| E merkure, 20.01.2021, 08:01 PM |
SOT E 15 VJET NA U KONFIRMUA NJOHJA E KOSOVËS ME PRANINË E PERSONALITETEVE BOTËRORE NË VARRIMIN E PRESIDENTIT DR. IBRAHIM RUGOVA
Nga
Hysen Ibrahimi
Në
këtë 15 vjetor të shkuarjes në amshim të Presidentit Historik e Shpirtëror të
Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, u përpoqa të shkruaja pak fjalë për madhështinë e
tij si shkrimtar, si intelektual, si studiues, si akademik, si politikan, një
njeri parasegjithash!
Mbi
bazën e studimeve të shkelqyeshme, me notën më të lartë, në një afat rekord,
Ibrahim Rugova arrin të vazhdojë studime të doktoraturës në Paris, në studimin
e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Më pas ai, për afro dy dekada,
veprimtarinë e tij shkencore e zhvillon në Institutin Albanologjik si hulumtues
i letërsisë. Me krijimitari letrare ishte marrë edhe më herët, madje që në
vitet 60-të. Ai ka lënë një fond shumë të çmuar letrar e akademik.
Si
intelektual i përmasave akademike, më 1988 ishte zgjedhur kryetar i Shoqatës së
Shkrimtarëve të Kosovës, e cila ishte bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare,
për të kundërshtuar sistemin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë. Duke i parë
zhvillimet e kohës, intelektuali i madh, me vizionit e tij shumë të saktë për
të ardhmen, kishte intensifikuar zëri kundër sistemit të atëhershëm dhe
zgjedhet në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si lëvizje e
parë politike pluraliste në Kosovë që kundërshtonte hapur regjimin
komunist të kohës.
Kam
pasur fatin ta njihja dhe të punoja përsafërmi me Presidentin Ibrahim Rugova, i
cili ka pasur qasje shumë konstruktive me mërgatën shqiptare. Personaliteti dhe
komunikimi i tij me faktorin ndërkombëtar dhe çarqet të rëndësishme ka ndihmuar
shumë edhe pozitën e mergatës shqiptare në vendet ku jetonë.
Janë
kryesisht disa forma të realizimit të idesë për pavarësinë e Republikës së
Kosovës, të Presidentit Ibrahim Rugova, e që ishin:
? Besimi i tij në fuqinë
e rinisë shqiptare dhe të shqiptarëve në përgjithësi si mbrenda ashtu edhe
jashtë në mërgatë;
? Besimi i tij në klasën
punëtore të Dardanisë Antike me në krye minatorët e Trepçës;
? Për zhdukjen e
vëllavrasjes dhe shtrirjen e dorës së pajtimit, në pajtimet shqiptare me në
krye të madhin Anton Çeta;
? E drejta ndërkombëtare
e historike për pavarësinë e Dardanise Antike si popull autokton në Gadishullin
ILIRIK;
? Besimi i fuqishëm në
mbështetje të SHBA-ve, Anglisë, Gjermanisë dhe të Vatikanit;
? Gjuha, letërsia,
kultura, gjaku i pastër, ADN-ja Pellazgo-Ilire, që dëshmojnë se janë Zot të
këtij vendi, janë autokton në troje stërgjyshore, për dallim nga popujt tjerë
ardhacak;
Me
urtësinë, mençurinë e tij arriti ti bindi të gjithë ata që kishin nivel
shkollimi të lartë dhe ideal properendimor dhe në veçanti pro SHBA, për
pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe çështjes shqiptare. Një unitet i tillë
arrihej vetëm përmes frymës “RUGOVIANE”, për mënyrën e sensibilizimit dhe
beshkimin e të gjithë shqiptarëve me një ideal, që të shndërrohen në faktor, që
pa zgjedhjen e problemit shqiptar, nuk
do të ket qetësi as Evropa.
Me
vizionin e tij ai çoi përpara shumë procese për Kosovën, duke bërë kornizën
bazë të shtetit dhe të Pavarësisë së Kosovës.
Kosova
me Ibrahim Rugovën sot do të dukej shumë ndryshe. Gjithë këto zhvillime në
skenën politike në Kosovë, e kanë vënë në një dilemë të madhe popullin edhe
ashtu të lodhur.
Ndërtimi
i marrëdhënieve të përhershme, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është
vepra më sublime që na e ka lënë presideni Ibrahim Rugova.
Sot
15 vjet, neve na u konfirmua njohja e shtetit të Kosovës, kur prania e qindra
mijëra njerëzve në ceremoninë e varrimit të presidentit Rugova, ishte njohje
për presidentin e Kosovës, njohje për shtetin e Kosovës.
Për
shkak të rrethanave të krijuara me pandeminë, këtë vit Shoqata e Shkrimtarëve
dhe Artistëve Shkrimtarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, nuk ka mundur të
organizojë aktivitete për të kujtuar këtë figurë kolosale. Megjithatë, ne do të
vazhdojmë të shkruajmë e të ndriçojmë gjithnjë e më shumë veprën kapitale që ka
lënë si një Thesar presidenti Ibrahim Rugova.
E
ndritur, e lartësuar dhe e përjetshme qoftë vepra e Dr. Ibrahim Rugovës,
Zoti
e bekoftë figurën e Dr.Ibrahim Rugovës,
Zoti
e bekoftë familjen e tij të nderuar,
Zoti
i bekoftë shqiptarët, kudo,
Zoti
i bekoftë miqtë e Kosovës, me në krye SHBA-të.
Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe
Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
Suedi, Förslöv, 21 janar 2021