| E premte, 22.01.2021, 04:16 PM |
ATDHETARIT TË SHQUAR, HARRY BAJRAKTARI
Nga
Ramiz LUSHAJ
Fjala
m’u baftë bajrak,
Udhës
tande me guxim Vranoci.
Ditëlindja
jote në kalendar të kohës.
Je
plis i bardhë dardan në grataçielat e Nju Jorkit.
Vitet
me sakrifica t’i lexoj në thinja
Me
rrënjë tek Kosova
Me
dritë tek Pavarësia.
Plis
të bardhë të ka Historia.
Gjithnjë
të buron buzëqeshja
Si
një Lumabardhë…
Me
mendje, zemër, hapa...
Lartohesh
Plis i Bardhë.
Të
yllton në gjoks dekorata:
“Nderi
i Kombit” Shqiptar.