| E premte, 22.01.2021, 04:26 PM |
Politikanët shqiptarë dhe Bashkimi Kombëtar
Nga
Skënder Sadri Kapiti
Tjetër
gjë është populli shqiptar dhe Shqipëria dhe tjetër gjë është treguar, ka
punuar dhe ka vepruar politika dhe
politikanët e Shqipërisë prej 100 vitesh si dhe politikanët e Kosovës pas
Shpalljes së Pavarësisë së saj.
Politika
dhe politikanët në Shqipëri , atyre më shumë u ka interesuar interesi personal
, akrabaja nepotiko-fisnore ,pra nepotizmi , krahinizmi, egoizmi dhe etja për
pushtet dhe për përfitime dhe interesa
personale dhe shumë pak u ka interesuar populli,shteti dhe zhvillimi e
konsolidimi i Shqipërisë, dhe akoma
shumë më pak interesimi për bashkëkombasit e tyre ne trojet etnike
jashtë Shqipërisë, dhe kurrë politika e Tiranës as nuk e pati kërkuar dhe as nuk e kërkon akoma as sot bashkimin e trojeve shqiptare , dhe as nuk ka
zhvilluar as luftë për të marrë Kosovën e trojet e tjera nën ishJugosllavi,
Serbi e Greqi.
Por
tjetër gjë është Shteti shqiptar, populli shqiptar dhe Shqipëria, ku Shqipëria
si shtet ka pasur dhe ka rolin e madh jetik mbarëshqiptar, ku Shqipëria dhe
Tirana kanë qenë dhe janë epiqendra
politike, diplomatike, akademike dhe kombëtare për të gjithë shqiptarët.
Politikanët
shqiptarë vetëm sa spekulojnë me retorikën kombëtare, patriotike dhe për
bashkimin kombëtar thjesht dhe vetëm për interesa personale pushteti, dhe kjo
sidomos gjatë fushatave elektorale. Kështu ka vepruar pothuajse gjithmonë
politika e Tiranës.
Por
edhe politikanët dhe kryetarët e partive politike në Kosovë ata të atyre
partive politike të cilët e kanë keqqeverisur Kosovën prej 20 vitesh e që tashmë njihet si establishmenti apo
politika e vjeter në Kosovë, ata janë
paraqitur me dukje dhe me retorika patriotike, atyre u janë dashur fotografitë politike dhe vizitat e shpeshta në
Shqipëri dhe sidomos marrja e dekoratave dhe e lëvdatave nga mediat e Tiranës
por sidomos nga pushteti , presidenca dhe pushteti lokal në Shqipëri për t’u
vetëreklamuar dhe për t’ua paraqitur ato si pikë politike e trofe opinionit
kosovar sa për t’ua marrë votën atyre, pasi më pastaj pushtetarët, deputetët
dhe shtetarët e Kosovës e harrojnë pariotizmin dhe e “duan” Shqipërinë sa për
pushime plazhi dhe për shlodhje turistike, apo për ndonjë truall për të
ndërtuar vila luksoze për familjet e tyre.
Ata
politikanë që në Kosovë kujtohen në kohë fushate elektorale qe te mbahet
referendum për Bashkimin Kombëtar, duhet të mos “nguten” e të bëjnë sikur janë patriotë të mëdhenj,por
duhet ta llogarisin e të mendohen mirë, se cili është mendimi i atyre shteteve
prej të cilëve erdhi Pavarësia dhe shtetësia e Kosovës,pra të maten mirë se a
mund të bëhet dhe si do të bëhet Bashkimi Kombëtar pa miratimin dhe mbështetjen
vendimtare të SHBA-ve.
Këta
politikanë që duan të marrin flamurin e “patriotit” duhet së pari të ndërtojnë
shtetin modern ligjor në Kosovë, të luftojnë krimin ,hajninë, korrupsionin dhe
ta konsolidojnë shtetin e Kosovës, të integrohet e të antarësohet Kosova në BE,
OKB dhe në organizata të tjera ndëkombëtare. Dhe jo pasi të kenë dështuar vijnë
e kujtohen si patriotë të Bashkimit Kombëtar. Aktualisht këto janë emërgjenca
dhe duhuri jetike sot për sot për Kosovën: ndërtimi dhe funksionimi i shtetit,
ligjit, drejtësisë, demokracisë, integrimi
shqiptaro-shqiptar në të gjitha lëmejtë dhe sferat ekonomike, tregtare,
doganore, biznesesore, juridike, kulturore, akademike, arsimore,shëndetsore,diplomatike
e politike të cilat i hapin rrugën
zhvillimit dhe konsolidimit të shtetit e të pavarësisë së Kosovës, integrimit
të saj të brëndshëm dhe të jashtëm, forcimit të autoritetit, reciprocitetit e të prestigjit ndërkombëtar të Kosovës dhe
gradualisht Bashkimit Kombëtar; objektiva këto të cilat i ka premtuar dhe i
promovon VETEVENDOSJA dhe Albin Kurti si dhe Vjosa Osmani. Pra, ata patriotët e
tjerë kanë dhëne prova se kanë dështuar në këto aspekte
Nuk
duhet të spekulohet me aspiratën e Bashkimit Kombëtar sa për interesa personale
e partizane, momentale dhe elektorale.
Është
Shteti i Shqipërisë ai i cili së pari duhet ta kërkojë që Kosova t’i bashkohet
Shqipërisë,pasi Kosova është pjesë e saj. Shqiptarët kanë luftuar e sakrifikuar
për Shqipërinë e bashkur, për Shqipërinë me të gjitha trojet shqiptare
përfshirë brënda saj, dhe shqiptarët të gjithë e duan Bashkimin Kombëtar dhe
nuk e duan vetëm ata të cilët politika ua mundëson që të deklarohen për
Bashkimin Kombëtar, të cilët më së shumti e përdorin si retorikë dhe për
intersa pushteti personal si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Rëndësia
jetike e Shqpërisë për Kosovën
Shpallja
e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912 është ngjarja më e madhe kombëtare
e shqiptarëve, e cila mundësoi krijimin e shtetit shqiptar të Shqipërisë.
Pavarësisht
se Shteti shqiptar i Shqipërsë, jashtë tij mbetën gjysma e trojeve dhe
popullsisë shqiptare, Shqipëria gjatë 100 viteve shtet pati rëndësinë dhe rolin
jetik në mbështetje të Kosovës, popullit shqiptar të saj si dhe në trojet e
tjera shqiptare që mbetën jashtë Shqipërisë.
Shtetin
e Shqipërisë e shikonin me besim, dhe Shqipëria ishte shpresë dhe frymëzim për
qëndresën dhe rezistencën kombëtare të shqiptarëve të Kosovës.
Armiqtë
e shqiptarëve, Greqia e Serbia dhe aleanca sllavo-ortodokse dhe qarqe europiane
agjenturore të tyre, duke e ditur rëndësinë dhe rolin jetik për mbijetesë
kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Kosovë gjithmonë kanë
punuar në maksimum dhe kanë pasur si synim asgjësimin edhe të shtetit shqiptar
të Shqipërisë.
Ata
kanë përdorur të gjitha metodat agjenturore, fetaro-shtetërore, shoviniste,
mjete e metoda diversionizmi, ushtarake e financiare për ta fshirë dhe zhdukur
Shqipërinë si shtet, apo edhe për ta mbajtur Shqipërinë në paqëndrueshmëri
politike, të dobët politikisht ,ekonomikisht dhe të pazhvilluar si dhe kanë
lobuar fuqishëm në përpjekjet antishqiptare të tyre që Shqipëria të mos kishte
miq dhe aleatë ndërkombëtarë.
Dhe
deri diku armiqtë e Shqipërisë ia kanë arritur qëllimit të tyre, pasi Shqipëria
mbeti e fundit në Europë në rrugën e zhvillimit, progresit,demokracisë dhe të
forcimit si shtet dhe në atë të integrimit europian. Kjo ka bërë të mundur që
politika e Tiranës duke patur gjithmonë probleme ndërvete , politika e Shqipërisë
nuk ka mundur që ta luajë rolin e duhur në mbështetje të Kosovës.
Por
pavarësisht kësaj ekzistenca e Shtetit shqiptar të Shqipërisë ka rëndësinë dhe
rolin e madh jetik kombëtar për Kosovën, pasi Shqipëria si shtet ishte
prapavijë mbrojtjeje dhe mbështetëse për Kosovën; Kosova kishte Shqipërinë si
përkrahëse dhe mbrojtëse në institucionet ndërkombëtare, në Europë dhe në Botë;
Shqipëria ishte frymëzim dhe inkurajim për qëndresën shqiptare në Kosovë dhe
për mbrojtjen e lirive e të drejtave njerëzore e kombetare të tyre.
Shqiptarët
e Kosovës krenoheshin me shtetin Amë, dhe serbët e grekët frikësoheshin dhe ia
kishin gjithmonë frikën Shqipërisë dhe prandaj ata asnjëherë nuk hoqën dorë për
ta destabilizuar dhe coptuar Shqipërinë.
Shqipëria
ka rëndësinë dhe rolin jetik për Kosovën dhe ky rol u tregua edhe gjatë luftës
së Kosovës së vitit 1999, ku Shqipëria pavarësisht se ajo ishte vetë në krizë,
Shqipëria mundësoi dhe priti rreth 800 mijë shqiptarë të Kosovës të dëbuar nga
regjimi kriminal dhe genocidist serb, si dhe nëpërmjet Shqipërisë u bë e mundur
që edhe nga diaspora të vinin me mijra vullnetarë të UÇK-së që shkonin në luftë
për clirimin e Kosovës.
Edhe
tani që Kosova ka shtetin e saj, marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë për
Kosovën janë parësore dhe jetike, pasi Shqipëria ka potenciale të mëdha
ekonomike, energjitike hidrokarburore, ujore, pasurore, si dhe strategjike pasi
ka dalje të gjërë në Adriatik gjë e cila për Kosovën e vogël dhe të varfër kanë
rëndësi jetike.
Pra
Shqip[ëria ka rëndësi dhe rol jetik për Kosovën pasi Kosova është e rrethuar
gjeografikisht nga anët e tjera me shtete sllave.
Prandaj
është me rëndësi që Kosova duhet t’i bashkangjitet dhe t’i bashkohet Shqipërisë
se vetëm kështu është e mira më e madhe dhe ajo jetike për të dhe për të gjithë
shqiptarët .
Pa
marrrëdhënie të fuqishme, të forta dhe vëllazërore të Kosovës me Shqipërinë dhe
pa Bashkimin e saj në të ardhmen me Shqipërinë, Kosova do ta kishte të vështirë
mbijetesën si shtet.