E marte, 02.03.2021, 02:27 AM (GMT)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Ika nga Varri rrëzë Ҫuke që ma bënë “miqtë” e mi

E premte, 22.01.2021, 04:40 PM


IKA NGA VARRI RRËZË ҪUKE

QË MA BËNË “MIQTË” E MI

NGA KALOSH ҪELIKU

(Shkupi më pëlqen të dielave

kur është në gjumë)

Shkupi, më pëlqen të dielave

Kur, është në gjumë. Dhe, flen:

Brenda katër mureve. Ëndërra.

Unë, dal: Hip, zbres shkallëve

Qendrës Tregtare. “Parku Grave”.

Ehu, Shkupi, më pëlqen të dielave

Populli, kur është në gjumë. Flen:

Dudumët, kur i luten “Allahut”, në:

Rrugë, me tespi “kuqezi”. Bërllok.

Përderisa, Unë hip-zbres shkallëve

Qendrës Tregtare. “Parku i Grave”...

(Honxhobonxho më imiton

në jetë me pizi erotike)

Honxhobonxho Sot, më imiton në Jetë

Poezi. Dhe, mendon: do bëhet poet?!

Përderisa, Dje: U këndoi prijsve partisë

“Vëllazërim - bashkimit”. Ardhmërisë?!

Sot, i këndon vetmisë. Partive politike

Një torbë taxhi t’ia hudhin në grazhd.

Si Dje: sipas tij metodën e hajdutëve:

Pak vjedh kudo. Pak, puno vetë. Arno!

Harron rrufjani, se: Është, ende patetik

Dhe, nuk ka në botë kalemxhi trim

Që, e imiton Kalosh Ҫelikun si Poet.

Honxhobonxho, përpiqet të lind poet

E imiton Kalosh Ҫelikun rebel. Poet:

Që, e spiunoi gjithë jetën në poezi

Rrufjan, këmba - këmbës në “Menada”.

Përderisa, Dje shkrunate pizi “patriotike”

Sot, shkruan pizi “erotike”. Ende, Titiste.

E, harron, se: Kur Kalosh Ҫeliku, Dje:

Fytas rrokeshte me dudumët partiak.

Gjithë jetën e lume, jetoi si Poet rebel

Ai, u shkruante pizi prijsëve të partisë...

(Rrufjani arnon vargje

ta shpëtojë veten)

Rrufjani, Sot: arnon vargje. Pizi

Edhe, atë: Mbarëprapë në “liri”:

Veten, ta shpëtojë para lexuesve.

Burrave, që Dje i spiunoi në polici

Sot, përpiqet t’i ringjallë me pizi.

Kot. Eci në shkretirë. Arrati. Pizi

Dhiare. Që, Sot vdiq, si kalemxhi.

Rrufjani, erdhi Dje edhe në shtëpi

“Mik” rasti i paftuar. Ia hapëm derën.

E pritëm në sofër me bukë e kripë

Ditënesërmen, e përcollëm në Shkup.

Babai, mezi e gjeti rastin, dhe më tha:

Bir, kujdes nga “patrioti”! Është, Spiun.

Qesha. E di. Moti ndërsehet pas shpine...

(I kam dashur Gratë besnike

jo rrospitë meshkuj dudumë)

Po, Unë i kam dashur Gratë e mia besnike

Kohën e fundit: Nuk i dua burrat dudumë.

Rrospi meshkuj, shterpa në dashuri. Poezi

Kot, e kanë me provokime. Shkrime. Pizi.

Shkaku, se: Nuk mund t’i tradhtoj Rrospitë

Meshkuj. Kurvat e mia në Shtëpinë Publike.

Po, rrospijë meshkuj me “Din e Iman”

Unë, ende i dua Gratë e mia besnike:

Po, jo dhe Rrospitë meshkuj. Dudumë...

(Ika nga Varri rrëzë Ҫuke

që ma bënë “miqtë” e mi)

I shëtita Tavernat e sistemit komunist

Edhe, Tavernat e sistemit Neokomunist.

Ende, nuk e gjeta një Tavernë besnike:

Ku, të pi raki rrushi. Dy shtamba verë

Sot, me Gratë e mia besnike. Poezinë.

Mikes, ferexhenë e zezë, pasmesnate

Natën, ia hudha mbulesë mbi Varr:

Të Babashehut. Kokë, në Babatomorr.

Nga të katër anët i rrethuar me çajtore

Ҫaj rusi. Musliman. Dhe, dudumë...



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora