E marte, 02.03.2021, 12:53 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Laj-thaj, gjyshi!

E premte, 22.01.2021, 03:00 PM


Laj-thaj,GJYSHI! *

Tregim

Nga Përparim Hysi

Kasëm Shyqyriu,pensionist aty tek 85-vjeç, del nga shtëpia i mbështetur mbi një"shkoportopedik",se është invalid pune. Ka thyer kolonën në punë dhe,mban veshur nën xhaketë apo nën pallton e madhe, një parzmore,të gjashëm me jelekun anti-plumb apo,për ta përshkruar më saktë:si ato parzmoret që vesh SULLTANI I MADHËRISHËM kur niset për luftë. Kolonën, siç tregon, e ka me "mbërthecka" dhe, megjithatë, ka një humor shpotitës,tek tregon. Ka qenë me"ftomë në biografi" në kohën e diktaturës dhe,sado fëmijë në vitet e para të pasçlirimit,e mban mend mirë, kur ua morën me shtëpi e kantandi dhe i lanë me gisht në gojë, aty, mes fshatit. Kishin qenë me goxha prona dhe,sado që babai i Kasëmit,SHaqiri kish vdekur, kish lënë pas hijen e një  njeriu me prona. Askush nga fshati nuk zgjati dorën ta ndihmonte apo strehonte.se "shpronësimi nga pushteti popullor",ishte ku e ku më i keq se ky,covidi i tanishëm. I shpronësuari deklarohej armik dhe ka a s'ka faj, të keqen pepja tyja,- thotë Kasëmi është si puna e asaj thënies:- Kur ta bë gjyqin "kadiu", zor s'e e fiton davanë. Mbetëm ( unë aso kohe qeshe aty nja 5-vjeç) dhe ku tjetër mund të shkonim veç tek njerëzit e nënës sime. Shkuam,por dhe ata i  syrgjynosën. Epo një copë herë këtu dhe një copë herë  diku tjetër,herë ngrënë e pa ngrënë;strehuar në dyert e botës, pak nga pak u rrita. U  rrita dhe një ditë prej ditësh, më morën ushtar. Ushtrinë e bëra në"repart sekret": në xhenjo.Bëja llaç dhe beton dhe,kur ndërtohej hidrocentrai i BIstricës, rashë dhe theva kolonën. Atje jo vetëm mësova zanatin e muratorit,po nga që më hanin brirët për të nxënë sa më shumë,edhe atë të elktricistit. Zanati nuk të lë pa bukë. Me atë zanat,sado me ftomë në biografi, rrita një bylyk me çupa. Unë e ndërpreva:-Në Myzeqe thonë:- Kush ka pulën,i ha vezën; kush ka gjelin, i ha gëlasën!!!

Mirëpo ky, miku im, sado invalid nga trupi dhe,sado që ka qenë me"ftomë",gojën e ka brisk dhe ma pret:-Ndalon treni atje në Fier, nga je Zotrote? Ashtu thonë në Myzeqe dhe unë kam timeshoqe,Bajamen nga Myzeqeja. Atje thonë:- Prifti vinte nga pazari dhe priftëresha molloiste. E mbylla,- i thashë.

Epo kot nuk të ktheva nga rruga,se kam sebep,- më tha. Unë prapë: - Më duket se ke marrë pronat?

Pronat? E di si më thonë:- Merr 20% në dorë dhe të tjerat,pas 10-vjetësh! Kësaj i thonë:- Hip këtu, të shohësh Stambollin. Për 10-vjet jam në botë tjetër dhe atë 20% të fshijjnë buzën ata,po se po,por dhe unë. Epo nga këto kusure nuk më shpëton dot ti, por ti e di që dje pata ditëlindjen.- Të bëhesh 100-vjeç!-urova. Rrrofsh,por të kam thirrur apostafat. Do të tregoj për dhuratat që më erdhën. Një bylyk me çupa dhe një"republikë me fëmijë". Të gjithë të rritur:me nipër e  mbesa dhe kush e kush në punë të mira.

Se, të them të drejtën, morëm s'morëm si të"deklasuar",por pakogjë edhe mora. U bëra me dy shtëpi:një unë me plakën dhe tjetrën me qera. Pensionin e marrë dyfish se jam dhe invalid. Vetëm shëndet duam,por ç'e do: një bylyk fëmijë, një bylyk ilaçe. Por pse ta zgjat? Ekonomikisht nuk jemi keq. Epo ditët e fundit kam dhe, pse të qahem,çupat nuk na lënë:sikur janë në garë,kush e kush me "peshqeshe". Por dhe fëmijët nuk janë njëllloj.

***

Tymosi me terezi. E patëm tek ditëlindja ime. E pata dhe vu peshqeshet. Po a e di pse të ndala? Dikur,-filloi ai, para tri vjetësh, një nga mbesat e mia,SONILA, më tha:- GJyshi, për shkollën që do vazhdoj unë, më duhen nja tremijë euro. Po ç'janë  tremijë euro për ty?- ia prita. Po unë i dua nga ty, gjyshi. Po pse i do nga unë?- i thashë. Epo si peshqesh,se unë e di që i ke? Moj çupë e gjyshit,- i thashë,- babai yt ka kaq vjet në doaganë.Ka nja tri shtëpi dhe një dyqan me qera dhe ti i kërkon gjyshit. Nuk të ndahem,- tha.

Është çapkëne si djalë dhe ia arriti. Epo mirë ke bërë,- nxitova unë. -Pse kur do ta shohë hairin mbesa apo kur të vdesësh?!!!. Ia dhashë dhe Sonila punon  infermiere tani,ka nja dy vjet. Erdhi për ditëlindje dhe nxori nga çanta dhuratën e saj. Kur shoh,vetëm një maskë!!! Është laj-thaj, gjyshi, e more vesh?!!!

Tani ia dhashë unë të qeshurit. Kur e shoh xha KASËMIN,i bërtas:-Është laj-thaj,gjyshi, e more vesh?!!!

*çdo përkim është veç i rastit.

Tiranë, 22 janar  2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora