetë perënditë

Kur sokëllijnë trimat betejash pa kthim

Fshihen vetëtimat, qiejt psherëtijn

Dimri nguros gunën, shkon e lidh tufanet

Furtuna nduk gjuhën, bora rënkon mallet

Jam gjuhë që jam vrarë dhe pse gjuhe kam lindur

Dhe gjak më kanë marrë, por s’jam gjakprishur

Shpesh jam kryqëzuar, shumë më kanë mohuar

Tek ndiqnin majmunët, unë isha vet shkruar

Kur perden hiqte moti zgjimi syrin hapi

Mallkimin piq dhespoti sulltani nxin fermanin

Si zjarrin ne e mbanim ket gjuhen e te pareve

Te shkruhej na e ndalnin si vet detin persianve

Por kot që na mundonin se gjuha ish liri

Një dritë që vjen nga Zoti, ta fikësh s’ke fuqi

Për çdo gërmë, një lumë gjak e kryegjak

Të mos zhbëhej në gjumë ky kombi i pafat

Ju Nëna, motra, bija dhe gra për gjenerata

Ju lutet Shqipëria, ju falet gojë mjalta

E shtrydhni vetëtimën, e bëni qumësht Nëne

Me të risni fëmijët se gjuha ësht’ gjak zemre

Në radhë me gjuhët motra si lulet plot radhuan

E lirë për ne është bota, ne gjuhë shumë duam

Kur dheut tonë t’i kthehen fëmijët fluturak

Me fjalë shqipe të dehen, me gjuhën tonë mjaltë

Mbi gjthë krimet mizore, mohimi i gjuhes është

Po s’ja mëson fëmijës, s’je nënë por je  nepërkë

Se veç identiteti është drita në liri

Atë që s’e bën shteti, o Nënë bëne ti!