E premte, 19.04.2024, 03:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Liri Pone Bele: Kërcimtarja

E hene, 18.01.2021, 01:59 PM


KËRCIMTARJA

Nga Liri Pone Bele

Emini, në njërën nga ditët e fundjavës, mbasi ishte kthyer në vendlindje takohet me Përparimin, i cili banonte në të njëjtin qytet, njëherazi, ish-shok i gjimnazit. Ky i fundit i dorëzoi një letër të formatit të vogël, të shkruar e të palosur më dysh dhe me një buzëqeshje pothuajse enigmatike iu drejtua:

- Është një njoftim i rëndësishëm drejtpërdrejt për ty, sepse unë e di se çfarë tregon përmbajtja, dhe ti duhet të marrësh vendim personal, pasi ta kesh lexuar. Më sjell kënaqësi vetëm fakti se informacioni që do të marrësh brenda rreshtave, do të jetë një surprizë për ty. Unë do qëndroj këtu, në pritje për ta biseduar së bashku hollësishëm.

Emini sapo e mbaroi së lexuari, papritmas ndjeu një përpëlitje në gjoks. E rilexoi me shpejtësi, por përmbajtja e atyre fjalëve i transmetoi një gjendje emocionale të fuqishme, prej kohe të paprovuar, të pashpjegueshme. Teksa po e lexonte për të tretën herë, u turbullua dhe ngriti fletën e letrës drejt shokut. Në të shkruhej: “Eminit! Ditën e shtunë, datë 28 qershor, dëshirojmë të festojmë së bashku 20-vjetorin e përfundimit të gjimnazit në vitin 1985. Do të jetë një takim i këndshëm, i natyrshëm mes shokësh dhe me vlera shpirtërore, gjë që na ka munguar prej vitesh, prandaj dëshirojmë të takohemi, të çmallemi, të darkojmë së bashku. Ky është thelbi i ceremonisë. Më dt. 28 qershor, ora 20. 00

Në Hotel-Turizmin e qytetit”.

Eminit iu ngulitën në mendje gërmë pas gërme fjalët e ftesës dhe pas pak vështroi i menduar Përparimin, duke bërë një shenjë aprovuese me tundje të lehtë të kokës. Në mendje i gëlonin pyetje të shumta. Në pamundësi t’i përgjigjej asnjërës, po ndihej i pështjelluar, njëherazi dhe pranonte në mënyrë absolute se përparësia midis tyre, më kryesorja lidhej me faktin nëse do të ishte në atë mbrëmje edhe Flutura apo jo. A do të mund të takoheshin sërish, të bisedonin duke u parë ngultas si të donin të njihnin ndjenjat e çastit të takimit, mendimet e njëri-tjetrit dhe, më e rëndësishmja, a do të kishte fatin e lumtur ta mbante në krahët e tij kërcimtaren, duke vallëzuar si dikur. Çuditërisht, në mënyrë të pavetëdijshme, nisi të përjetonte kërcimin e parë me shoqen e klasës në një mbrëmje vallëzimi, ku lehtësia e lëvizjeve të saj gati të pakapshme ishin të vështira për Eminin: çaste shkëputjeje dhe ribashkimi, shoqëruar me rrotullimet e përsëritura marramendëse, vendosja shtrënguar momentalisht e dy duarve të saj rreth qafës së Eminit e që shpejt pasohej me një rrëshqitje të trupit për disa sekonda afër çimentos… Tërësia e veprimeve dukeshin të pabesueshme për një vajzë të moshës së saj dhe në të njëjtën kohë dëshmonte për talentin prej balerine ende të panjohur. Të gjitha këto e shtangën djaloshin, aq sa në çastin e shoqërimit të Fluturës pranë shoqes Majlinda, ai nuk mundi ta përmbante veten, duke iu drejtuar pjesëmarrësve me zë të lartë:

- Emrin “Flutura”, sot e tutje mund ta njohim edhe me një tjetër të barazvlefshëm, me sinonimin “Kërcimtarja”. E vendosim dhe e prezantojmë sot para të gjithëve.

Pavarësisht se kohën e lirë e kishte tejet të kufizuar, Emini përpiqej të gjente sadopak për të lexuar librat më të vlerësuar. Kishte net që nuk vinte gjumë në sy dhe, saje kujtesës e zgjuarsisë së natyrshme, mund të citonte shprehje apo ndonjë emërtesë, gjë që shokët e vlerësonin dhe e përmendnin me respekt prirjen e tij për leximin e veprave letrare, edhe pse realisht nuk i mjaftonte koha për të mbaruar detyrat shkollore të ditës.

Natyrisht, pa e shfaqur gjendjen e vet shpirtërore pothuajse fantastike, vazhdonte ta përjetonte ende mbas mbarimit të kohës së vallëzimit me Fluturën. Po, i dukej sikur po ndiente pikërisht aromën e trëndafilave të bardhë, e transmetuar direkt prej lëkurës me po të njëjtën ngjyrë nga trupi i saj brenda shpirtit të tij. Emini vijonte të nuhaste i lumturuar, shpresonte dhe dëshironte të mbetej i vetmi për ta shijuar.

I zaptuar nga mbresat e dikurshme, të rifreskuara përgjatë gjithë kohës deri në orën e takimit midis ish-gjimnazistëve, Emini i drejtonte pyetje vetvetes lidhur me mënyrën e çuditshme se si shoqëria njerëzore ruan rreptësisht ligjet e pashpjegueshme e të padiskutueshme lidhur me mundësinë e përsëritjes dhe përjetimit apo kthimit pas në kohë të shkuar, me të njëjtën forcë shpirtërore episodet e jetës dekada më parë…

Nuk ishin takuar asnjë çast mbas mbarimit të shkollës. Secili mori rrugën e vet. Dinte se Flutura vazhdoi shkollën e lartë në degën e preferuar. Pas mbarimit të fakultetit, jetonte dhe punonte në kryeqytet. Atje kishte krijuar familje dhe ishte bërë nënë e një vogëlushi. Të gjitha këto ishin informacione të hershme, mbasi të tjera hollësi rreth jetës së saj nuk kishte pasur mundësi të njihte. Në të vërtetë, ai nuk tregonte vetë ndonjë interes, sepse e pranonte se ndihej i lënduar shpirtërisht sapo përmendej emri i saj.

Emini arsyetoi të mos e pyeste Përparimin nëse dinte diçka paraprake rreth takimit, se cilët shokë pjesëmarrës do të takonin dhe si t’i shmangej diçkaje të pakëndshme, vendosi ta linte kohën në ecjen e saj të natyrshme. Pasi parkoi makinën e një tipi japonez të mirënjohur, ende me targa të huaja, priti të zbriste Përparimi, i cili, si të kishte ndonjë arsye, me siguri duke qenë i qartë se shoku prej 20 vjetësh larguar nuk do të kishte pasur mundësi të takonte ndonjërin prej tyre, mbase duhej të paraqitej natyrshëm si përherë dhe të ndihej lirshëm. Emini  fillimisht u drejtua me hapa të shpejtë drejt grupit të shokëve të grumbulluar pranë portës së gjerë e të hapur tejpërtej, por në mënyrë të pavetëdijshme ndjeu se hapat po ngadalësoheshin në përputhje me pakësimin e distancës, derisa papritur nuk mundi të vazhdonte më tej, pikërisht në momentin kur përcaktoi mes të tjerësh konstruktin e Fluturës, koka e së cilës, falë gjatësisë, dilte paksa më sipër se personat e tjerë përreth. Një moment i ëndërruar, por tepër i vështirë në jetën reale, favorizuar edhe nga ambienti rrëzëllitës prej ndriçimit të llambadarëve të shumtë që në mënyrë të papritur sikur i krijuan një ndjesi të përkuljes me respekt para tij, duke i uruar mirëpritje. Një situatë e veçantë emocionale për të të cilën e përballoi falë çasteve të afrimit të disa shokëve para hyrjes në sallonin me prezantim modern, pa lënë pas vetes edhe pjesën mbretërore të mobilimit.

Të gjithë ishin të gëzuar dhe të emocionuar, përqafoheshin me shokë apo shoqe, buzëqeshnin, flisnin, sërish përqafoheshin. Sa më shumë shokë po takonte Emini, duke iu bashkuar grupit, në të njëjtën kohë dukej se po u drejtonte një kërkesë të pazëshme për ta ndihmuar sadopak, me një lehtësim të mundshëm nga barra e emocioneve në rritje. Mjedisi miqësor përreth përfaqësohej me shtrëngime të duarve, përqafime të sinqerta mbushur me ndjenjë malli të natyrshëm për shokun e dikurshëm, por në pamundësi takimi prej shumë vitesh dhe se kur e mësuan shprehën habi, mbasi ai kishte jetuar e punuar në një tjetër kontinent, i vetmi midis ish-gjimnazistëve. Dikush në momentin e përqafimit afrohej dhe mbante prekur shtrëngueshëm ballin me Eminin, pa folur asnjë fjalë apo ndonjë puthje e lehtë në të dyja faqet, sepse i largonte mjekra e ashpër dhe e dendur që i përshkonte përmes. Gjithçka po ndodhte natyrshëm midis shokësh, njëherazi ishte një ndihmëse e çmuar në ato momente, se ai përpiqej të mos përqendronte shikimin drejt Fluturës, e cila, nga ana e saj, nuk po mundej ta fshihte ngazëllimin që e kishte zaptuar. Çdo gjë rrezatonte miqësi, kënaqësi të sinqertë për një takim miqësor të munguar në aq vite, si një nga ligjet themelore të shoqërisë së natyrshme  njerëzore.

Emini shpejt u ndërgjegjësua se ishte ndër të paktët ish-gjimnazistë që kishin jetuar larg, shumë larg, dhe po kuptonte që një pjesë e tyre nuk i kishin shkëputur lidhjet miqesore. Ulur midis shokësh, në njërën nga tavolinat pranë dritareve, ndihej disi mirë, por e kuptonte se nuk kishte arritur nivelin më të lartë të lumturisë së takimit, gjë që do ta plotësonte Flutura kur ta kishte para syve duke e shtrënguar në krahët e tij. E pranonte në mënyrë absolute se brenda zemrës së tij, pozicioni i Fluturës ishte i konsoliduar dhe se në shpirtin e tij, për 25 vjet të tëra, asnjë femër tjetër nuk kish mundur të ishte qoftë dhe një vizitore e përkohshme…

Pse po vonohej e nuk po merrte guximin të vinte e para ta ftonte në vallëzim, si dikur, si atëherë kur Emini e pagëzoi me emrin e ri, “kërcimtarja”? E ndiente veten të pazotin të hidhte hapin e parë në atë drejtim. Po sikur të mos mundej deri tek tavolina në fund të sallës ku Flutura ishte ulur mes shoqeve? Dukej se dhe ajo nuk ndihej shumë e qetë. Nën tingujt e muzikës dhe brenda një mjedisi të ngrohtë e miqësor, Eminin e brente stërmundimi që ende nuk po gjente forcën e duhur të ngrihej e të vallëzonte si të tjerët.

Momenti i një lumturie përrallore e përfshiu të gjithin kur Flutura, dy hapa larg tij, e qeshur si përherë, bëri një përkulje të lehtë të trupit para, nënkuptuese e ftesës për vallëzim, dhe Emini pothuajse pati një çast dobësie për të kërkuar mbështetjen në krahun e djathtë të saj. Në tërësi, ajo prezantonte në mënyrë të përkryer vetveten. Çuditërisht, ndjesitë e shumta pozitive, si të ishin në garë me njëra-tjetrën, nuk po i largoheshin. Ato u grumbulluan dhe epiqendra mbeti Flutura. Muzika klasike zëvendësohej me ato të kohës, depërtonte lirshëm brenda shpirtit të  tij, duke e shumëfishuar vlerën e kohës që kalonte pa u ndier. Të gjithë u sistemuan përreth tavolinave të gjera, ku shkëlqimi i enëve mbi to përputhej me ndriçimet e llambadarëve. Në ato çaste, Emini po kthjellohej dalëngadalë; e kthente kokën rrotull me delikatesë të mësonte se ku qe ulur Flutura. Shoqet pranë saj sepse i prezantonin pamje të zbehta, por shpejt mundi të kujtonte emrat e Majlindës, Elisabetës…

Pika kulmore e gëzimit po gërshetohej me një ndjesi të lehtë, të pashpjegueshme: frikë për reagimin në momentin kur do të vallëzonte me Fluturën apo “kërcimtaren”, sikurse e quanin bashkënxënësit. Momenti i shumëpritur nuk vonoi, i paralajmëruar nga shkëmbimet e dendura të shikimeve, mbrujtur me një mirëkuptim të heshtur për të dy. Po, ajo do ta ftonte në vallëzim, si dikur, dhe Emini priste të përjetonte sërish transmetimin e forcës magjike prej trupit të saj shtrënguar me të, një ndjesi e papërsëritshme lumturie, e provuar më parë, e mirënjohur dhe ëndërruar prej shumë vitesh me radhë…

Gjithçka shkëlqente rreth tij, por i pushtuar tërësisht nga ndjenjat, ai pothuajse kishte humbur nocionin e kohës. Vendndodhjen dhe pikën kulmore e përcaktoi çasti kur e njohu Fluturën pranë, të buzëqeshur, shoqëruar me përkuljen e lehtë nënkuptuese dhe tradicionale, duke e ftuar për vallëzim. Emini u ngrit, bëri dy hapa drejt saj, shtrënguan  duart duke u gjendur mes vallëzuesve të tjerë të shumtë. Kaloi paksa një çast turbullimi dhe, pa e kuptuar çfarë po ndodhte, ai po e shihte veten në mbrëmjen e vallëzimit të gjimnazit 24 vjet më parë, po ndiente në fytyrë freskinë e frymëmarrjes së Fluturës, tërheqjen drejt saj. Saktësisht po përjetonte jetën e nxënësit të shkollës së mesme.

Pothuajse asnjë shqiptim fjale, vetëm shikime të ngulitura në sytë e njëri-tjetrit dhe pa kthyer kokën për të ndjekur shikimet e shokëve, pa u kthjelluar se çfarë po ndodhte dhe tepër të emocionuar, duke ndjekur si të përhumbur ritmin e muzikës.

- Të pres nesër, - theu heshtjen Flutura. - Duket një enjtje e lehtë mbi buzën e sipërme.

I lumturuar, Emini pohoi me kokë. Ai i kishte harruar shqetësimet e një dhëmbi të thyer, aq sa në prani të Fluturës nuk po e ndiente dhembjen e tij, por iu përgjigj me buzëqeshje:

- Ah, sikur të kisha gjysmën e dhëmbëve të dëmtuar, sa mirë do të ishte! Dhe pranë dentistes do të qëndroja… Sikur të ulesha tani!

Pas pak shtoi:

- Unë nuk mund të vij dot nesër. Natyrisht ma ka ënda të më mjekosh me dorën tënde, por ty të pret familja jote në kryeqytet. Këtë gjë e mësova vite më parë. U trishtova dhe pas kësaj nuk tregova as më të voglin interes për informacione të tjera…

- Atëherë, mësoje të vërtetën: do të kem punë me dhëmbët e tu e me... Jam dentiste profesioniste. Fati e solli ta zëvendësoja zhdërvjelltësinë time të lëvizjeve në lartësi, gara vrapimi, vallëzime të këndshme me lëvizje të kufizuara brenda një sipërfaqeje të kufizuar në dhomën e punës, ku pjesën më të madhe të kohës e kaloj pranë pacientit në pozicion vertikal, e vetmja arsye që trupi im nuk tregon sot “kërcimtaren” e talentuar, po një femër me trup të mbushur.

Emini buzëqeshte teksa e dëgjonte, por nuk ishte i sigurt se po kuptonte çdo shprehje të saj. Para se te shkëputej prej saj, ai tha:

- “Mundësi” nuk ta ka harruar emrin e vërtetë, por pëlqen të përmendë emrin e dytë, “kërcimtarja”, rastësisht një përputhje e saktë me emrin original - Flutura, që përherë me ëndje të përshkon ajrin, kur është ndalur disa çaste mbi petalet e luleve të shumta, duke i dhuruar kënaqësi shpirtërore ndjekësit, por duke e vënë në pozitë të vështirë atë, se ai njeri nuk mund të përcaktojë përparësinë e bukurisë midis tyre...

- Ishte e pamundur për mua të të harroja, gjithçka që ti prezantoje midis shokëve gjimnazistë, sidomos qëndrimi yt i afërt me mua, nuk e kam kuptuar…                                      - Sa për epitetin tim “Mundësi”, fatkeqësisht i takon të kaluarës…

Mes tyre nisi një bisedë miqësore. Tepër të emocionuar u kthyen në vitet e dikurshme, duke kujtuar respektin dhe tërheqjen e padiskutueshme, të pashprehur midis tyre dhe të paekspozuar para shokëve përgjatë katër viteve të gjimnazit.

- Po, jam i sigurt se të njëjtën femër kam tani para meje, pa ndryshime të dukshme, përveçse në kurorën e flokëve shihen thinja të rralla që e bëjnë atë të jetë një shëmbëlltyrë e Kurorës Mbretërore, gjë që po më tërheq më tepër…

Realisht, në tërësi ajo prezantonte në mënyrë të përkryer vetveten: e njëjta ëmbëlsi e natyrshme brenda zërit, buzëqeshja e lehtë dhe e çiltër që nga buzët përhapej në të gjithë fytyrën, sytë me ngjyrë blu dhe me nuanca të errëta përgjatë momentit të përqendrimit. Nuk mund të mos vihej re se konstrukti i trupit të saj dukej i mbushur, kryesisht beli, që nuk tregonte diferencën e dikurshme me pjesët e mëposhtme të trupit, si të kishin humbur finesën dhe disa zhubra të lehta në qepalla. Sa për flokët, nuk po tregonin ngjyrën e verdhë. Midis tyre ishin të shumta fijet e argjendta, të cilat i bënin më tërheqës. Një çift i përkryer në paraqitje. Çuditërisht ndryshimet brenda 20 vjetëve te secili përsëri prezantonin një përputhje të admirueshme, si të kishin bërë një pakt të fshehtë se, në çdo etapë të jetës, të dy do të ecnin me të njëjtin ritëm, përkatësisht vetvetes dhe njëri-tjetrit. Edhe konstrukti i bukur pothuajse i skalitur i Eminit, shtatlartë dhe shpatullgjerë kishte ndryshuar paksa; së pari tregohej një ravijëzim i lehtë i supeve lehtësisht të tkurrura, si të qëndronte sipër tyre një peshe të rëndë dhe ato bënin përpjekje ta ruanin ekuilibrin (aq gjatë duhet të kish bërë punën e punëtorit transportues të mallrave mbi  shpinën e tij, sa edhe kur ajo mungonte, pamja i mbetej e njëjtë), flokët i ishin rralluar dhe balli i lartë i dikurshëm nuk përcaktohej deri ku… Çasti i shumëpritur kishte ardhur.

Emini shoqëroi Fluturën në tavolinën e caktuar pranë shoqeve të saj dhe u kthye të ulej. Ritakimi i ëndërruar mbas 20 vjetësh ishte një lumturi e tejskajshme, ngjarje e rrallë që vetëm emocione përhapte. Njëherazi, vitet e hershme të shkollës së mesme u freskuan para syve të mendjes dhe  zemrës së tij. Çasti i shumëpritur për të dy: përballë Eminit, ish - mundësit, qëndronte Flutura, e vlerësuar prej të gjithë shokëve si kërcimtarja. Përsëri një çift i përkryer vallëzuesish, me të vetmin ndryshim se Emini nuk po mund të përcaktonte nëse ndodhej në takimin miqësor me ish-gjimnazistët apo ishte duke fluturuar në qiellin e kaltër midis reve të bardha që e përkundnin me ledhati dhe ëmbëlsi. Ndërsa Flutura e zhytur në detin e pafund të kënaqësisë, notonte ngadalë, duke mos dashur t’i afrohej bregut. Asnjë fjalë nuk shkëmbenin, vetëm ndiqnin ritmin e muzikës së njohur, pa e shkëputur shikimin e përqendruar në sytë e njëri-tjetrit, pa e kuptuar kohëzgjatjen e kërcimit përveçse në çast vunë re se vallëzuesit ishin kthyer nëpër vende dhe ata të emocionuar po qëndronin në mes të sallës dhe, sapo hodhën sytë përreth, njohën shikime dashamirëse e përgëzuese.

Në njërin prej kërcimeve e kuptuan se do të duhej të kishte edhe partnerë vallëzues të tjerë gjatë orëve të zgjatura të darkës, por ishte e pamundur. Të dy pranonin sjelljen vetjake të veçantë, por të natyrshme. Përsëri Flutura vuri re dhe e përqendroi shikimin me shumë kujdes në pjesën e poshtme të faqes së djathtë të Eminit, ku dukej një enjtje e lehtë, ngadalësoi ritmin e kërcimit, afroi kokën pranë veshit të tij, duke përsëritur vëzhgimin e saj, brenda profilit të punës:

- Ke një problem me dhëmbin e sipërm djathtas, se shihet një enjtje. Është mirë ta kontrolloj në klinikë. Eja nesër në orën 12. 00 në rrugën… Mos e nënvlerëso, sepse nuk është ndonjë problem shqetësues, por mund të përhapet infeksion.

Ishte Emini që pyeti tejet i habitur:

- Ku, në klinikën tënde dentare në kryeqytet? E di mirë...

Flutura e ndërpreu:

- Jeta nuk qëndron e ngulitur në të njëjtin vend Emin. Ajo prezanton ndryshimet, zhvillimet e veta, me përjashtim të mënyrës dhe kënaqësisë që na fal të dyve kërcimi, të cilat mbeten të njëjta, por vetëm se përmasat e tyre janë bërë të pamatshme dhe ne e njohim mirë këtë, gjithashtu të tjerët që na shohin. Ne të njëjtën ndjesi shpirtërore përjetojmë në çdo vallëzim, por sot shumë më tepër…

Një pyetje të brendshme, ngacmuese, por jo plotësisht të qartë, ai tentoi disa herë t’ia drejtonte shoqes, aq sa Flutura po e shihte e shqetësuar, vetëm sa e niste duke mërmëritur nëpër dhëmbë, por nuk mundej ta përfundonte, dhe pas një psherëtime përcaktoi:

- Po më mirë e lëmë kur të takohemi sërish, besoj se je dakord...

Afër mesnate shokët e gjykuan të drejtë ta përfundonin takimin. Emini po ndihej i kthjellët, se po shihte e po jetonte çaste të paimagjinuara në jetën e emigrantit, ku pavarësisht shtetit përkatës kur puna përfundonte  me disa monedha më shumë në duar, pikërisht  asaj dite i mungonin gjëra të rëndësishme, sikurse ndjesitë e këndshme emocionale, tepër të vlefshme.

Ai u kthye përfundimisht në vendlindje, pasi kishte vendosur me gjakftohtësi dhe në mënyrë të ndërgjegjshme të linte pas pozicionin e një emigranti dhe të niste një rrugë të re së bashku me mikun e tij besnik, Sandrin, duke ndërtuar së bashku një ambient funksional të kohës, brenda zonës turistike.

Asaj mbrëmjeje miqësore, ai mbante veshur pantallona të një cope cilësore, një bluzë të përshtatur me ngjyrën e lehtë të tyre, që tregonin së largu se përzgjedhësi nihte mirë mënyrën e civilizuar të prezantimit t personit, në përputhje të plotë me brendinë e ceremonisë së takimit dhe anën serioze të saj.

Emini, shumë më i qetë se në fillim të takimit, po ndiente një dëshirë të papërmbajtshme të rikthehej në vitet e hershme të jetës rinore, për më tepër kohën e gjimnazit, si të donte t’i tregonte Fluturës edhe pjesëza jete të cilat mund të mos ishin ruajtur në kujtesën e saj.

- Banonim prej brezash në fshatin e katërt nisur nga perferija e qytetit. Ju gëzova miratimit nga nëna të dëshirës sime për të ndjekur gjimnazin, me kushtin e vetëm që të vazhdoja ta ndihmoja familjen përditë, duke u zgjuar nga gjumi shumë herët. Konkretisht, çdo mëngjes, para se të hyja brenda oborrit të shkollës, më duhej të kisha  shpërndarë shishet 1,5 itërshe, mbushur me qumështin e sapomjelë, në gjashtë shtëpi, në njërën nga lagjet e qytetit. Bidonin metalik mbushur me qumësht për disa familje qytetare, e vendosja në koshin thurur me tela mbas vendit të uljes sime në biçikletën e vjetër, me kusht që të siguroja kohën e duhur: fëmijët ta konsumonin në vaktin e mëngjesit dhe, kryesorja, mësimi në shkollë fillonte në orën 8. 00 dhe më duhej të isha atje disa minuta para, me çantën hedhur supeve, e cila përherë vendosej pranë bidonit të qumështit. Por përgjatë atyre katër viteve ndërtuam marrëdhënie miqësore midis njëri-tjetrit, krijuam një përvojë rinore dhe para nesh u hapën prespektivat e jetës. Edhe pse kanë kaluar 25 vjet, ajo periudhë më ka mbetur e pafshirë nga kujtesa dhe, kur e kujtoj, më bën të ndihem krenar, sepse përfaqëson një kohë të bukur, intensive, të papërsëritshme. Sa her? e sjell në mendje, përjetoj emocione të forta, por të këndshme. Mosha delikate e adoleshenc?s për mua e shumë të tjerë prezantoi periudhën e ndryshimit të shpejtë n? zhvillimin fizik dhe psikoemocional. Njëherazi, ajo ndikoi n? pjekurinë tonë dhe na ndihmoi të p?rgatiteshim për fazat e mëtejshme të jetës, ndikoi në formim të personalitetit dhe karakterit. Qysh në muajt e parë, shihja djem e vajza të reja që tregoheshin të dashur, të sinqertë, t? zellsh?m, t? disiplinuar, me respekt të admirueshëm për njëri-tjetrin. Vitet e shkollës së mesme përfaqësojnë pjesën më të bukur të jetës rinore. Marrja e dëftesës së maturës dëshmoi aftësitë tona, kapërcim të fazës                                                                                                               s? adoleshenc?s, duke na mundësuar ndjekjen e rrug?ve të jet?s n? m?nyr? t? pavarur. Natyrisht ne mbanim mbi supe copëza jete të shoqëruara me ëndrra të shumta, ndjenja t? dashuris? s? hershme, sikurse pozicioni midis meje dhe teje, Flutura, me subjektin tënd të fshehur thellë.

Pjekuria e secilit prej nesh po konsolidohej gradualisht përgjatë katër vjetëve. Sipas meje ajo ishte shëmbëlltyrë e një melodie të këndshme, tingujt e së cilës vinin duke e rritur amplitudën e tyre, forcën e përhapjes në  hapësirë, por vetëm koha mundi të aprovonte vlerën e saj. M?suesit e gjimnazit, përherë seriozë, autoritarë, me punën fisnike  na impononin bindje, respekt dhe një nderim të sinqertë, ende i ruajtur. Sa për veshjet, në përgjithësi ishin shum? të thjeshta dhe vajzat flok?t i mbanin t? l?shuar apo të lidhur gërsheta, me ngjyrën e tyre të natyrshme. Uleshim në banka dy nx?n?s apo tre shokë, ndërsa kujdestari i klas?s p?r t? kat?r vitet e gjimnazit mbeta unë, sepse  detyra e kujdestarit më p?rshtatej jo vetëm për sjelljen shembullore, por edhe se isha djali m? shtatmadh. Sa për rezultatet e mia në mësime gjatë shkollës së mesme, mbeta afër mesatares, por nuk mund të mos e përmend dëshirën e të lexuarit letërsi artistike, diçka jo pak e mundimshme, për shkak të ngarkesës me punë që kishim çdo ditë. Tani më lejo të të kujtoj “të parën e klasës”. Ishe ti Flutura, nga viti i parë deri në të katërtin, një nx?n?se e shk?lqyer, p?rher? e vlerësuar me not?n maksimale. Ty të dallonin sjelljet plot edukat?, e tregoje veten të kulturuar, dije t? flisje gjithmon? me but?si, me etiket?, me dashamir?si, pavarësisht se para vetes kishe Eminin apo të tjerë të ngjashëm a të ndryshëm nga unë. Ta përshkruaj pamjen tënde, Flutura? Më tërhoqe vëmendjen qysh në ditët e para: një vajzë e gjatë, me trup të hollë, të bukur, në tërësi një figurë elegante. Në fytyrën tepër tërheqëse pasqyrohej shpirti yt engjëllor, si të ishe një perëndeshë e vërtetë që siguronte përjetësi. Bukurinë magjepsëse, pothuajse të pagjetur në vend tjetër, ta dhuronin sytë blu, buzët e kuqe e të fryra, si të ishin tul i freskët prej kokrrës së qershisë, kurora e flokëve të dendur të errët me dredha të shumta, të shpërndara përmes shpatullave. Pikërisht vallëzimi im i parë me ty më shtangu, teksa të shihja që qëndroje në këmbë, pa folur, duke më bërë ftesën për të kërcyer midis shokëve të shumtë. Unë me kokë të ulur e shikim përdhe as mund ta imagjinoja se do të isha mes tyre. Pas pak po e kuptoja që përqendrimi i shikimeve ndaj teje nuk mund të më anashkalonte dhe nuk po e qartësoja se po ndihesha mes shikimeve kureshtare, por, me sa dukej, ishe ti duke më dhuruar shpirtërisht një pjesëz nga bukuria jote… Muajt e vitet zëvendësonin njëri-tjetrin dhe nuk e kisha të vështirë të qartësohesha se ne qëndronim në pozicione shoqërore ekstremisht të kundërta. Prindërit e tu të shkolluar ishin në pozita drejtuese në dy ndërmarrje kryesore në qytet, ti ishe vajza e vetme e familjes Bregu. Kur kërceja për herë të parë me ty, më mahniti hijeshia e lëvizjeve dhe zhdërvjelltësia  e tyre, gjë që më ka shoqëruar gjatë, se përherë më tërhiqnin, qysh në fëmijëri vallëzimet, kryesisht vallet popullore, aq sa në çdo festë familjare dhe dasma në fshat, unë isha i pari i valles. Nuk mund të më largohet nga kujtesa një episod i vogël, pothuajse i natyrshëm  dhe i zakonshem për ato kohë, por tepër i rëndësishëm në këndvështrimin e marrrëdhënieve të reja, saktësisht është prezantuesi, përfaqësuesi i lindjes së filizit të dashurisë mes nesh. Flutura, nëse të kujtohet një mbrëmje vallëzimi e zgjeruar midis bashkënxënësve të dy shkollave të mesme. Si përherë, unë iu bashkova shokëve dhe vallëzoja me pasion gati të çmendur një valle të zonës veriore, aq sa hovjet përpjetë e tejkalonin masën, duke me nxitur të tërhiqja vëmendje. Në një moment vështrova shoqet e klasës me pikësynimin që të shkëmbeja shikime me ty, që në ato çaste nuk mund ta fshihje një ndjenjë të thellë pikëllimi, qartazi të reflektuar në fytyrë dhe, kur ngrite kokën dhe shihje e papërqendruar, m’u dukën sytë e tu të mbuluar nga një mjegull e lehtë, pothuaj e gatshme të pasohej nga lotët. E çuditshme, e pashpjegueshme për mua ishte shprehja e buzëqeshjes ironike në fytyrat e shoqeve pranë teje, ndërsa nuk i ndanin sytë prej pjesës së pasme të këmbëve të mia, edhe kur u ktheva e po qëndroja, pa vazhduar vallen. Pse kështu? Po njihja një qëndrim kontradiktor midis shoqesh, pikërisht për shokun e tyre të klasës. E vrisja mendjen të shpjegoja atë sjellje, duke qëndruar me kokën ulur drejt fundit të pantalloneve prej doku, të cilat mund të arrinin afër mesit të kërcirit, por nuk kishin mundur të fshihnin thembrat e këmbëve të mia të pambrojtura nga çorapet e grisura. Qëndroja në karrige, pa mundur të lëvizja më tej dhe, në të njëjtën koh, iu gëzova dashamirësisë, afërsisë së zemrës sate, që transmetohej me shikimet e shumta drejt meje, si të doje të tregoje se më ndodheshe pranë shpirtërisht. Për ty, i rëndësishëm ishte Emini dhe jo veshja e tij mjerane. Shpejt afërsia po shfaqej, natyrisht e ndrojtur dhe e shoqëruar me përpjekjet për ta fshehur, sepse reagimet e shoqeve ishin dyshuese, kur e kuptonin që më kërkoje me sy në rreshtin e djemve. Të njëjtën gjë bëja dhe unë, duke ndjekur thuajse çdo lëvizje tënden brenda oborrit të gjimnazit apo kur pyesje për pjesëmarrësit e një aktiviteti jashtëshkollor. Nëse nuk isha mes tyre, nuk shkoje. Programi  ynë shkollor përfshinte pjesëmarrjen e nxënësve të gjimnazit në ndihmë të bujqësisë, sikurse në ndonjë fundjavë shkonim në këmbë të mblidhnim kallinj misri në fshatrat përreth qytetit, në të largëtit ndodhte rrallë. Sinqerisht nuk mundesha t’u bashkohesha shokëve. Punët e fshatit ishin të panumërta, ndonëse të mbushja arka me misër pranë grupit më krijonte të tjera ndjesi. Me gëzoi organizimi i aksionit në vitin e tretë të gjimnazit (thënë ndryshe, “puna  vullnetare”,  sikurse e realizonin prej vitesh studentët) përgjatë dy javësh, në ndihmë të brigadës mirëmbajtëse të hekurudhës brenda zonës. Pikërisht atë nuk munda ta shmangia; për më tepër do të isha pranë shokëve e shoqeve, në krye të të cilëve përherë gjendej Flutura. Daja, duke dashur të më ndihmonte si përherë, më zëvendësoi në shtëpi përgjatë atyre ditëve.

Më kujtohet kur një ditë shkolle m’u afrove dhe me zë të ulët fole me kujdes:

“Emin, qumështin nga lopët tuaja e keni të shijshëm dhe cilësor, apo jo?”.

Mbeta i habitur, pasi askujt nuk i kisha treguar. Më pas më shpjegove se mamaja jote këmbëngulte që vajza të konsumonte në mëngjes një gotë qumësht të fresket nga fshati dhe një ditë rastësisht të kapi shikimi shpinën time të gjerë në momentin e daljes nga porta e shtëpisë, por nuk e bisedove me askënd. Flutura, është e vërtetë se po zgjatem, por fakti që po kujtoj pjesëza nga jeta jonë në të njëjtën periudhë të katër viteve të gjimnazit, besoj se është mall e nostalgji e përbashkët… Në klasën tonë raportet djem-vajza ishin miqësore, serioze, t? sinqerta, me respekte reciproke; episode të shumta që i kujtoj qartë dhe jam pothuajse i sigurt që nuk mund të përjashtohej ekzistenca e një muri ndarës, për shkak të ndrojtjes dhe ndjenjës së turpit. Vajzat nuk krijonin afërsi me djemt?, sapo e kuptonin dhe bindeshin se brenda tyre kishin lindur ndjesi të reja e të panjohura, që sigurisht nuk do të miratoheshin nga familja apo shoqëria, sikurse rasti tipik midis nesh.

Kaluam kat?r vite bashk?, por vajzat e klas?s i njoha pak, sidomos bot?n e tyre t? brendshme, sepse më tepër më interesoje ti, Flutura. N? ato vite t? adoleshenc?s, n? shpirtrat tanë delikatë shp?rtheu ndjenja e dashurisë s? v?rtetë, q? ndezi instinktet, emocionet rinore, një zjarr, por mua dhe ty na detyronin kushtet ekstremisht të kundërta ta fshihnim thellë dashurinë e pastër dhe të natyrshme. Atë nuk na e mësonte shkolla… Dhe ndjenjat tona shp?rthyese nuk mund t’i shp?tonin syve t? Majlindës, Nasit, shokëve tanë që mbajtën qëndrim praktik, e respektuan  jetën tonë private, sepse ne prezantonim një miq?si të sinqert?, të shoqëruar me respekt. Ishe ti, Flutura gjithmonë e gatshme të më ndihmoje n? m?sime, shpesh krahë meje, duke më shpjeguar diçka që nuk kisha pasur mundësi ta përvetsoja, pavarësisht se i dëgjoja me vëmendje dhe përqendrim të thellë mësuesit;  nga ana tjetër, e kisha të pamundur të mblidhja informacione pas mësimit…

Jetonim në varfëri të skajshme mbas vdekjes së babait tim. Nëna  bënte punën e kryefamiljarit me shumë mundime; kujdesej për dy lopë, qumështin e të cilave e shpërndante në orët e mëngjesit në familjet e fshatit. Kisha një vëlla më të madh, fatkeqësisht me të meta mendore, dhe dy motra të vogla…

Shkolla e lartë ishte një ëndërr e trishtuar dhe e përsëritur për mua (realisht një udhëtim të vetëm drejt kryeqytetit do ta vlerësoja pa masë). Ditët zëvendësonin njëra-tjetrën, puna nuk mund të ndërpritej në asnjërën prej tyre, sepse e nesërmja ngrihej në këmbë  mbështetur në të mëparshmen. Unë zbatoja i detyruar dhe me  përpikmëri renditjen ditore të aktivitetit tim: ngrihesha para agimit, shpejtoja për në qytet, duke shpërndarë qumështin e porsamjelë në familje qytetare dhe njëra ishte jotja, Flutura, gjë që nuk e dija. Shkoja në shkollë rregullisht; atje nuk kishin dijeni për punët e mia. Rezultatet  arrinin mesataren, saje kujtesës, e cila ruante informacionet e programit  shkollor brenda çdo dite mësimi. Sa për jashtë tij, pasditeve apo natën, e kisha të pamundur të vazhdoja të mbaja libra të hapur në tavolinë, se punë të shumta bujqësore dhe blegtorale më prisnin.

Menjëherë mbas mbarimit të orarit ditor mësimor, merrja pjesë në sportin e mundjes, një tërheqje e lindur, e zhvilluar qysh nga fëmijëria midis bashkëmoshatarëve, aq sa shpejt më shoqëronin me fjalët:

“Eminin, ky djaloshi mundës!”.

Vazhdoja stërvitjen falë ndihmës seë pakursyer të Lulzimit, trajnerit të klubit, pa më të voglin interes, thjesht duke më vlerësuar si talent. Trajneri ishte njeri i drejtë e zemërmadh. Ai e planifikonte me detaje stërvitjen time pas mbarimit të orarit të shkollës, duke shpresuar së bashku se skuadra do të dilte kampione në kampionatin e fundvitit.

Një tërheqje e fortë dhe e pashpjegueshme, ndonëse e pashprehur, po fuqizohej nga dita në ditë. Po ndodhesha midis dashurisë dhe sportit. E para nuk mund të prezantohej dhe pamja ime e jashtme nuk pengonte, por rezultatet e shkëlqyera  dhe diferenca e gjendjes sime ekonomike me tënden nuk donte shumë komente…

Më duhej të përshkoja çdo mëngjes rrugën e pashtruar të fshatit, deri në kryqëzimin me drejtuesen për në qytet, të shtruar me kalldrëm. Jo rrallë në stinën e dimrit, baltosja e pantallonave i afrohej  gjurit, xhaketa e lagur kullonte në bankë; shpesh në pellgaçet e shumta të rrugëve zbathja çizmet e plasaritura dhe të lëmuara, për t’i mbathur sërish pranë oborrit të shkollës.

Përgjatë një stërvitjeje të skajshme, afër fundit të vitit të katërt, dëmtimi i pariparueshëm i bërrylit të majtë më detyroi të tërhiqem nga sporti i mundjes, pikërisht në prag të lulëzimit të talentit. Ishte një goditje e thellë shpirtërore, një pikëllim i madh, një këputje përmes e ëndrrës shumëvjeçare, njëherazi shkelmim mizor në mënyrë të papritur në rrugën e jetës së saponisur. Gjithçka mori një tjetër drejtim dhe fatkeqësisht mbi të as që mund të ndërhyhej.

Në adoleshencë prezantoja një pamje të natyrshme, ti e kujton qartë: një djalë shtatlartë, shpatullgjerë me muskuj të fuqishëm të ravijëzuar në parakrah, krahë, kofshë e kërcinj; realisht një mashkull që mund ta kishte kaluar pothuajse gjysmën e ditës në palestër, në një palestër natyrale. Në tiparet e fytyrës spikatnin sytë e gjelbër me një shikim të rreptë, shoqëruar me ballin e lartë e të lëmuar, por të rrethuar nga flokë të rrallë. Hunda e drejtë, paksa e harkuar, dukej sikur ma shtonte pamjen paksa të egër me lëkurë ngjyrë bronzi përgjatë gjithë ditëve gjatë gjithë kohës. Po e theksoj, forca e filizit të dashurisë mbeti gjallë brenda meje, u rezistoi viteve, vështirësive, por rritja e saj madhështore e shpërtheu papritur, mbas shumë vitesh…

Të nesërmen e mbrëmjes së festimit të 20-vjetorit të maturës, Emini pothuajse nuk vuri gjumë në sy gjithë natën. Shumë herët u gjend në klinikën private të stomatologes së njohur Flutura, në qendër të qytetit, në pritje të takimit me të, ulur në njërin nga stolat e korridorit  ndërmjetës, të gjerë e të pastër, në dy anët e të cilit, lule të përshtatshme për mjedise të brendshme, e hijeshonin pa masë.

Pas përfundimit të mjekimit të dy pacientëve të moshës rinore, Flutura hapi derën e dhomës së saj të punës, eci dy hapa në korridor dhe shtangu kur vuri re Eminin, që qëndronte ulur në pritje të mjekimit të dhëmbit  të dëmtuar. E përshëndeti e emocionuar, pa shqiptuar asnjë fjalë, por thjesht me gjeste, pastaj e shoqëroi brenda dhomës, ku e drejtoi në një shtrat-karrige, tepër funksional për të kryer punën e dentistes. Nisi të punonte me përkushtim, por Emini  nuk mund të mos vinte re një drithërimë të lehtë të duarve kur i prekte fytyrën, që u bë e dukshme kur i duhej të hapte gojën e njëkohësisht të vendoste duart e saj mbi to, për të punuar lirshëm në nofullën e sipërme. Frymëmarrja e shpejtoi ritmin në çastet kur i duhej të afrohej për të ndjekur fazat e mjekimit pas injeksionit, aq sa një pjesëz të dhembjes së tij u duk një çast se edhe vetë mjekja e ndiente. A ishte e domosdoshme afsërsia e trupit të mjekes me pacientin? Ishte i panjohur ky veprim për të më parë… Mos ndoshta një forcë e brendshme, lehtësisht e dukshme, e detyronte Fluturën të shtrëngohej mbas trupit të tij? Për një gjë kishte siguri Emini: do të dëshironte që procedura e mjekimit të mos mbaronte kurrë! I lumturuar në prani të Fluturës, nuk po e ndiente asnjë dhimbje gjatë mjekimit, aq sa i dukej se do të ishte ndjesi e veçantë pozitive nëse qëndronte sa më gjatë nën efektin e injeksioneve, të frezës…

Një çast më vonë, u dëgjua zëri i ëmbël i Fluturës:

- Fati solli që të zëvendësohej shkathtësia ime e lëvizjeve si kërcimet në lartësi, garat e vrapimit, vallëzimet etj., me lëvizje të pakta brenda dhomës së punës dhe pjesën më të madhe të kohës e kaloj pranë pacientit në një qëndrim timin vertikal. Lodhem, por ndihem e lumtur.

Emini buzëqeshte dhe i përqendruar ndiqte rrjedhën e jetës së saj, të panjohur për të deri atëherë…

Pas përfundimit të procesit (një punë tepër e kujdesshme), Flutura u spostua paksa në drejtim të lavamanit duke larë duart, por kokën ende e mbante kthyer drejt Eminit, i cili nuk po donte të lëvizte. Ai shihte në drejtim të Fluturës, si të ishte në pritje të një dhurate prej buzëve të saj, aq shumë të ëndërruara prej tij. Ajo po afrohej sërish dhe Emini dëgjoi pranë vetes tingullin e çiltër të zërit të saj:

- Tani, fatmirësisht, na u krijuan mundësitë që të shihemi, të takohemi sa më shpesh, të qëndrojmë sa më gjatë me njëri-tjetrin, për të plotësuar kohën e humbur përgjatë viteve, periudhën e jetës më të çmuar të rinisë sonë, qysh mbas mbarimit të shkollës së mesme. Besoj se je dakort me mendimet e mia?

Gati pa e lënë ta mbaronte Flutura fjalën e fundit, ai, me një lëvizje të vrullshme i doli përpara, e tërhoqi drejt gjoksit, duke i hedhur të dy krahët shtrënguar rreth qafës, afroi kokën paksa të ulur (se Emini  ishte më trupgjatë) dhe në momentin që buzët e tyre kërkonin njëra-tjetrën, ai mërmëriti i lumturuar:

- Lermë ta faktoj aprovimin tim, është mirë për të dy!

Një puthje e zjarrtë, e zgjatur, plot pasion, në pamundësi të realizohej rreth 25 vjet më parë, dukej se kishte pritur aq gjatë për t’u realizuar dhe ishte mbushur me aq dëshirë e ndjenjë gjatë gjithë atyre viteve. Ëmbëlsi e papërshkrueshme, ndjesi e përmasave të pamatshme, lumturi qiellore brenda dy zemrave, aq sa e humbën konceptin e kohës, nuk po kthjelloheshin dot për vendndodhjen dhe se u duhej të shkëputeshin; sigurisht të detyruar të respektonin rregulla shoqërore të mirënjohura, por, a u kishte mbetur në logjikën e tyre një grimcë hapësire që mund të gjykonte për të tjera veprime veç çasteve që ata po shijonin me etje në atë det të pafund lumturie…

Natyrisht e pranuan me keqardhje se patjetër u duhej edhe të mësonin rreth jetës së njëri-tjetrit, kur, të ndodhur larg, nuk kishin asnjë informacion.

- Për plotësimin e këtyre mungesave na duhet bashkëpunim, - nisi të fliste Flutura, ende e turbulluar, pa mundur të shkëputej nga pushtimi i ndjenjave pozitive të porsajetuara.

Gati nuk po e dallonte botën reale nga fantazia. Të njëjtat ndjesi shpirtërore prezantonte Emini, afruar dritares, me njërin krah mbështetur në parvazin e saj dhe shikimin tretur diku jashtë saj. Thellë në shpirtin e tij oazi i lumturisë rrezatonte spërkla ari, argjendi dhe ai zhytej…

I emocionuar dhe i gëzuar për rrugën e papritur që po merrte jeta e tyre, Emini u rikthye drejt saj, e shihte ngultas në sy, ku po qartësohej një shpërthim i brendshëm ndjenjash pozitive, buzëqeshi këndshëm dhe foli:

- Flutura, dëshiroj të tregoj shkurt për jetën time mbas mbarimit të gjimnazit.

Flutura dëgjonte tepër e përqendruar. Asaj i dukej se po jetonte kohën e shkuar…

- Po, iu gëzova së tepërmi dëftesës së maturës, - vazhdoi Emini. - E kisha të qartë se edhe deri në atë nivel shkollimi u ngjita me mundime të skajshme. Shkallë të tjera sipër saj, sikurse vazhdimi i shkollës së lartë, ishin të pamundura për mua dhe mbetën vetëm ëndrra rinore. Mendohesha ditë e natë për të zgjedhur një rrugë jete që të ndihmonte ekonomikisht familjen, ndërsa veten time, si përherë, e mendoja të fundit. Nga gjithë variantet e mundshme që analizova, përzgjodha njërën që e                                                                      vendosa pasi mora aprovimin e nënës sime dhe bashkëpunim me shokun e fëmijërisë, Mitin, kur mësova për dy persona banues të fshatit pranë, që ia kishin arritur qëllimit të largoheshin jashtë kufijve, duke u arratisur drejt të panjohurës. Me Mitin ishim të pandarë dhe kishim besim reciprok. Gjetëm mbështetje te djali i xhaxhait të tij, që jetonte në rrethin e Korçë. Ai na strehoi.

Po përmend dhe një tregues të rëndësishëm të asaj kohe, që lidhej ngushtë me qëndrimet e banorëve në fshatrat kufitare. Kur rastiste të shihnin persona të panjohur, situata ndërlikohej shpejt, pavarësisht një  rreziku të mundshëm  pasues. Nëse një person vendoste të arratisej, së pari ai duhet të gjente fakte bindeëse për justifikimin e të ndodhurit në një zonë kufitare, sikurse unë me Mitin, sepse çdo banor ishte vigjilent për të ardhurit. Duhet të njihnim mirë zonën ku do të kalonim për matanë kufirit dhe, mbasi e studiuam paraprakisht, me hollësi e mençuri dhe pas një pune këmbëngulëse, u mirëkuptuam të gjenim çastin e favorshëm të arratisjes në më të mundshmen rrugë të sigurt drejt Greqisë.

Vija kufitare ishte e pajisur me sistemin klon apo sistem alarmi, një thurje me tel sinjalizues, i cili, nëse do të prekej nga personi që tentonte arratinë, atëherë sistemi lëshonte alarmin sinjalizues. Ndër të paktat rrugë për të realizuar arratisjen, ishte provuar përmes ngjitjes nga Qafa e Kazanit pranë malit të Gramozit, me lartësi rreth 5-6 metra. Pikërisht atje krijohej mundësia e hedhjes nga shkëmbi pa e prekur klonin, duke rënë direkt në tokën e punuar, gjë që mund ta përfundonin vetëm njerëz ts stërvitur mirë fizikisht, sikurse unë, “mundësi”, por edhe Miti, një “sportist’ i trajnuar përgjatë kositjes së barit, se, midis shumë proceseve të mbingarkesës së aktivitetit të njeriut, kositja saje pjesëmarrjes së gjithë muskujve të organizimit, vlerësohet e para. Mbasi këmbët preknin tokën e butë të punuar, atëherë shpejtësia e largimit përbënte bazën e sigurisë, se gjurmët e mbetura në tokë do të ndiqnin procedurën përkatëse.

E gjetëm të përshtatshme arratisjen mbas mesnatës së njërës nga ditët e vjeshtës, kur mjegulla e dendur mbulonte gjithçka dhe lëvizjet tona nuk mund të përcaktoheshin qartë. Ngjitur me klonin gjendej brezi i butë, tokë e punuar me gjerësi 8-10 metra, në mënyrë që i arratisuri patjetër të kishte lënë gjurmë në të.

Vetëm disa orë duheshin deri në fshatin më të afërt, Shag, në Greqi, që ndodhej më pranë kufirit, dhe njerëzit ecnin drejt thellësisë, se ishte një dorëzim i drejtpërdrejtë, shoqëruar me kontroll të imtësishëm. Më vonë i mbanin në kampe apo qendra filtrimi rreth 5-6 muaj dhe pas asaj periudhe i sistemonin në punë krahu, duke u dhënë një lejë qëndrimi ose mund të lejohej  dhe largimi në shtete të tjera, ku më të preferuarit mbeteshin Franca dhe Spanja, pasi atje kishte mundësi jetese më të mira.

Fatkeqësia e paparashikuar ndodhi në momentin e hedhjes nga lartësia. Miti pësoi një goditje në kraharor, thyerje të dy brinjëve, mbushje të mushkërisë me ajër dhe me prekje shoqëruese të zemrës - një gjendje shëndetësore tepër serioze, për të cilën ndihma mjekësore  dhe njerëzore nuk mungoi, por situata sa vinte e rëndohej dhe ai nuk i bëri dot ballë… Brenda një jave ndërroi jetë në spitalin më të afërt, gjë që më preku thellë e më helmoi në shpirt, sepse Miti ishte njeri i ndershëm, jo egoist, dëshironte  së pari të më ndihmonte mua, pastaj veten, por asgjë nuk kthehej pas.

I vetmuar, mbaja brenda zemrës sime një fajësi të padrejtë, mendoja  dhe pendohesha. Mos ndoshta nuk duhej të ishim arratisur? Ishte e vështirë të qetësohesha. Përpiqesha që pjesën më të madhe të 24-orëshit ta kaloja me punë. Të vetmet çaste qetësie ishin kujtimet e lidhura me ty, e shtrenjta Flutur! Ti ishe dhe vazhdon të mbetesh ngrohtësia e shpirtit tim të trishtuar, shoqëruesja e pandarë kudo që shkoj dhe në çdo kohë.

Mbas 5 vjetësh në Greqi, vendosa të shkoja në Spanjë. Atje mësova mirë spanjisht e pastaj do të kisha mundësi të mira jetese në Venezuelë, një vend ku industria e naftës kishte marrë përmasa të mëdha zhvillimi. Si i arratisur që isha, tashmë po njihesha me faktin se, pasi personi kalonte kufirin drejt perëndimit, sigurisht me jetë të rrezikuar, mund të shihte para tij t’i hapeshin rrugë të shumta jetese. E vetmja gjë negative lidhej me informacionet e pakta apo dhe të munguara tërësisht për të afërmit dhe vendlindjen.

Qëndrova rreth 5 vjet në Spanjë dhe 10 në Venezuelën e largët. Aftësitë fizike, gërshetuar me profesionin e përpunimit të hekurit si një mjeshtër i vërtetë brenda disa proceseve në industrinë e përpunimit të naftës, më siguruan të ardhura të mira, por u shumëfishua largësia me vendlindjen; punë dhe vetëm punë.

Në një ditë me mbingarkesë peshe mbi supe pësova një goditje të kokës me një mur përballë, pas së cilës, rreth tri ditë, ndihesha i turbulluar, pa mundur të orietohesha saktë, gjë që mjekët e diagnostikuan si një mosushqim truri provizor. U kujdesën sikurse i takonte një pacienti, në përputhje me diagnozën, pavarësisht se nuk isha vendës. Ditëve të para m’u krijua iluzioni sikur të kisha pranë ty, bisedonim të dy, të shtrëngoja në gjoks, të puthja në buzë dhe përsëri… Të kisha thellësisë, në zemrën time dhe ti e mendimi për ty bënë që të rikthehesha në normalitet dhe të rifitoja aftësinë për të punuar. E kisha të pamundur t’i sqaroja vetes se si u gjende ti atje, në atë vend të largët. Vetëm për disa çaste dhe pastaj u largove pa lënë asnjë gjurmë. M’u shfaqe si një engjëll i bardhë. Të ishte një gjendje e veçantë psikologjike, një situatë e favorizuar nga vetmia vrastare? Mbeti enigma e jetës sime, ndonëse dëshiroja ta pranoja se gjithçka kishte ndodhur në realitet, gjë që argumenti më i thjeshtë e rrëzonte në çast. Asnjë përgjigje nuk merja rreth këtyre pyetjeve të vështira.

Sa për qëndrimin tim ndaj femrave, e them me sinqeritet se isha përgjithësisht i ftohtë, pa ndonjë tërheqje konkrete, përderisa çdo minutë të ditës apo dhe zgjuar natën, bisedoja vetëm me  ty, Flutura…

Ulur të dy pranë dukeshin aq të tërhequr midis tyre, sa jo vetëm nuk po vinin re se orët po ecnin pa u ndier. Pa e ditur as vetë, në ato çaste karriget i kishin afruar, gjunjtë preknin tjetrin dhe në mënyrë të qetë e të kuptueshme mbanin duart shtrënguar. Gjatë gjithë kohës shikimet ishin ngulitur në sytë e shoku-shokut. Pasoi një heshtje e gjatë, të cilën e theu zëri burrëror i Eminit:

- Më thuaj, Flutura, si e mësove që unë pësova një goditje të kokës në Venezuelë dhe si munde të vije për të më takuar? Nga ana ime të jam shumë mirënjohës, nuk mund ta përshkruaj gëzimin kur të kisha përpara syve, ndieja butësinë dhe ledhatimin e frymës sate, që më përkëdhelte fytyrën, flokët, edhe pse më janë rralluar shumë. Ishte ndihma jote konkrete që më kthjelloi e më rikthehu në jetë. Po pse u largove menjëherë, pa pritur të më nxirrnin nga spitali, pa u takuar sërish? Megjithatë, unë vazhdoja ta ndieja praninë tënde.

Në moment, Flutura shtangu, lëvizi lehtas karrigen dhe u ngrit me vërtik:

- Unë të kem shkuar në Venezuelë?! Asnjëherë nuk ka ndodhur! Po pse të shkoja atje kur nuk e kam ditur kurrë vendndodhjen tënde?! Me siguri kam qenë në përfytyrimet e tua, fakt që po më gëzon. Nisur nga mendimet e tua, por me këmbët në tokë, ne duhet ta shohim e ta prekim realitetin, duhet ta jetojmë jetën, ta shijojmë dhe jo të fluturojmë veç në ëndrra.                    Emini e shoqëroi ngritur në këmbë, afroi fytyrën duke e përkulur paksa dhe, kur buzët e tyre prekën njëra-tjetrën, ai po e shtrëngonte në kraharor dhe po përjetonte më të lumturën pjesë të jetës, pa mundur të perceptonte kohën, vendndodhjen, veçse ndjesia shpirtërore tregonte se po fluturonte drejt kaltërsisë së qiellit nën lëkundjet e ëmbla të rrezeve të ngrohta të diellit të pranverës, shkrirë në një trup të vetëm me Fluturën. Nuk mund ta dinin sa mundësi do të kishin të qëndronin ashtu përqafuar dhe papritmas Flutura bëri nje hap prapa dhe, pa ia ndarë shikimin Eminit, u shpreh:

- Mendoj se tani është radha ime të tregoj për kohën kur ne kemi qenë larg njëri-tjetrit, sigurisht vetëm fizikisht, sepse ti nuk ke dalë asnjë sekondë nga thellësia e zemrës sime apo buzët e mia të shqiptonin me fjalë barazvlerën e atyre ndjenjave rinore që të dy ishim të detyruar t’i fshihnim dhe po i nxjerrim në sipërfaqe mbas kaq shumë vitesh. E zgjodha vetë me dëshirë këtë profesion dhe jam e apasionuar pas tij, ndihem e lumtur. Rezultatet e punës sime i vërtetojnë pacientët, që shprehin mirënjohjen e thellë, bazuar në dy fakte: rregullimi i dhëmbëve, jo përherë proces i zakonshëm pune që pjesën e saj më të rëndësishme e ka të lidhur me ruajtjen e pamjes origjinale të personit, pavarësisht viteve të moshës mbi supe dhe më prek në shpirt shprehja e sinqertë e dikujt, kur më afrohet duke thënë:

“Ju falënderoj, doktoreshë! Përsosmëria e punës së duarve tuaja të arta, bën që bukuria ime të rikthehet. Ajo mund t’u rezistojë viteve të  shumta. Rregullimi i dhëmbëve, mjekimi i duhur, është ndihma e drejtpërdrejtë në përgatitjen e ushqimit brenda gojës sime, sigurisht e arritur falë punës së bërë prej duarve tuaja dhe unë nuk kam shqetësime në stomak si më parë. Siç duket, mundësohet përpunimi i ushqimeve që i shijoj me kënaqësi, një proces i munguar, pavarësisht se po i afrohem grupmoshës së tretë”.

Mbas mbarimit të fakultetit, fillova të ushtroja punën e stomatologes në kryeqytet, ku mundësia ekonomike e familjes favorizoi kompletimin e një klinike të kohës dhe prindërit më shoqëruan. U vendosëm në një vilë.                                                      Më përcaktonin si një vajzë të bukur, të zgjuar dhe të kulturuar. Çuditërisht unë nuk doja të shoqërohesha me shokë të fakultetit, kisha një sjellje të  egër dhe shpesh të pashjegueshme… Në mënyrë të sinqertë, pohoj se edhe më tërhiqte vëmendjen ndonjë djalosh simpatik, por pamja e tij nuk e përshpejtonte ritmin e zemrës sime, ndaj as e ktheja kokën ta ndiqja apo t’u përgjigjesha ftesave të nënkuptuara rinore…

Familja ime këmbënguli të martohesha me një inxhinier të njohur, të rekomanduar me mblesëri, por nga ana ime nuk mundesha ta pranoja brenda zemrës sime, ta dashuoja, aq sa disa ditë para datës së martesës, në prani edhe të një dëshmitari të respektuar, unë ndihesha e turbulluar dhe shikimi mbeti pas punonjëses që po lexonte materialin përkatës. Në moment m’u shfaq qartazi fytyra jote, sytë e gjelbër, pa mundur ta fshihnin ndjenjën e një malli të zjarrtë dhe pikërisht e ndodhur në të njëjtin pozicion, dëgjoja pyetjen:

“Zonja Flutura, a e pranoni zotin Fredi si…”.

Ti ngrite lart dorën e djathtë, duke tundur gishtin tregues në mënyrë mohuese, si të prisje reagimin tim. Plotësisht e ndërgjegjësuar, e mohova, sepse gjesti yt domethënës ishte prezantuesi i ndjenjave të mia. E përhumbur, pothuajse e detyruar nga rrethanat, pranova ditë më vonë. Kalova net të shumta pa gjumë dhe stërmundohesha nga pyetjet që më brenin:

“A do ta gjeja dashurinë te ky njeri që ma favorizonin rrethanat, jo ndjenjat?”.

Megjithatë pranova, sepse një situatë tragjike po jetonte familja ime. Babai, me profesion inxhinier nafte, drejtonte shitjet e karburantit në depot rajonale, por kishte rënë prè e mirëkuptimit me magazinierin e shpërndarjes në rafinerinë e naftës dhe vepronin në bashkëpunim. Një autobot, që mbushej realisht me 10 tonë, shënohej sikur mbushej me 8 tonë. Këtë diferencë 2 tonëshe ngarkesë e shiste magazinieri i depos së tregtimit të naftës dhe paratë i ndanin… një nga burimet e nivelit të lartë ekonomik të familjes. Sigurisht, gjithçka njeh fundin e vet, por unë ndihesha e helmuar kur mësova të vërtetën rreth këtyre punëve të papastra dhe babai nuk punonte…

Edhe kjo situatë fatale pati ndikim në marrjen e vendimit tim për martesën me Fredin, që më tepër mund të konsiderohej si e vetmja rrugëzgjidhje… Pamja e jashtme e Fredit, thjesht një mashkull i zakonshëm i shkolluar, veçse ana e tij e errët, xhelozia ndaj meje natyrisht e pakapshme për të tjerët, nga dita në ditë po merrte përmasa tragjike brenda banesës sonë, për një çift të kohës dhe fëmija im, vogëlushi, na  shumëfishoi  mosmarrëveshjet.

Burri kishte një ndjenjë xhelozie patologjike, që e demonstronte sapo shkëputej nga projektet cilësore të shumta në punën e vet të përditshme si ndërtues objektesh. E para ndalesë, qoftë mbas një pune të lodhshme për të apo dhe para vaktit të ngrënies, ishte vizita në klinikën time,  ndonjëherë edhe qëndronte ulur diku afër për orë të tëra, duke ndjekur me kërshëri pacientët. Ndiqte çdo hap timin, çdo veprim të një sjellje të natyrshme, për më tepër ato që kishin lidhje me ritakimin mjek-pacient të seksit mashkull. Pra, thjesht kronometronte procesin përkatës të punës sime të përditshme:

“Kush ishte ai që përshëndete? Prej sa kohe njiheni? Pse të pa me vëmendje, nuk hyri në klinikë, por mbeti jashtë saj? Shumë pranë, pothuajse ngjitur, i qëndrove atij pacientit mashkull bukurosh, kur po i mjekoje gojën… Shume kohë e gjatë pranë tij… Nga gjithë llojet e sportit, pse ndjek me interes vetëm ndeshjet e mundjes? Kujt i drejtove shikimin sapo more kthesën e bulevardit?”…

Një ngarkesë e përditshme psikologjike! Dita fillonte dhe mbaronte me pyetjet:

- Pse u vonove, cilin përshëndete me buzëqeshje? Nuk do të shkosh!”…

Shpejt po bindesha se jeta ime, si të ishte futur në një rreth të hekurt, nga çasti në çast po e zvogëlonte madhësinë e rrezes, duke iu afruar momentit fatal që xhelozia e tij të shërbente si një lak rreth qafës sime… E pamundur të vazhdonim së bashku dhe pas një jete të vrerosur dyvjeçare kërkova divorcin. Të tjera vështirësi më shoqëronin… Dhe erdha të punoj këtu…

Shpesh të sillja ndërmend, Emin, edhe pse kisha një kohë të gjatë pa të parë. Ti kishte mbetur thellë brenda zemrës sime dhe e kisha para meje  shikimin tënd të çiltër, burrëror dhe dashamirës, si të ishe një engjëll mbrojtës për mua në çdo çast. Doja të dija se ku ndodheshe dhe çfarë kishe bërë gjatë gjithë atyre viteve. E kisha të vështirë të interesohesha për ty.

Sillja ndër mend episode nga e kaluara, të vetmet momente qetësuese, ndihmëtare, ndonëse bëja përpjekje pothuajse mbinjerëzore t’u rezistoja. Të dy u vlerësuam të parët: unë - kërcimtare në vallëzimet moderne, të kohës, ndërsa ti - si një valltar popullor dhe mundës i talentuar. Erdhi çasti i shumëpritur të takohemi, Emin, le të mos e humbim…

- Asnjëherë nuk është vonë, Flutura! - fliste Emini, me zë të drithëruar, mbushur me shpresa të pashuara e të panumërta në aq vjet larg njëri-tjetrit dhe me aq mall e dashuri.

Si dikur, një mirëkuptim i heshtur, lumturues  për  Eminin dhe Fluturën. Kësaj radhe nuk do të lejonin asnjë pengesë ndarëse. Sigurisht mungesa e fakultetit për të pranohej si njëra prej tyre, por, a nuk kishin një vlerë paksa më të lartë aq shumë vite pune të ndërgjegjshme, në disa profesione, në disa shtete evropiane për një person mashkull, i larguar që djalosh dhe kthyer në Atdhe burrë, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora