Mendime
Florim Zeqa: Krushqit e "dardanes" kanë marr ngjyrë të kuqe!
E premte, 15.01.2021, 05:05 PM
Krushqit e "dardanes" kanë marr ngjyrë të kuqe!
Shkruan:
Florim Zeqa
Shkuarja
e vetme në zgjedhje e zonjes Vjosa Osmani do të ishte e vetmja mundësi për jetëgjatësi në skenën
politike kosovare. Përveq matjes reale në "peshoren" e elektoratit
rugovian, do t'i linte vetes rrugën hapur për bashkëpunim dhe rikthim në
shtëpinë e madhe, e cila e prodhoj dhe e ngriti deri në majat e shtetit.
Hyrja në kampin majtist,
nga frika e pragut zgjedhor
Hyrja
apo më mirë të ttemi, aderimi i zonjes Vjosa Osmani në listën e LVV-së do t'i
siguroj asaj postin e deputetes dhe ngritjen e çastit, por jo edhe postin e
presidentes siq e joshi (mashtroi) Albin Kurti, ngase as ky i fundit nuk e ka
të sigurtë që do e merrë postin e kryeministrit.
Sllogani
i Listës Vjosa "GUXO" do të kishte kuptim dhe simbolikë të fuqishme
besnikërie ndaj frymës rugoviane sikur "zonja e hekurt" të garonte e
vetme në zgjedhje, me çka do të rikonfirmonte vazhdimësinë rugoviane dhe forcën
reale të saj, përkatësisht do të dëshmohej në vepër, se a do të mbetet edhe më
tutje zonja më e votuar në vendin tonë apo më pak se kaq!
Shkrirja
kaq lehtësisht në listën e LVV-së, e shpërfaqë frikën e "zonjes së
hekurtë" për moskalim të pragut zgjedhor, kurse hyrja në kampin majtist e
vërteton mungesën e profilizimit politik të Vjosa Osmanit.
Vjosa
me futjen në listen e LVV-së, në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes politike
me Albin Kurtin, për të këaqur egon e saj personale e tradhëtoj frymën
rugoviane, kurse me pranimin e "kandidimit" për presidente në
marrëveshje të shkruar e tradhëtoj "Listën" dhe mbështetësit e saj!
Në
asnjë rrethanë, dy liderë të përgjegjshëm, në ditën e marrëveshjes politike nuk
do duhej të flisnin për ndarje të posteve politike, por për zhvillim ekonomik
dhe mirëqenje të qytetarëve.
Fatkeqësisht
Kurti dhe Osmani e përseriten formulen e famshme të ndarjes së posteve në
stilin Thaçi-Mustafa, unë kryeministër, ti president, për të tjerët pak ka
rëndësi kah shkojnë dhe ku mbeten pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021!
Dështimi i Vjoses në
lojën me flamuj!
Pak
më tepër se papjekuri politike, ishte edhe abuzim i nënshkrimit të marrëveshjes
mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në hollin e Kuvendit të Kosovës me flamuj
shtetërorë të Kosovës dhe Shqiperisë.
Kjo
nuk ishte marrëveshje ndërshtetërore, por marrëveshje politike mes dy
ideologjive më kantraverse, më të panatyrshme dhe më hipokrite në këto dy
dekadat e fundit.
"Zonja
dardane" në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes u dogj e tëra nën
flakët e LVV-së, do t'i i bëjë shkrumb e hi edhe 9 përcjellësit e saj në listën
e LVV-së, e për më tepër se kaq, do t'i përcëllojë për së gjalli edhe të gjithë
krushqit (votuesit) dardan të cilët vendosin që më votën e tyre ta rrisin në
numër kundërshtarin numër 1 të rugovizmit në Kosovë.
Perderisa
Albini e vendosi para vetes flamurin kombetar, Vjosa nuk e pat guximin ta
vendosë flamurin dardan në tavolinën ku e nënshkroi marrëveshjen politike,
madje asnjë simbol në kostume dhe as masken me simbolin dardan të cilën e
përdorte në raste të tjera!
Nëse
ana simbolike e tregon anën shpirtërore, atëherë shtrohet pyetja, përse Vjosa
Osmani nuk e vendosi para vetes flamurin dardan sikurse Albin Kurti atë
kombëtar me të cilin identifikohet Lëvizja Vetëvendosje!? Nuk e kishte guximin
apo ishte ky lëshimi i parë drejtë lëshimeve të reja apo dorëzim total i saj
përballë një ideologjie politike të kundërt nga ajo që prejudikonte deri dje
zonja "dardane"!?
Marrëveshja
për bashkëqeverisje mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit i shpërfaqi dy të
vërteta të hidhura për këtë të fundit, e para, shkrirjen e saj në kazanin e
LVV-së dhe e dyta, varrosjen e "Listës Vjosa" akoma pa lindur.
Përveq
"skuqjes" së Vjoses, edhe krushqit (votuesit) dardan për listën e
LVV-së do të marrin ngjyrë të kuqe, nga e cila nuk do të pastrohen lehtë dhe
shpejtë, e ndoshta asnjëherë! Ashtu siq ishte e pritshme dhe hareshme shkrirja
e Vjoses në LVV, aq më e furishme dhe e trishtueshme do të jetë dalja prej saj.