E marte, 23.04.2024, 01:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Pajtimtari

E shtune, 16.01.2021, 12:00 PM


Neki Lulaj

Pajtimtari

Hej, ta lumsha fjalën sa shkëmbi

Bash si stërralli që me xixa zjarri ndizet

Me ty e di fort mirë ku e ka gurrën urtia

Me ty ia njoh regëtimat e zemrës te oxhaku.

Në gjunjë ulem në shtatoren ku marr hijen e bajrakut

Me ty i djeg gjerdhet që më jep lashtësia.

Oo,  ç’ma spërkate vargun me pajtimet e gjakut

Kur dëgjoj piskamën “O, po vjen Antoni -rinia!”

Para teje e gjej saktësisht Kodin e Pajtimit

Me ty e sfidoj urtinë që më jepka oda.

Kur oa prek Dardanisë gurët dhe barin e gjelbër

E ndiej  rremb më rremb se ku të buron dashuuria- forca.

E prapë na  presin udhë të largëta urtije

Me mallin e krenarinë që më japin këto male.

Hej, Anton Çetta, koha kujtimin s’ta treti

Qofsh krushku i nesërm i  çdo darsme kah ardhëria.

Po vetë verrat e Llukës të ulen në gjunjë paksa të heshtur

Duart e forta të pajtimit  në kuvende i shtrinë baca.

Me lirinë e trollit mbetëm në mote supmbështetur

Fjalët për borxhin ndaj Dardanisë marrim të tjera flatra.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora