Mendime
Skënder Kapiti: Rëndësia dhe roli jetik i Shqipërisë për Kosovën
E merkure, 20.01.2021, 07:34 PM
Rëndësia dhe roli jetik i Shqipërisë për Kosovën
Nga
Skënder Sadri Kapiti
Politikanët
shqiptarë vetëm sa spekulojnë me retorikën kombëtare, patriotike dhe për
bashkimin kombëtar thjesht dhe vetëm për interesa personale pushteti, dhe
kjo sidomos gjatë fushatave elektorale.
Kështu ka vepruar pothuajse gjithmonë
politika e Tiranës.
Por
edhe politikanët dhe kryetarët e partive
politike në Kosovë u duhen dhe paraqiten
me dukje dhe me retorika patriotike, atyre u duhen fotografitë politike dhe
vizitat e shpeshta në Shqipëri dhe sidomos marrja e dekoratave dhe e lëvdatave
nga mediat e Tiranës por sidomos nga pushteti , presidenca dhe pushteti lokal
në Shqipëri dhe për t’ua paraqitur ato si pikë politike e trofe opinionit
kosovar sa për t’ua marrë votën atyre, pasi më pastaj pushtetarët, deputetët
dhe shtetarët e Kosovës harrojnë pariotizmin dhe e “duan” Shqipërinë sa për
pushime plazhi dhe për shlodhje turistike, apo për ndonjë truall për të
ndërtuar vila luksoze për familjet e
tyre.
Shpallja
e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912 është ngjarja më e madhe kombëtare
e shqiptarëve, e cila mundësoi krijimin e shtetit shqiptar të Shqipërisë.
Pavarësisht
se Shteti shqiptar i Shqipërsë, jashtë tij mbetën gjysma e trojeve dhe
popullsisë shqiptare, Shqipëria gjatë 100 viteve shtet pati rëndësinë dhe rolin
jetik në mbështetje të Kosovës, popullit shqiptar të saj si dhe në trojet e
tjera shqiptare që mbetën jashtë Shqipërisë.
Shtetin
e Shqipërisë e shikonin me besim, dhe Shqipëria ishte shpresë dhe frymëzim për qëndresën dhe
rezistencën kombëtare të shqiptarëve të Kosovës.
Armiqtë
e shqiptarëve, Greqia e Serbia dhe aleanca sllavo-ortodokse dhe qarqe europiane
agjenturore të tyre, duke e ditur rëndësinë dhe rolin jetik për mbijetesë
kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Kosovë gjithmonë kanë punuar në maksimum dhe kanë
pasur si synim asgjësimin edhe të shtetit shqiptar të Shqipërisë.
Ata
kanë përdorur të gjitha metodat agjenturore, fetaro-shtetërore, shoviniste,
mjete e metoda diversionizmi, ushtarake e financiare për ta fshirë dhe zhdukur
Shqipërinë si shtet, apo edhe për ta mbajtur Shqipërinë në paqëndrueshmëri
politike, të dobët politikisht ,ekonomikisht dhe të pazhvilluar si dhe kanë lobuar fuqishëm në përpjekjet
antishqiptare të tyre që Shqipëria të mos kishte miq dhe aleatë ndërkombëtarë.
Dhe
deri diku armiqtë e Shqipërisë ia kanë arritur qëllimit të tyre, pasi Shqipëria
mbeti e fundit në Europë në rrugën e zhvillimit, progresit,demokracisë dhe të
forcimit si shtet dhe në atë të integrimit europian. Kjo ka bërë të mundur që politika e Tiranës
duke patur gjithmonë probleme ndërvete , politika e Shqipërisë nuk ka mundur që
ta luajë rolin e duhur në mbështetje të Kosovës.
Por
pavarësisht kësaj ekzistenca e Shtetit shqiptar të Shqipërisë ka rëndësinë dhe
rolin e madh jetik kombëtar për Kosovën, pasi Shqipëria si shtet ishte
prapavijë mbrojtjeje dhe mbështetëse për Kosovën; Kosova kishte Shqipërinë si
përkrahëse dhe mbrojtëse në institucionet ndërkombëtare, në Europë dhe në Botë;
Shqipëria ishte frymëzim dhe inkurajim për qëndresën shqiptare në Kosovë dhe për mbrojtjen e lirive e të drejtave njerëzore e kombetare të tyre.
Shqiptarët
e Kosovës krenoheshin me shtetin Amë, dhe serbët e grekët frikësoheshin dhe ia
kishin gjithmonë frikën Shqipërisë dhe prandaj ata asnjëherë nuk hoqën dorë për
ta destabilizuar dhe coptuar Shqipërinë.
Shqipëria
ka rëndësinë dhe rolin jetik për Kosovën
dhe ky rol u tregua edhe gjatë luftës së Kosovës së vitit 1999, ku
Shqipëria pavarësisht se ajo ishte vetë në krizë, Shqipëria mundësoi dhe priti
rreth 800 mijë shqiptarë të Kosovës të dëbuar nga regjimi kriminal dhe
genocidist serb, si dhe nëpërmjet Shqiprisë u bë e mundur që edhe nga diaspora
të vinin me mijra vullnetarë të UÇK-së që shkonin në luftë për clirimin e
Kosovës.
Edhe
tani që Kosova ka shtetin e saj, marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë për
Kosovën janë parësore dhe jetike, pasi Shqipëria ka potenciale të mëdha
ekonomike, energjitike hidrokarburore, ujore, pasurore, si dhe strategjike pasi
ka dalje të gjërë në Adriatik gjë e cila për Kosovën e vogël dhe të varfër kanë
rëndësi jetike.
Pra
Shqip[ëria ka rëndësi dhe rol jetik për Kosovën pasi Kosova është e rrethua gjeografikisht nga anët e
tjera me shtete sllave.
Prandaj
është me rëndësi që Kosova duhet t’i bashkangjitet dhe t’i bashkohet
Shqipërisë se vetëm kështu është e mira
më e madhe dhe ajo jetike për të.
Pa
marrrëdhënie të fuqishme, të forta dhe vëllazërore të Kosovës me Shqipërinë dhe
pa Bashkimin e saj në të ardhmen me Shqipërinë, Kosova do ta kishte të vështirë
mbijetesën si shtet.