E premte, 19.04.2024, 02:57 PM (GMT+1)

Mendime

Opinione nga Demokrat Zhubi

E hene, 24.11.2008, 01:09 AM


"ATA RANË PËR TE MOS VDEKUR KURRË"
     
-"Ata rane per te mos vdekur kurre" kjo fjali eshte shume e bukur kushtuar deshmoreve te lirise,por shume me e bukur do te ishte po te ishte realitet.Ju do te pyesni,se si mendoni po te ishte realitet?
Nuk jane te mjaftushme fjalet dhe lavderimet per veprat e tyre,por puna dhe realizimi i amanetit te tyre,
do te ishte ngushllimi me i mir per ta. Lufta e fundit ne Kosove solli shume deshmore,shume femije jetim te cilet jetojin me shpresen se neser do te jet me mir. Familjet e disa deshmoreve ne Kosove jetojne ne varferi te skajshme femijet e tyre bartin mbi supet e veta barren e babait deshmor,icili shkoi ne luft per nji qellim per nji Kosove te lire dhe te begatshme per femijen e tij.
  - Shoqeria e Kosoves dhe institucionet veteqeverisese te vendit bene minimumin e premtimeve te tyre
sepse kur vie koha e fushates elektorale premtimet e tyre nuk kane fund. Nuk ishte vullneti i deshmoreve qe pavarsia e Kosoves te negociohet me Serbine, por qeveritaret tane shkelen mbi gjakun e tyre, shkelen mbi idealet e luftes se shejte te UÇK-se.
  - Kur, nga veriu ne Kosove deri ne jug ne Çameri,e ne lindje ne Maqedonin perendimore dhe ne perendim nga deti Adriatik ne Ulqin e deri te deti Jon ne Sarand te jene te bashkuar dhe pa kufijt e zinje ne mes atehere do te themi me gjith zemer dhe pa rezerva  se : "ATA RANE PER TE MOS VDEKUR KURRË"
                                                                     shkroi : DEMOKRAT (ALBERT) ZHUBI
                                                                          më :   20.12.06     Gjakovë

 

"E ardhmja me perket mua"
    
-Ditet qe po vijne,koha qe po kalon po le te hapura shume plage qe veshtir te gjejne sherim.Nji nder keto plage
eshte edhe mos vetdisimi i qytetareve per poziten qe gjindet sot vet ai.Te shumta jan premtimet per te ardhmen,
por ajo e ardhme e ndritur e ndergjegjshme nuk po vie ende,ata individ qe neser do te jene vet ardhmeria,sot bredhin rrugeve te vendit,shkolla dikur institucion i shejt per brezat e kaluar,ajo sot nuk eshte me shum se nji objekt publik ku nuk i detyrohesh askujt per veprimet qe ti i ben as ateher kur profesorin e lendon pergjegjesia ty nuk te takon. Me te vertet keto jan fakte deshperuese por mbi te gjitha realitet i garantuar.Vetmohimi,sakrifica,vepra e mijera te reneve per keto dite sot hidhen posht,hudhet posht nje shekull perpjekje per arsimim SHQIP per fjalen e lir,
per te mesuar te kaluaren tende e shum fakte tjera.Per te menduar ne te ardhmen sinqerisht duhet te kuptojm
se ajo eshte larg nivelit qe duhet pasur.Gjumi qe ka kapluar shqipetaret sot,une mendoj se eshte heshtja e mos dijes dhe e mos informimit,kjo elite udheheqese qe sot udheheq ishte dikur pjes e te ardhmes,athua vall e ardhmja pas 20 vitesh q'do te jet?Ku do te jet Kosova ne q'gjendje?!!!!! ...shum pyetje mund te parashtrosh por pergjigje qe do te maresh do te jet negative.
-"Puna me perket mua" se pari pune e imja do te jete ruajtja e dinjitetit kombetare,qe sot ai po tretet,po tretet ne
oqeanin e pafund,ku jan tretur historit e popullit me te vjeter ne ballkan.Me te vertet pune e veshtir po na shfaqet
ne horizont,ky mision kerkon dituri,zgjuarsi e qe shum pak jan te pranishme keto prioritete tek ne.Duke vlersuar
te gjitha keto fakte reale mund te rezultojm se "Puna na perket neve" si shoqeri na perket realizimi i amaneteve
qe nuk kan numer dhe jo vetem si term gjuhsor.Me shum pak shpres per ndryshim e perfundoj kete hartim...!!
                                                                            shkroi : DEMOKRAT (ALBERT) ZHUBI
                                                                                me : 05.11.07
 
 
MBI TE GJITHA REALITET
 
Nuk ka revolucion pa rilindje, dhe ska rilindje pa besim ne forcat vetjake.
Natyrisht kjo rilindje eshte popullore.
-Gjdo gje sot ne Kosove lidhet ngusht me statusin politik madje edhe ne sport ku me se paku hyn politika
aty eshte i pranishem statusi i ardhshem i Kosoves.
Teza dominuese qe nga viti 1990 ne Kosov ishte se nderkombetarizimi e qeshtjes se Kosoves e sjell zgjidhjen
e problemit.Qeshtja e Kosoves njemend u nderkombetarizua pa mase,Kosova nji vend i vogel prej dymilionesh
gjeti adres ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se.Kjo tregon qart se nderkomtarizimi ishte ne maksimum.Por duke
pasur parasysh problemet boterore te kohes si : Kurdistani,Çeqenia,Tajvani etj, beri qe Kosova te has ne vesh
te shurrdher.Por prej nga gjith ky besim kolektiv se nderkomtarizimi na e sjell zgjidhjen.Dy faktor ndikuan
qe bota te jet e verber ndaj nesh.
   1 - Gjdo gje qe ndodhte brenda kufijve te krahines se Kosoves dhuna,terrori,gjenocidi mbi popullaten civile
shqipetare,iterpretohej ne menyr irreale.Keshtu shqipetaret ishin terroristet qe sulmonin dhe keqtrajtonin
enklavat serbe dhe pushtetit te Beogradit i duhej te nderhynte te mbronte qytetaret e saj ne Kosovë.
  2 - Mbi te gjitha keto qe po ndodhnin tanime ne Kosov edhe pas demostratave te 81-tes ne Kosov jetonin
dhe vepronin njerez qe besonin ne zgjidhjen paqsore te problemit.Ajo elit si  politik dhe mendesi nuk bente
veprime por jipte deklarata.Kurrsesi nuk bente organizim per qlirim por vetem thirrje per durim.
Pasi qe Kosova u ndalua nga Millosheviqi si tem ne Dejton, u be e qart se konfrontimi me forcat serbe
qe i pa evitueshem.Njerzit filluan te mendonin si njerez: te mendojn per ballafaqim dhe qlirim.
Nisi edhe lufta por qe u ndalua shpejt ngaqe u ndal.U be kompromisi ne "Rambuje" i cili na ktheu serish
ne terenin e mirnjohur te rendesis se nderkombetarizimit.Edhe sot jemi duke jetuar perseritjen
e historis.Durimi,pritja jane perseri karakteri i nje populli.
JO revolta drejt rebelimit.JO ballafaqim drejt fitores.Mbi te gjitha jan marradheniet me faktoret
nderkombetar. Pra JO vullneti i popullit dhe interesat tona.Andaj nuk eshte qudi te behet tregti me neve.
shembulli me konkret dhe me i fresket eshte ai i shtetzimit te Malit te Zi .Ky vend eshte i populluar
me shumic sllave.Ishte pjesmarres ne te gjitha luftrat qe i zhvilloi Serbia ne ballkan.Gjat veprimit qe bente
Serbia dhe populli i saj ishte i pranishem edhe populli malazez.Ketu hyn lufta ne Kroaci Slloveni Bosne
dhe Kosov.Mirpo per jetzimin e shtetit te tyre,malazezve nuk iu kerkua decentaralizimi,standardet.
Evropa e Havier Solanes e pranoj krahe hapur shtetin e ri te europes.
 DECENTRALIZIMI si nji proqes qe po implementohet ne Kosove po vazhdon copotimin e tokave te
shqipetareve te Kosoves.Nji gje e till do te revoltonte qytetaret ku do te ndodh ky operacion ngase tokat
po ju aneksohen shqipetareve  dhe ju dhurohen prifterinjeve dhe qytetareve te serbis.Decentralizimi eshte
menyr drejt autonomis teritoriale te serbeve te Kosoves e cila nuk behet per ti sherbyer serbet e Kosoves por
per te kenaqur apetitet e Beogradit.Decentralizimi nuk eshte asesi qmimi i pavarsis perkundrazi aji eshte
nje hap drejt parandalimit te saj.Pse nuk parashihet decentralizimi ne veriun e Kosoves? shum thjesh !!!..
Per Serbin Kosova fillon nga lumi Iber.
 Negociatat me Serbin per Kosoven
Ato jan koncept dhe projekt politik ne kundershtim te plot me vetevendosjen e popullit te Kosoves.Procesi
negociues qe u shtjellua ishte shperfillje e vullnetit te popullit,ishte perbuzje e luftes dhe te reneve.
MITROVICA - veriu i Kosoves eshte situat kriminale.Mirmbajtja e ndar e veriut te Kosoves eshte mirmbajtje
e situates kriminale.Vetem me 3 dhe 4 shkurt te vitit 2000, 11 shqipetare jan vrar,dhjetrra te tjer jan lenduar
dhe keqtrajtuar,1564 familje me 11.364 antar jan debuar nga pronat e tyre legjitime.Te gjitha keto kan ndodhur
pas luftes.Te gjitha keto u pranuan si viktima te luftes,ngase kshtu ishte me leht.Mitrovica eshte e ndar me ure.
Ura njihet si simbol i bashkimit.Por jo edhe ne Mitrovic,atje vlen e kunderta,ajo ure eshte simboli ndarjes i nje
qyteti.VERIU-JUGU nuk jane vetem shprehje gjeografike por edhe politike.Ndarja eshte shum dimensionale
territoriale,politike,etnike,institucionale.Pyetje e zakont ne Mitrovic eshte "ne cilen ane te ures"
"nga cila ane e ures" kjo tregon se atje ka nji lloj identifikimi.
Keto ishin disa nga te shumta fakte qe flasin qart per gjendjen e popullit dhe gjendjen politike te tyre.Ne te
vertet politikanet tan keto probleme i konsiderojn te kapercyeshme dhe te tejkaluar e qe ne fakt zgjidhja e
tyre me kete politik pasive eshte i pa mundur teorikisht e lere me praktikisht.Serbia po hap zyre te qeveris
se Beogradit ne Mitrovice kurse neve po zhvillojm zgjedhje."Kosova i tregoi botes se eshte e gatshme te jet shtet
demokratik dhe sovran pas zgjedhjeve te 17 Nentorit" ky term na percolli tere muajin Nentor dhe fillimin e
Dhjetorit por athua shtet demokratik eshte nji vend qe izulon fjalen e lir dhe mendimin e te shprehurit lirshem
athua shtet demokrat e quani ju Kosoven qe mban te burgosur politik me te vetmin arsye sepse po e shfaq te
verteten ne horizont dhe po mobilizon popullin dhe po e pergatit ate per rrezikun qe po i kanoset.
Mirpo populli eshte ai faktor qe mund te parandaloj kete smundje vdekjepruse e qe eshte pasiviteti, populli yne
eshte ushqyer me iden e pritjes,me iden e durimit por jo me ate te ballafaqimit.Rruga qe duhet ndjekur populli
eshte te jet ne rruge dhe te ballafaqohet per te drejten e te qenit te lir per te drejten e vetevendosjes.
  Çfar do te jet ndryshimi ?
Nuk e kam fjalen ketu per qellimet dhe idealet,por per natyren e ndryshimit shoqeror e politik qe duhet te ngjaj.
A duhet reformat apo eshte revolucioni? . . Gjdo gje ne Kosove flet per te dyten.
Popullin e shtypur edhe ashtu e kan lenen ne rrug.NE jemi ne rrug.Le te jemi duke u ballafaquar e jo duke pritur
lemosh.
-UNMIK-u po shkon.
-Mirpo ai eshte ketu!
-Nejse de UNMIK-u do te shkoj.
-Mirpo kur?!
Ai asnjeher sdo te shkoj perderisa ne e mbajme ate ketu perderisa ne e mbajme ngrohtesisht.
Duke thene "behet mir" nuk behet mir.Duke thene "ka edhe me keq" asnjeher s'behet mir...
Neqofse edhe pas te gjitha ketyre fakteve deshmuse per rrugen e gabuar te Kosoves ende keni dilema
se cila eshte rruga e drejt ateher ZOTI qoft me ju !!! suksese !!!!
                                                                                      Demokrat Zhubi
                                                                                           në Gjakovë
                                                                                      me 14.12.2007



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora