E marte, 23.04.2024, 01:32 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Të dashurohesh me qelinë

E hene, 18.01.2021, 01:56 PM


Të dashurohesh me qelinë

Nga Edison Ypi

-A është e vërtetë se pas një kohe të gjatë në burg, i burgosuri dashurohet me qelinë ?

Këtë pyetje i bëri Ismail Kadarea Pjetër Arbnorit gjatë një vizite në shtëpinë e Kadaresë, ku veç Arbnorit, ndodhesha dhe unë e ca të tjerë.

-Duke udhëtuar nëpër botë, u përgjigj martiri i burgjeve Pjetër Arbnori, po shoh qytete të kaltra të kristalta, grataçiela marramendës që ngrihen drejt qiellit si gjilpëra, autostrada si gjarpërinj të zinj nëpër fusha të pamata, kodra të buta, lugina mahnitëse, ura të varura po aq të frikëshme, sa dhe të bukura si nëpër ëndërra. Po vizitoj ekspozita dhe muzeume me vepra gjeniale që kur i shoh më mbushet trupi me mornica. Por rrënqethja estetike më e fuqishme që kam provuar në jetë, ajo që nuk më shqitet asnjë çast nga mendja, është betoni i mureve të qelisë me pllanga gjaku të tharë, mbeturina të vjellash, fije flokësh të ngjitur, copa lëkure ngecur nëpër plasatitje, gërvishtjet e betonit nga prangat dhe goditjet - janë dhe do mbeten vepër Arti e pakonkurrueshme, kryevepër e kryeveprave. Po, Zoti Kadare, i burgosuri dashurohet me qelinë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora