| E marte, 19.01.2021, 08:05 PM |
Lajmëtari i Zemrave -Postieri i Fshatit
Petrit
Subashi -biri më i thjesht,lajmësi i
urtë ,një jetë në shërbim të fshati .
,biri
më i dashur i Nënave . Pse ?!
Këtu
e ka zanaifillen skicimi i portretit të tij ,të një biri të thjeshtë ,shërbëtor
i fshatarve,lajmësi,korieri,postieri,centarlisti-ndërlidhësi i fshatit
Vishocicë ,me qytetin e Bilishtit e më gjithë Shqiperine.
Pasi
kreu shërbimin ushtarak,në ndërlidhje,centralist-telefonist,ai pasionin apo
talentin,dhuntin e tij,ju dha mundsia e kthen në profesion ,në punët apo
derytat që ia ngarkuan në fshat.
Në
fillim e nis punën korrjer i fshatit,te cilen e kryen me perkushtim.Merrte cdo
dite 2 urë rrugë vajtje e ardhje ne shi e ne debpore,posten nga qyteti i
Bilishtit,dhe e shperndante neper shtëpitë trokitur dere me dere, dhe
telegramet, papertim me kenaqesi ne kohe,me nje sjellje per tu admiruar.
Mund
të them me plot goje ,se postjer si ai nuk mund te kete ne bote,korrekt i
ndershem dhe tip fjale pak ,pus i thelle,njeri shume i besuar per te gjithe ,se
keshtu e deshte zanati.Kur dergoja letra nga ushtria ,marinar,te fejuares,ai ia
jepte letren ne dore,jo pjesetarve te tjere te familjes.
Jo
vetëm kaq ,po kur e pyeste Mamaja time ,se kemi ndonje leter nga Luani,apo te
fejuares ,ai i pergjigjej pa dyshiim- Jo ! (keshtu e ka zanati yne-
thoshte,s’duhet te tregojme asgje ,është sekret profesional).
Më
pas me ardhjen e linjës,edhe lidhjes telefonike të fshatit e nëpër
shtëpitë ,filloi punën ,fillrojtes,nderlidhes,prane zyres centraliste te
PTT,Bilisht.Ai eshte i talentuar per kete detyrë ,profesin,ai ishte nje
mjeshter teknik i aparaturave telefonike.Me vone ,fshati Vishocice,u b qender
,nderlidhje me fshatrat e tjere te
zones,ku ai dha nje kontribut te cmuar.
-”Më
kujtohet,pa u mburur,Deda fillerojtesi i filmit “Rruge te bardha” qe mbeti i
ngrire ne shtyllen telefonike.Ne ishim kater femije te vegjel,une me tre motra
-me tregoi tani djali i tij Gjergji qe
nga Italia,-na mori me vete nje dite dimri ,per ta ndihmuar,per te kontrolluar
linjen telefonike Vishocice-Kuc,e cila qe e nderprere.
Punoi
me duar me thonj duke remuar dheun..E gjeti difektin e filloi te punonte .Ishte
nje i frohte i madh ,ngrice,akull dynjaja.Babait i ngrine duart ,nuk i ndjente
ngishtat,Na tha neve si te vepronin,dhe e regulluam difektin.Ai nxori lot nga
gezim ,na falenderoi ne,qe ia ngrohnim duart e ngrira nen sqetullat tonasa e
sollem ne shtepi.Shume here ,merrte me vete Mamin,(gruan) kur ajo ishte lire,
pasi ishte punonjes ne blegtori. Ky rast dhe shume te tjere si ky,na thoshte ne
femijve,qe mos i tregonin njerezvet ,blie dhe mamin e porosiste qe mos i
tregonte njeriu,pasi nuk i pelqente ti ankohesj njeriu,se ai kete detyre e kryente
me pasion e me dashuri …”
Më
vonë,krijohet ne Vishocice ,Zyra e
PTT,centrali telefonik ,ku ai caktohet pergjegjes dhe
njehkohesisht,fillerorjtes,detyre qe kreu me nder e devotshmeri ,deri ne frymen
e fundit,qe nderroi jete nga nje semundje e rende dhe e paptitur,ne moshen
56-vjecare,me 5 Maj te vitit 2005.
Këtë
detyrë që më pas, iu besua te birit,Gjergjit nga Drejtoria e PTT,ne shenje
bamiresie ndaj Petrit,pasi dhe ky e dinte kete zanat, ia kish “vjedhur “ te
atit me profesionalizem,duke mos i lene asgje mangut ,nga talenti i te Atit...
Gjatë
kësaj kohe Petriti,vazhdonte shkollen e e mesme bujqesore te mbremjes në
Vishocice,pa shkeputje nga puna qe e mbaroi me rezultate te mira. Une aso kohe
jepja mësim në lëndet e Letersise dhe ai ishte nxenesi im,i dashuar,po thuaj
bashkemoshatar,dhe gjithnjë kish qejf te
plotesonte,kur pergjigjeshin nxenesit e tjere.
Ndonjeherë
kur komentonin veprat letrare,ne oret e Letersise ,i ngaterone personazhet ,me
ato te filmave,Une i thosha me takt:
-Petrit,mos
na trego filmin,por librin,vepren - ne fjale qe ishte dhe film,Ai skuqej,me
ndrojtje:
-Me
fal profesor !
...Petrit
kishte dhe nje pasion tjeter artistik,te cilen ai e kryente pas punes se tij.Ai
ishte një pjesëtar i rregullt i grupit te Teatrit amator te Vishocices. Duke
mbajtur ,afer si shok, si vellai me vogel,regjizori dhe skenografi i Teatri
Skender Subashi ,i cili u nda para disa kohe nga jeta.
Ai
pervec qe ishte nje aktor ,disi me shume figurant,bente detyra ndihmese, ma
pasion,si elektricist,teknik zeri,dekorist i skenave ne nderimin e
tabllove,gari do thosha nje asisten teknik regjizor si i thone tani.Duke qene
bashke me Petritin,ne grupin e Teatrit,ruaj shume kuijtime e mbresa me te
sidomos ,pas dekoreve apo gjate kohes te lirë.
Po
rrëfej një cast. intim,ne Korce ku do te
konkuronim , me nje drame ne teatrin “A.Z.Cajupi”,me te cilen fituam Cmimin e
Dyte, ne rreth.U akomoduam ne nje hotel “Krimea”quhej aso kohe,ne nje dhome me
Petrtin dhe te paharuarin Perparimin Subashi.Petrit mbante me vete iventarin
bazen materiale ,ne valizhet dhe ne disa
arka ,mejetet e orendive që plotesonin skenat e Drames.Atehere kishte dhe dy
pushke “karabina”luftarake me disa fishke manevre pa plumbe,zhurme,,ishte pune
me pergjegjsi kjo.Perparim qe qe nje djale ,i ri i gjallë e gazmor por capken
dhe shakator,po jo i zararit...Ate akdident nuk e mori vesh njeri ,tani ju qe
po e lexoni.
Merr
njeren pushke,nga arka ematrialeve, i fut nje fishek manevre dhe
qellon,me grykën krhyer ne nje qoshe te dhomes. U alarmuam jo vetem
ne,por gjithe hoteli, sa erdhi policia e qytetit. Petriti aq u indinjua sikur e
beri vete ate “aksident”i vinte te futej ne dhe i gjalle,pasi armët i mbante me
shume pergjegjesi.
-C’na
bere- i tha Perparimit,-ku te futem une tani?! …
Menjeherë
e stabilizuam situaten, sikur ne dhomen tone s’kishte ndodhur asgje,I fshehme
armet,hapem dritaret te delte tymi i barutit dhe dolem me shpejtesi nga
dhoma.Duke dale neper shkallet e hoteli erdhi polocia urgjent .
Na
pyten.-Cka ndodhur?!- Une iu pergjigja me njehere :-Asgje,po ne degjuam nje
zhurme te madhe,prandaj dolem nga dhoma ,te pyesim.”
Ja
kështu ,ia hodhem kesaj shakaje me zarar,qe Petriti kurre s’e haronte e s’ia
falte vetes pasi ishte nje djale serioz dhe korrekt.
Petriti
ishte dhe nje sportdashes i aposionuar,per gjykrimin e ndeshjeve te
fotbollit,por me shumë nje gjygjtar profesionist per ndeshjet e volejbollit ,ne
aktivitete spartakiada e ne finalet e
tureve.Te gjithe duarttrokisnin ne ndeshejn e volejbollit,jo per spektalin e
volejbollisteve por me shume per vendimin korrekt te gjyqtarit ,Petritit.Kam
shume kujtime e mbresa me Petritin.
Ai
ruante nje respkt te madh per familjen tone,megjithese ishim moshatare ai gjithmone me theriste e me
drejtohej me edukate e respekt ,“profesor”.
Mamaja
time,gjithmon me dergonte te falat e Petritit,sa here që flsinim ne telefon nga
Amerika ,deri sa ndërroi jete.
Petrit
Subashi do të mbetet i paharuar mes nesh një njeri i thjeshtë i
ndershem,punëtor dhe modest dhe një
prindër shembullor qe i riti me sakriica te 4 femijet e tij ,Alketa ,Marsida Zana dhe Gjergji,qe
sot ndodhen ne Itali,bashke me gruan e tij.
Në
Vishocaret nuk do te harojmë kurrë Petrin tone, ”lajmetarin”e fshatit ,qe Nenat
tona e konsiderobin dhe perqafonin si djalin e tyre,kur ai i sillte letra e
telegrame,apo mesazhe nga telefonatat,nga fëmijet tyre që ishin larg fshatit,në
shkolla, ushtarë,refugjatë apo mërgimtarë.
@
Luan Kalana,Florida SHBA.