Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Gjergj Kabashi: Anton Çetta, islamizimi antishqiptar dhe “integrimet neoosmane”!

| E diele, 17.01.2021, 07:30 AM |


Anton Çetta, islamizimi antishqiptar dhe “integrimet neoosmane”!

Nga Gjergj Kabashi*

Bazat e islamizimit Anti-Shqiptar Kosovës ia kanë vënë PDK e HTH , që tashmë gjendet për pushime të gjata vjetore në Hagë , si dhe LDK “rugoviste”, ndërsa të verbërit e VV-së , pasi ua lanë “kambët e arushës në dorë”, vetëm po i shtyjnë përpara “proceset e integrimeve neoosmane”, të filluara prej tyre!

Në të vërtetë, lojën dhe intrigën “për Islamin famëlartë”, partive “tona” politike ua lanë në dorë shërbimet sekrete serbo-turke, me TIKA-n që po pushon, shetitet dhe po e përgjon jetën e “osmalinjve të ri” në terrenet “arnaute”, kështu që “partitë tona politike”, apo më sakt e qartë: panturqit-panislamistët, naivët, spiunët dhe idiotët e tjerë në rradhët e tyre, vetëm mund të vazhdojnë ta bëjnë atë që në dyqind vitet e fundit e bënin serbët përmes eleborateve të tyre për shfarosjen e shqiptarëve përmes asimilimit islamik.

Serbia nuk është pajtue kurrë që populli “i saj” shqiptar pas pushtimit të Kosovës e viseve të tjera, të mbetej “pa fenë e tij muslimane”, andaj nxitoj që në vitet e ’30 të shekullit të kaluar, ta ndërtonte Medresën e Madhe “Kral Aleksandri” në Shkup, shkollë e mesme religjioze islamike ku shkolloheshin imam ,- spiuj për shpërnguljet shqiptarëve për në Turqi pastaj. Ndër hoxhallarët e rrallë që u shkolluan aty e që e kishte kuptuar me kohë djallëzinë serbomadhe, ka qenë Mulla Zekë Berdyna i Radacit të Pejës, i burgosur me shumë vite burg të rëndë në ishullin famëkeq Goli Otok, e që ka mbetur i njohur si udhëheqës i mbrojtjes së popullatës shqiptare gjuhësisht të asimiluar në rajonin e Sanxhakut, Malsinë e Rozhajës, Beranit etj. Edhe sot e kësaj dite citohet për mendimin e tij se “Ta jep dinin (fenë), por nuk ta jep Drinin, pra lumin Drini i Bardhë që buron në vendlindjen e tij në Radac.

Islamizimi në Kosovë ka filluar të instalohet në vitin 1990/1991 , madje edhe ma herët në periudhën e autonomisë, kur u imponua ndërtimi i Medresës “Alaudin” në Prishtinë. Qysh nga ajo kohë filluan të shfaqen grupacionet e para islamike (wehabiste), të cilat stimuloheshin të vepronin të papenguara nga ana e administratës pushtuese të Serbisë  ne vendin tonë. Islamikët në asnjë rast nuk ndaleshin e pengoheshin nga ana e policisë serbe. Në periudhën e pas luftës, apo më saktësisht, gjatë qeverisë PDK-AKR-PD (PD= Partia e Drejtësisë së Ferid Aganit, që e ka emrin e njejt me partinë e Erdoganit!) , iu hapën “dyer e dritare” panturqizmit e panislamizmit të Erdoganit dhe Turqisë si dhe organizatave të tyre si Dyaneti, (organizatë panislamike për përhapjen e islamit në botë, sidmos në viset e ish Perandorisë Osmane), të cilat investuan vazhdimisht me shuma enorme parash për meremetimin dhe ndërtimin e xhamive thuajse ndërtonin në vendin e vet , e jo në një vend të huaj. Investimet e tilla për megaxhami në Tiranë, Shkup dhe parashikimi për ta ndërtuar megaxhaminë në vlerën 40 milionë eurosh që i jep Dyanet-i i Turqisë për të ashtuquajturën “Xhamia e Erdoganit” në Prishtinë, e rrumbullaksojnë procesin antishqiptar të xhamizimit, islamizimit të vendeve të banuara me Shqiptarë në Gadishullin Ilirik. Eshtë fshehtësi publike se me investimet e tilla enorme e të paimagjinueshme religjioze qeveritare turke në “Arnautlluk”, Turqia e sotshme neootomane synon të na fus në konflikt me vetvetën, parasëgjithash përmes tendencës së saj të hapur për ta krijuar të ashtuquajturin “popullin Musliman shqiptar”, një popull antihistorik që nuk mund të ekzistoj në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë. Pastaj, ajo do që me atë “popull” të na fus në konflikt me ata që nuk duhet të ketë konflikt kurrë një Shqiptar: me vendet europiane-perëndimore!

Në Shqiptarinë tonë të mjerë e në “Arnautllukun” e mendjes së tyre, janë meremetuar e ndërtuar xhami më shumë se në të gjitha periudhat e gjata të pushtimit turk-osmanli.

Tash është rritur e bërë “Burrë” kopili (dobiçi) i politikës së verbër arnaute dhe po e shkatërron vetvetën, në vend se (sikurse deri tash) ta shkatërronin të tjerët, armiqët historik të tij .

BIA-s serbe tashmë vazhdojnë t’ia kryejnë punët vet “arnautët”, në të vërtetë udhëheqësit e “burrnuem” të tyre . Edhe islamistët politik, sikurse kryeislamisti “ynë” politik, që para disa vitesh u prit në bisedë nga kreu i islamit politik botëror, Erdogani .

Pse u dasht që ta takonte Kryeislamistin numër 1 të Botës së sotshme, coftani i islamit politik të “Kosovistanit”?!

Edhe fyerjet Anti-Shqiptare ndaj “katolikut” Anton Çetta rreth vendosjes së shtatores së tij, që e filluan Muslimanët e Institutit Albanologjik të Rexhep Qosjes, janë pjesë e fushatave të pandalshme antishqiptare. Kështu, veprën e përmasës gjigande intelektuale të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, po e shkatërrojnë me vetëdije të plotë e për mungesë të ndërgjegjës së vërtetë kombëtare shqiptare, kryetar partishë si Isa Mustafa që kombin e ndajnë si të ishte “djath” për tryezë në bazë të njifar përkatësie fetare, pikërisht ashtu si deshtën e duan Serbia e Turqia dje dhe sot. Këtë rrugë Anti-Shqiptare e forcuan pothuaj të gjithë udhëheqësit e partive politike, ish-kryeministra etj.

Shqiptarë! Mos u bani “kryekunguj” , por kuptojeni përfundimisht: Në Gadishullin Ilirik është Shqiptarizmi që po ndiqet e që synohet të ndalohet e zhbëhet, e jo dikush tjetër… Shqiptarizmi e shqiptaria e vendeve tona të shenjta Shqiptare ka qenë e ndaluar dje, sikurse edhe sot.

Anton Çetta ishte dhe mbetët Shqiptar i madh, andaj atë se durojnë vetëm Anti-Shqiptarët, madje as për së vdekuri! Në realitet ai nuk ka qenë fare praktikues religjioz. Miku e shoku i tij i ngusht, Profesori e historiani i shquar Zekeria Cana, me të cilin ishin bashk në pleqnime si pajtimtar për ngatërresat e gjaqet gjithndej viseve shqiptare, në një intervistë që e kisha me të në shtëpinë e tij për ushtarët e vrarë shqiptarë në “APJ” , se si në ditët e fundit të jetës së tij etnografi dhe mbledhësi i zellshëm i folklorit Anton Çetta, nuk kishte para as për blerjen e medikamenteve për sëmundjen e kancerit, nga e cila lëngonte. Të tillë jemi ne që i harrojmë ata që aq shumë bënë për vendin e vet.

Dëshmitarë të përjetshëm të zemrës së tij të madhe Shqiptare janë të gjithë ata shqiptarë që si la të ngatërroheshin e vriteshin më tej, janë gjigandët e tjerë të mendësisë Shqiptare, ndër ta Ibrahim Rugova e Zekeria Cana.

Ky është “Instituti ” i Kosovo*s, ish Instituti ynë Albanologjik, që qysh pas luftës, BIK-u e “luti” të bëhej me ta , pra jo me I.Rugovën, “nëse doni me ua shtrue shkallët e dukatit” . Dhe shkallët e “dukatit” ua “shtruan” , duke iu organizuar “albanologëve” shetitje “studimore” e pushime nëpër Turqi.

Në vitet 1990/1991, siç e dijnë kronistët e ngjarjeve të kohës, Akademiku Rexhep Qosja u bë shumë i afërt me udhëheqësit e BIK-ut dhe me ndikimin e tij e shndërroj medresen në një qendër tjetër të “aktiviteteve politike”, kuptohet në frymën e pikëpamjeve të tij inatçore kundër intelektualit dhe politikanit që po vinte Ibrahim Rugovës, i cili aktivitetin  politik e zhvillonte si një asket i vërtetë në atë që quhaj “Baraka e LDK-së”.

Për fatin e keq të vendit, qasja e tillë e Qosjës ndaj BIK-ut dhe islamit politik është reflektur tek ithtarët e tij, pasi synimet e tilla mbështilleshin me njëfar nacionalizmi iracional, apo më mirë të quhet në njëfar nacional-islamizmi “shqiptar” të kamufluar. Fillimisht ndikim pati tek Hashim Thaçi, e pastaj edhe tek Albin Kurti, gjë që ende vazhdon. Megjithëse në atë kohë Rexhep Qosja dëshironte ta theksonte ateizmin e tij, ateizëm që hetohej edhe në veprat e tij, kjo nuk e pengonte që tu rrinte afër e në krah hoxhallarëve që kishin filluar të shtoheshin me edukimin dhe arsimimin religjioz islamik në Medresen “Alaudin” të Prishtinës etj. Duhet theksuar se vendimin rreth ndërtimit të “Xhamisë së Erdoganit” dhe Diyanetit turk në Prishtinë, është marrë gjatë qeverisë Thaçi-Pacolli-Agani e me shtytjen e tyre sikurse edhe të xhihadistëve të njohur të të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (IS) pastaj, si Lavdërim Muhaxheri e shokët e tij që përpara se ti jipnin jetëkotat e tyre në Siri e Irak, bënin protesta dhe luftë të ashpër propagandistike si “rini muslimane” për ndërtimin e xhamisë së madhe dhe atë jo përballë Kishës Ortodokse Serbe të Slobodan Milosheviqit, por përball Katedrales Katolike “Nëna Tereze” , e cila nuk do të mund të ndërtohej kurrë pa bekimin dhe përpjekjet e pamposhtura të Ibrahim Rugovës.

Kështu mendohet të jetë “Xhamia e Erdoganit” në Prishtinë, për të cilë Hashim Thaçi disa muaj para se të arrestohej e dërgohej në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, pati thënë: “Ndihem krenar që e vura gurthemelin e saj”. Krenar kur “vëllau turk” që vazhdon të ndërtoj fabrika dhe ta armatos Serbinë, bënë investime religjioze të këtilla që i duhen edhe Serbisë, në vendin tënd Shqiptar?!

Sipas informatave, firma Mabetex e Behxhet Pacollit tashmë është e kontraktuar për ndërtimin e asaj xhamie për 25 milionë €uro! Prandaj, duhet “kuptuar” afria dhe shërbimi vardisës që Behxhet Pacolli e të tjerë si ai, arritën t’ua bënin dhe ua bëjnë qarqeve islamike të BIK-ut për të ashtuquajturën “çështje e shamive” etj., koketimet e tij me “humanistët” religjioz islamik etj., për të cilët ai madje “garanton” se “janë të mirë” etj.

Anton Çetta dhe Ibrahim Rugova

*Drejtor i revistadrini.info