| E premte, 15.01.2021, 05:15 PM |
A e mbani mend Dushkun?
Nga
Jozefina Topalli
Zgjedhjet
shqiptare kanë hyrë në historinë botërore të zgjedhjeve për fenomenin e
Dushkut. Sa herë në botë ndeshen praktika manipulimi zgjedhjesh në formën e
transferimit të votave dhe të rezultatit nga një parti tek një tjetër,
ekspertët botërorë i cilësojnë ato si “praktika Dushku”. Per fat të keq në
Shqiperi pak kush e përcjell Dushkun me shqetësim, me kritikë, me përbuzje apo
me refuzim.
Në
Shqiperi kemi pasur Dushk kur PS regjistroi në zgjedhje “kandidatët e pavarur”
dhe bëri fushatë per ta, sepse donte të thyente tavanin që i vinte ligji në
shperndarjen e mandateve dhe të rriste nepërmjet tyre artificialisht prezencën
e Kuvend. Në atë kohë praktika manipuluese u shkul me sponsorizimin e
ndërkombëtarëve dhe me akt të KQZ-së, e cila deklaroi se mandatet e
“kandidatëve të pavarur” do i përllogariteshin forcës politike që i mbështeste
ata.
Dushk
kemi pasur edhe kur PS “zgjodhi” të prishte zgjedhjet në zonën 60 në 2001-shin,
me qëllim që gjatë përsëritjes t’i transferonte votat tek aleatët e vegjël dhe
të rriste kështu artificialisht prezencën në parlament. Në atë kohë horrllëku u
korrigjua nga Këshilli i Evropës, OSBE dhe BE, të cilët i ndaluan PS-së që të
zgjidhte vetë Pesidentin e Republikës.
Dushk
ka qenë dhe transferimi i votave partiake nga partitë e mëdha tek partitë e
vogla në vitin 2005, me qëllim që koalicionet të rrisnin artificialisht
prezencën në Parlament. Nga ky transferim
PR dhe PSD u shndërruar nga parti 0,5 për qindëshe, në parti “kombëtare”
me grup parlamentar. Në këtë rast nuk pati ndëshkim ndërkombëtar, sepse palët e
keqpërdorën njëlloj “Dushkun” dhe neutralizuan njeri tjetrin.
Dushk
është edhe fenomeni i futjes së kryetarëve të partive të vogla në listat e
partive të mëdha, sikurse u bë nga PD ne zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2017. Edhe
në këtë rast vota e hedhur për PD dhe që çon në Kuvend Mediun, Dukën apo te
tjere është manipulim i vullnetit të
zgjedhësve, është, për këtë shkak, transferim i kundërligjshëm i votës, prandaj
është Dushk. Kjo formë manipulimi po deklarohet haptazi keto ditë nga të
njejtët aktorë, se do jetë në qendër të taktikës elektorale të opozitës. PD po
lidh marrëveshje me aleatët e saj të vegjël. LSI ka deklaruar se do të ndjekë
të njejtën taktikë. Të gjithë po deklarojnë se do fusin kandidatët e tyre në listat
e partive të mëdha, se do konkurrojnë njëkohësisht edhe si koalicione edhe me
listat e tyre të pavarura, se do konkurrojnë vetë, por fushatën do ta bëjnë në
favor të aleatit të madh, etj. Të githa forma manipulimi që synojnë tjetërsimin
e vullnetit të zgjedhësve. Opozita Bashalike nuk po shqetësohet aspak për
Dushkun e vet. Këtë herë nuk po përbetohet për shenjtërinë e votës, nuk po i
bëhet vonë, se po zbulohet si manipulatore.
Dushku
opozitar është po aq i dëmshëm sa Dushku qeveritar, po aq i kundraligjshëm, po
aq i dënueshëm.
Pyetja
që bëj unë në këtë rast është:
pse
Edi Rama nuk po reagon ndaj këtij manipulimi ende në tentativë?
Pse
KQZ-ja nuk e ndal të keqen, kur ajo është ende në embrion?
Pse
nuk vepron siç veproi dikur me “kandidatët e pavarur”, t’i ndalojë kandidimet
në listat e partive të tjera? KQZ duhet tw ndalojw kandidimet nw listat e
partive tw tjera, kandidimin selektiv apo kandidimin e dyfishtw.
Pse
KQZ-ja nuk del në mbrojtje të votuesve, pse nuk kujdeset për qartësinë dhe
drejtësinë e votimit?
KQZ-ja
ka detyrë ligjore të përcaktojë kufijtë e lejuar të marrëveshjeve elektorale,
perpara se ato të bëhen realitet, përpara se të dëmtojnë në mënyrë të
pakthyeshme interesat e zgjedhësve, përpara se të zyrtarizojnë Dushkun.
Apo
KQZ-ja zgjedhësit dhe ligjin i mbron vetëm me urdhër?
A
nuk ju kam thene se te tre jane bashke!