Mendime
Kastriot Dervishi: Bijtë që krenohen me krimet e baballarëve
E shtune, 23.01.2021, 01:52 PM
Bijtë që krenohen me krimet e baballarëve
Nga
Kastriot Dervishi
Bijtë
apo nipërit nuk kanë asnjë faj për paraardhësit e tyre. Prej tyre nuk mund
të kërkohet mohimi i paraardhësve, sepse kjo nuk do kishte kuptim, por
distancimi nga vepra e tyre. Por ata janë më shumë fajtorë se paraardhësit
e tyre kur krenohen me krimet e tyre. Kjo përbën edhe dukurinë për
shumicën e rasteve.
Diku
andej nga viti 2014, partia kish çuar një komisare
policie në komisariatin e Librazhdit, bijë e një ish hetuesi. Ishte
indoktrinuar aq shumë, a thua se jetonte në vitet ‘50. Në komunikimin e parë
me vartësit ajo tha se ishte krenare se në këtë rreth, babai i saj kish
zbuluar “grupin armiqësor të kulakëve të Bërzheshtës”, i cili për kohën
kish qenë më i rëndësishmi pas “grupit puçist”
të Beqir Ballukut. Kur kjo injorante e quan Vilson Blloshmin “kryetar grupi” e
“sabotator” dhe rrjedhimisht ligjëron krimin ndaj tij, çfarë të drejte mund të
mbrojë sot? Prandaj po i dendin me tesera “veteranësh” bijtë, për ta mbajtur të
gjallë urrejtjen ndaj “armikut”, domethënë pjesës më të mirë që ka prodhuar ky
vend.