Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: ''Hajnit i ka borxh edhe mbreti''

| E hene, 18.01.2021, 01:33 PM |


VIRUSI  PYET  PO  KET  A  E  DINI  SE:

“HAJNIT  I  KA  BORXH  EDHE  MRETI”

Nga Fritz RADOVANI

Kjo asht një thanje e vjeter popullore shqipe e ruejtun me shumë kujdes.

Në 100 vjetët e fundit kur u formue Shteti Shqiptar, ruhej në fjalorin e thanjeve të rralla, po shumë të randsishme dhe me vlerë të madhe, aqsa nuk besoj se kemi pasë ndonjë sundimtarë që nuk e ka dijtë këte thanje!

Ka shumë e shumë vite që Shqipninë edhe po e sundojnë hajnat!..

Nuk e kam nder mend me shkrue per ta dhe si e kanë xanë atë kolltuk…

Duhet me kenë i çatrafiluem në tru me shpjegue kush ishte Esad Pasha apo Ahmet Zogu, ose Enver Hoxha e Ramiz Alia apo edhe Edvin Rama..?

Meqë, “asnjeni” nuk njihet per “hajdut, as kriminel barbar e terrorist” atëherë, pse mos me ndjekë rrugen e këshillat e tyne “rilindja ynë” sot?!

Me 31 Mars 1991, terroristi Ramiz Alia ka thanë: “Me fitoren e zgjedhjeve të 31 marsit 1991, PPSH, tregoi se komunistët i do populli dhe se ata e duan popullin, ndaj ju them, se me këtë fitore, PPSH do të vazhdoj rrugën e Enverit dhe të lulëzimit të vendit e begatisë së popullit, duke shkuar nga fitorja në fitore, por duke u përshtatur me modelin e ri ekonomik.” Sot mbas 30 vjetësh pasuesit e tij a janë drejtuesit e shtetit ?!

Madje, edhe tue i pershtatë Shqiptarve edhe “modelin e ri ekonomik”?

Besoj nuk asht nevoja me u zgjatë ma teper: Po krieministri Edi Rama a asht tue shkue mbas porosive t’ Everit: “Nga fitoria në fitorje..!?”

Afrohen edhe në Shqipni votimet! E kush pritet me fitue sivjet atje?!..

Po nuk u hoqën agjentët e sigurimit nga detyrat shtetnore, Shqipnia do të

VORROSET përgjithmonë! “Historia asht mësuese e jetes!”, dhe thanjet e popujve të vjeter, po ndryshojnë themelet e Demokracisë, mbas sa qinda e qinda vjetësh edhe aty ku nuk i ka shkue mendja askujt në Botë..!!

Mos harroni se, komunistët ua kanë mësue tash sa vite sternipave tyne thanjen e vjeter që po zbatohet në Shqipni nga Edi, Luli etj., pasues se: “HAJNIT I KA BORXH EDHE MRETI !”...

Melbourne, 18 Janar 2021.