Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhemal Ahmeti: Me turmat e tij e kam, jo me Albinin vetë

| E marte, 19.01.2021, 09:00 PM |


ME TURMAT E TIJ E KAM, JO ME ALBININ VETË

Nga Xhemal Ahmeti

Duhet të jesh analfabet i rëndë funksional, për të më reaguar mua, duke më thënë se e urrej Albin Kurtin. O jo, përkundrazi e respektoj atë, nuk e kam me të, por me ju turmat debile, militante që jeni nis ta shndrroni njeriun në Duçe. Ju jeni mallkimi i tij dhe i Kosovës, jo unë. Shihni se ç'strukturash jeni ju që doni të merrni pushtetin nëpërmjet tij, shihni përfaqësuesit në listë? Shihni se ç'fjalori, ç'fanatizmi religjioz, ç'mendësie keni: që nuk dallon aspak nga nazistët: po të mundeshi i kishit vrarë gjithë ata që e bënë këtë shtet, gjithë ata që ua prishën Jugosllavinë dhe gjithë ata që nuk u kanë lënë ta shpallni sheriatin qysh dje. Jo Albini, ai më dhimbet, por ju derra injorantë, që besoni se gjithë para jush kanë qenë idiotë e kriminel, gjithë paskan qenë vrasës e të korruptuar, e ju që keni mbetur jashtë sistemit ( jo edhe pa fajin tuaj, paska shpëtuar shoqëria deri tash nga ju) qenki shpëtimi i kombit? Bha. Me ju e kam jo me Albin Kurtin.