E merkure, 24.04.2024, 11:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Kur rrahin daullet e gjakut të arbërit

E shtune, 16.01.2021, 12:25 PM


Pak fjalë mbi monografinë "Djaloshi me dy zemra" (Aushvici i Krushës së Madhe) nga autori Prof. Dr. Nusret Pllana, 2017)

KUR RRAHIN DAULLET E GJAKUT TË ARBËRIT

Është e pamundur të shkruash, të lexosh, e mos të përjetosh shtërzime emoconesh shpirti ndër më të ndryshmet, nga të bëmat e Bajlozit të Zi, mbi pafajësinë e popullatës rrënjëse, ndër më të vjetrit në Gadishullin Ballkanik

Nga Remzi Limani

Monografia në fjalë "Djaloshi me dy zemra" të autorit Prof. Dr. Nusret Pllana, e cila ka të gjitha tiparet e një romani dokumentar, kësaj radhe shtrinë dhimben e gatuar nga jargavecët barbarë mbi Krushën e Madhe, ku më 26 mars të vitit 1999, pamëshirshëm u maskruan 241 veta. Pra, atë që nuk e reprodukonte mendja e njeriut të shëndoshë, e bëri soldateska serbe në krye me Bajlozin e Zi...

Tani, vështirë është t'i mbështjellësh vragët e kohës, sepse të gjitha janë ende plagë të malcuara dhe, jo rastësisht, autori, Pllana, synarin e mendjes së tij në këtë libër e vë qysh nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, duke u përbiruar nëpër shtjellat e historisë deri tek ditët e sotme - në vazhdimësi duke u marrë me sensibilizimin e kauzës kombëtare, përtej mureve të ndaluara... Pra, z. Pllana, narracionin e tij historik të tipit romanesk e fillon që nga fëmijëria, duke kaluar nëpër ëndrrat për lirinë dhe etjen për shkollimin, për ta kuptuar mirëfilli të sotmën, me të cilën kacafytemi ende... Mbi këtë bazë, autori i librit na jep shifra të sakta mbi të masakruarit, të cilët u shlyen nga sytë tanë sikur të mos ishin kurrë... Këto të dhëna, përveq të libruara, autori i vë edhe në beze filmi, për ta dëshmuar filmikisht atë që ka ndodhur mbi Tokën e Djegur, duke e shpalosur dhimbjen gjithandej botës demokratike.

Së këndejmi, i kthehemi Djaloshit me dy zemra, i cili sa rritej e lëshonte shtat prej Vigani që mund ta gjejmë vetëm në përralla, ku sytë e vashave fokusojnë dhe ëndërrojnë një  mashkull të bukur siç ishte në fakt, Blerim Nalli, protagonisti kryesor në këtë rrëfim prekës, ku pamja e tij prej një luani me pamje hyji, në kohën e tij më të bukur, ra në sytë e kanibalëve, të cilët, në kraharorin e gjërë sa bjeshka tek dëshmori, Blerim Nalli, i shihnin dy zemra dhe, pa hezituar, e morën dhe ia nxorën organet e brendshme, në brendinë e kamionit të policisë, i cili qëndronte pas kanibalëve me tërë stafin mjekësor, për t'i masakruar djemtë e ri pasiqë i vrisnin si zogjtë e pafajshëm...

Mëtej, për të bëmat e paskrubullta të dorës së zezë, do tua lë lexuesve, në veçanti gjeneratës së re, që edhe ata ta hetojnë dhimbjen kolektive, permes Blerimit te Krushës se Madhe të të Madhit Ukshin Hoti

për të mos e harruar kurrë aromën e Tokës së djegur, në të cilën lindën dhe u rritën.

Së fundmi, duhet të përmendim se, Prof. Nusret Pllana, deri tash ka të realizuara 62 vepra, ca prej tyre libra autorial mbi luftën e UÇK - së, monografi, intervista dhe ekspozita fotografish mbi maskrat e kryera, të ekspozuar si artefakte nëpër shumë qendra universitare në Evropë dhe në Amerikë. Në kuadër të sensibilizimit të lufës, u shfaqen edhe shumë filma dokumentar të shoqëruar me shumë intervista nga Prof, Pllana.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora