E diele, 28.02.2021, 09:22 PM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Lamtumirë duararta Lida Grabocka Jonif

E premte, 22.01.2021, 05:41 PM


Lamtumirë duararta Lida Grabocka Jonif

Nga Keze Kozeta Zylo

Është ndarë nga jeta bashkatdhetarja jonë e dashur në Diasporë Lida Grabocka Jonif.

Lida Grabocka Jonif jetonte në Brooklyn bashkë me bashkëshortin e saj dhe vajzën Migenën.

Siç e kam thënë dhe më parë, kurrë në jetën time nuk kam dhënë kaq shumë lamtumirë, si brenda këtij viti të tmerrshëm dhe gllabërues.

Fatkeqësia në këtë familje është nga ato të rrallat, pasi para shtatë muajsh i iku djali i vetëm Daniel Jonif.  Dhe kur e dëgjon të tronditet shpirti dhe zemra që për shtatë muaj ikën nënë e bir në qiell.  Dhimbja e parakohshme dhe me një vdekje akute të djalit në një spital në Brooklyn ishte një hata e madhe.  Mesa duket zemra e nënës nuk e duroi dot ikjen e tij, zemra e saj lëngoi aq shumë sa brenda kësaj periudhe tragjike ikën të dy.  Lida iku në moshën 61 vjecare në kohën kur kishte shumë mundësi t’i jepte familjes së saj të shtrenjtëe e të dashur.

E ndjera Lida erdhi me bashkim familjar pasi gjyshi nga nëna e saj kishte emigruar herët në Amerikë.

Naum (Nuçi) Melo është veteran i Luftës në Amerikë dhe ajo ndihej shumë krenare për këtë, pasi në se vertetëe do Lirinë duhet të falënderosh veteranët.  Ajo ndihej me fat që i mori dokumentet nga gjyshi dhe po ëndërronte për një jetë më të bukur dhe më të mirë.  Por fati e ndërpreu jetën e birit të saj në mes bashkë me të.

Ishja shumë e shokuar kur pashë statuset e dy motrave të mrekullueshme të të ndjerës Lida, Mirandës dhe Anidës si dhe të bijës së vetme Migenës të cilat lajmëronin për vdekjen e motrës së tyre.  Vajtimi i tyre në telefon ishte përpirës, i dhimbshëm, sidomos në këte kohë izolimi që nuk ke mundësi t’ju shkosh pranë, t’i përqafosh dhe t’i ngushëllosh siç e do zakoni i shqiptarit, por pandemia është si rojet e burgut, s’të jep leje…

Danieli djali qe iku në qiell punonte në një shtypshkronjë në Queens dhe ishte integruar shumë mirë, por Zoti e donte në krahët e tij këtë djalë të edukuar dhe simpatik.

Lida ishte një mjeshtre në rrobaqepësi si në Korçë ku punoi një jetë të tërë, por dhe këtu në Amerikë.  Ajo me duartë e arta, priste dhe qepte rroba të ndryshme, ajo bënte art me gjilpërë.  Lida merrte pjesë në shumë aktivitete dhe ne ndiheshim shumë mirë kur i shikonim bashkë këto tri motra të pandara.  Në çdo aktivitet që merrnin pjesë, e pamundur të mos e shikoje Lidën me një buqetë lulesh të freskëta duke na i dhuruar në shenjë mirënjohjeje.

Ajo kishte një qetësi kur fliste, kishte të folur të shtruar dhe nxirrte veç mjaltë nga goja.  Dhimbja e ikjes së djalit e helmoi, e treti gjersa e mori aq shpejt gojëmblën Lida.

Familja humbi bashkëshorten dhe mamanë e mrekullueshme, motrën e dashur, ndërsa Diaspora në Amerikë një bashkatdhetare më pak.

Nesër do t’i bëhet ceremonia mortore në Dahill Funeral Services, shërbesa fetare në St. Nicholas Greek Orthodox Church dhe varrimi në Ocean View Cemetery, Staten Island atje ku ka birin e vet.

Dritë të pastë shpirti dhe të qofte i lehtë dheu i Amerikës që e deshe aq shumë Lida!

Lamtumirë duararta Lida Grabocka Jonif!

21 Janar, 2021

Staten Island, New York



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” filloi me një klasë të re semestrin e dytë në Online Kozeta Zylo: Reflektime në ditëlindjen e Fan S. Nolit Kozeta Zylo: Lamtumirë poeti penë ndritur Luigj Çekaj! Kozeta Zylo: Në përkujtim të Inxh. Xhaferr Agaraj, ish i burgosur politik i Spaçit Kozeta Zylo: 57-Vjetori i pushkatimit të poetit disident tepelenas Trifon Xhagjika Kozeta Zylo: Në tre Vjetorin e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. New York Kozeta Zylo: Ëndrra e dhjetoristëve - "E duam Shqipërinë si gjithë Europa"... Kozeta Zylo: Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” festuan 108-Vjetorin e Pavarësisë Kozeta Zylo: Falja e kokës së gjelit nga Presidentët në Shtepinë e Bardhë Kozeta dhe Qemal Zylo: Lamtumire Nuri Dragoi Kozeta Zylo: Saranda, Dea dhe Joni Kozeta Zylo: Në 60-të Vjetorin e një aktivisti të nderuar të Diasporës z. Mark Qehaja Kozeta Zylo: “Alba Life” me mësimet Online mundi Covdi 19 Kozeta Zylo: Lamtumirë koleg dhe gazetar i shquar Sulejman Gashi Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” NY do të fillojë në online vitin akademik mësimor 2020-2021 Kozeta Zylo: Kryesia e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skenderbej” vazhdon të jetë aktive Kozeta Zylo: Ernest Koliqi dhe Martin Camaj dy shërbestarë të jashtëzakonshëm të Kombit Kozeta Zylo: Bisedë me znj. Zelfina Sela kandidate për deputete në zonën 5, në Maqedoninë e Veriut Kozeta Zylo: Homazh për Dardaneshën e Lirisë, Nekibe Kelmendin Kozeta Zylo: Urime Ambasadore Sahatqija, Bijë e denjë e Kombit tim

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora