E premte, 29.03.2024, 12:21 AM (GMT)

Kulturë

Ibrahim Kabili: Një jetë për arsimin, kulturën dhe vendlindjen

E premte, 15.01.2021, 02:06 PM


Një jetë për arsimin, kulturën dhe vendlindjen...

Nga Ibrahim Kabili

Arsimi dhe kultura janë koplimentare të njëra tjetrës. Kur ato vihen në shërbim të njerëzve e komunitetit dhe arritjet janë të mëdha. Kështu ka ndodhur dhe me Nuriun, personazhin e këtij shkrimi. Eshtë një ndjesi pozitive kur pasioni për përhapjen e arsimit lidhet pazgjidhmërisht me luftën për zhvillimin e kulturës, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të saj. Ai ka një jetë që punon si mësues dhe drejtues shkolle, po kaq, edhe me kulturën dhe grupet artistike. Në kuadër të promovimit të këtyre vlerave dhe të protagonistëve të saj bëj një bisedë interesante me Nuriun.

E premte datë 08.01.2021. Ditë me shi. Kovidi po bën punën e tij... Lajmi për ardhjen e vaksinën jep shpresë se jeta do vazhdoj sërish... Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në Detin Jon e pa pranueshme... Heshtje dhe vetëm heshtje! Presidenti i Serbisë kërcënon sërish me luftë...Ndërkohë që ish udhëheqësit e UÇK-ndodhen në Hagë, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme... Amos ka ardhur koha që president i Kosovës të zgjidhet Murat Jashari? Për mua, ka ardhur dhe kaluar. Politikanët që "shitën" Çakorrin dhe Kullën "kojshisë", populli i Kosovës duhet ti largoj me votë nga pushteti. Përpos kësaj pyesim: A do ketë Gjykatë Speciale për dënimin e krimeve serbe në Kosovë? Këtë e din Evropa!?... Fatkeqësisht Evropa gjatë historisë ka mbështetur kryesisht të mëdhejtë!

Pavarëdisht kësaj biseda me Nuriun, në një lokal në Babrru, qe e gjatë, e qetë dhe shumë miqësore.

Nuri Asllan Gjoni lindi në fshatin Vilëz më 20.05.1956 në një familje të varfër por me tradita. Arsimin fillor e filloi në shkollën e Vilzës më 1964 dhe e përfundoi më 1968 me rezultate shumë të mira. Në këtë periudhë shkolla Vilëz, qe vartëse e Shkollës 8 Vjeçare Zall-Mëner me drejtor, të ndjerin, Naim Sula. Ai kujton me nostalgji mësuesin e parë Avdi Mali dhe punën e përkushtuar të tij. Vite të bukura, mësues të pa arritshëm - vazhdon ai... Po vite të arta për arsimin - ja kthej unë. Shkollën 8 vjeçare e fillon në Vilëz në vitin 1968 dhe e përfundon në vitin 1972. Drejtor shkolle qe Bedri Kamberi i cili hodhi bazat e arsimit 8 vjeçar në Vilëz. Në këtë periudhë shkolla kishte mësues shumë të përkushtuar si: Bardhyl Mancaku, Kastriot Shtylla, Bashkim Turbokova, Vitore Çekani, Dafina Gijka, Zina Jaupi etj.

Shkollën e mesme e filloi në Zall-Dajt në vitin 1972 dhe e mbaroi pa shkëputje nga puna në vitin 1976 në degën agronomi. Shkolla e Zall-Dajtit qe e kompletuar me laboratore, bazë prodhuese dhe bazë didaktike për mësim. Nga stafi pedagogjik Nuriu kujton mësuesit e përkushtuar: Ismail Lleshi, Ibrahim Hoxha, Lalo Dyrmishi etj.

Fillon punë si mësues i CF në shkollën vartëse Mal-Vilëz në vitin 1973 deri më 1976. Vazhduar shërbimin ushtarak në zonën kufitare bregdetare në Divjakë më 1976 -'78. Gjatë ushtrisë merr disa fletë nderi për punë të mirë në kryerjen e detyrave gjatë shërbimit ushtarak.

Në vitin 1978 emërohet mësues i CF Mal Vilëz deri në vitin 1979. Ndërkohë vazhdon studimet pa shkëputje nga puna në Shkollën e Mesme Pedagogjike në Tiranë për mësuesi dhe i përfundon me rezultate të mira më 1983.

Më 1980 emërohet mësues në CF ne Bastar i Mesëm. Punon atje me drejtor Jani Mano dhe mësuesit e pasionuar Bestar Ruli, Baskim Balluku, Sefide Mara, Sabrie Alldërvishi, Xhemal Allmuça etj. Një kolektiv pedagogjik i përkushtuar dhe që rrezatonte vetëm mirësi!

Në vitin 1981 përsëri mësues në Vilëz në CL ku jep mësim në disa lëndë.

Emërohet drejtor shkolle në vitin 1992 në Vilëz deri në vitin 2002. Gjatë kësaj periudhe kolektivi dhe drejtori i ri arritën:

??Rregullimin e ambientit figurativ të shkollës.

??Pasurimin e klasave me bazë materiale e didaktike.

??Ngritjen dhe përsosjen e grupit artistik të shkollës.

??Organizimin e veprimtarive sportive në bazë shkolle dhe zone.

Në vitin 2002 emërohet drejtor shkolle në Bastar të Mesëm dhe vazhdon deri më 2004. Këtu gjen një kolektiv pedagogjik të përkushtuar dhe me to arrin ti shtyej dhe më para punët me nxënësit dhe veprimtaritë kulturore dhe artistike. Duke kujtuar këtë periudhë Nuriu shprehet: Repekt e mirnjohje për atë kolektiv!

Në viti 2005 emërohet drejtor shkolle përsëri në Vilëz. Vazhdoi me k?të detyrë deri më 2010.

Në vitin 1987 Nuriu vazhdon arsimin e lartë në degën Histori-Gjeografi pranë Universitetit të Shkodrës "LuigjGurakuqi". I përfundon ato në vitin 1993. Kujton me shumë respekt profesorin e gjeografisë Selnan Sheme...

Në vitet 2010-2012 puon mësues histori gjeografie në Vilëz.

Në vitet 2013-2015 punon përsëri drejtor shkolle në Vilëz. Punon me një kolektiv që përbëhet nga: Mejte Mali, Ibrahim Flora, Bilal Koçi, Nuri Bamja, Hasime Bumja, Fatmir Flora, Xhemal Nuzi, Gëzim Flora, Life Flora, Flutura Mancaku etj. Një kolektiv ky shumë kompakt dhe i përkushtuar në punë.

Nga viti 2015 dhe në vijim Nuriu punon si mësues histori gjeografie dhe krahas të tjerave ka ngritur një kënd myzeal në Shkollën Vilëz, i veçantë dhe i përvetshëm në krahinë.

Dhoma muzeale po të bënim një "ndarje" ka:

?? Materiale nga mesjeta dhe periudha e krishtërimi i hershëm siç është heshta etj.

?? Materiale gjatë sundimit osman.

?? Materiale nga pushtimi serb dhe hungarez, siç është helmeta etj.

?? Materiale të traditës vendase e të përdorimit të përditshëm, të trashëguara në breza. Specialistët mund ti klasifikojnë ato.

Nuriu krahas arsimit ka dhënë një kontribut me po kaq vlerë dhe në lëmin e kulturës. Në bisedë ai shprehet: "Kam filluar me grupin artistik të shkollës që shkollën fillore me recitime, vjersha e këngë që këndoheshin në radio. Më pas në shkollën 8 vjeçare, duke kënduar këngë me grupin e shkollës dhe më pas me grupin e fshatit. Në shkollën 8 vjeçare mësova ti bie çiftelisë. Me vitet erdhi duke u rrit veprimtaria me këngën derisa u bë pjesë e jetës sime...".Nuriu në këtë bisedë ka një "merak", të flitet dhe për bashkëpunëtorët në këtë fushë. Ky, është qëllimi, pasqyrimi i vlerave i them unë... E këto vlera i mbartin shumë njerëz në krahinë e më gjerë...

Në grupin artistik të fshatit Vilëz më 1967 bënin pjesë: Nuri Bumja, Ramazan Hyra, Asllan Durishti, Hysen Hyra, Nuri Gjoni, Qamil Gjikola, Nazmie Kodra, Naile Gjoni, Naze Huta, Hajrie Hoxha, Naile Gjiku, Nurie Doka, Nazime Gjoni, Zeqir Visha, Sile Doka, Haxhi Gjoni, Feride Gjikola, Nuri Gjikola etj. Një grup i kompletuar me instrumentistë të llojëve të ndryshëm, këngëtar, valltar e valltare të talentuara...

Vetë Nuriu, qe këngëtar, i binte çiftelisë, fyellit dhe ishte valltar i talentuar. Duke kujtuar këtë kohë Nuriu shprehet: "Shumica e këng?ve qenë politizuara, ishin të dikuara nga shteti i kohës por kishin vlera artistike. Unë thotë ai kam kënduar shumë këngë por dy kanë qenë origjinale dhe autoktone: Fshati rreze dielli, Kënga e Mullixhiut...Disa nga vargjet e tyre:

? Fshati rreze dielli. Teksti Skënder Balla. Muzika dhe kenga nga Nuri Gjoni.

Kënga qe e politizuar por me të hapej programi i grupit, e till qe koha...

Sapo lind dielli

Lëshon rreze të arta

Bie përmbi male

Bie përmbi fshatra

Me rrezet e diellit

Nis dhe kënga ime

Partisë dhe Enverit

I urojmë gëzime

Kënga është e politizuar, ajo i kushtohej jetës së re të fshatit të atyre viteve. Natyrisht çdo meritë për arritjet i atriboheshin partisë dhe ushëheqësit. E tillë qe koha, çdo gjë me të!

? Kënga e Mullixhiut.

Teksti Sokol Angjeli. Muzika Nuri Gjoni. Këndon Nuri Gjoni dhe Vjollca Mullaj (Prezë).

O mullixhi

Ti mor djalë i ri

M'ka çu nana, m'ka çu baba

Për me blu ke ti

Mori Merushe

Ti moj vajzë e re

Grurin do ta bluj

Mulliri ka ujë

O mullijaxhi

Ti mor djalë i ri

M'ka thanë nana, m'ka thanë baba

Me ty të mos rri

Grunin blujma ti

Mori Merushe

Ti moj vajzë e re

Ti thushë nanës ti thushë babës

Grunin 'smund ta bluj

Mulliri s'ka ujë

O mullijaxhi

Ti mor djal i ri

Unë vetë ty të du

Blujma grunin ti

Ne jemi të ri

Bashkë kemi dashni

Grunin do ta bluj

U bamë mullixhi

Kënga është kënduar në Kocertet e Majit. Nuriu citon:Kenga është e hershme e Malsisë së Tiranës, e ka përpunua tekstin, Sokoli. Eshtë këngë dashurie që trajton këtë temë, marrdhëniet djalë vajzë. Djali i jep të kuptoi vajzës se dashuron, vajza e provokon me fjalën e prindërve, dhe i jep të kuptoi se edhe ajo e don djalin mullixhi. Djali dhe vajza bashkohen dhe lidhin jetën me njëri tjetrin.

Dashuria triumfon kur është e sinqertë...

Për Nuriun ka një peng: "Kënga ime dhe e Vjollcës bëri jehonë në të gjithë Shqipërinë në koncertet e Majit dhe unë u pengova me shku në FFKGJ, më 1983".

Jeta kulturore dhe artistike në krahinë në ato vite qe e gjallë. Krahina ka pasuri dhe thesare etno-kulturore. Shtëpitë e kulturës dhe përgjegjëdit e tyre në vite kanë bërë një punë të shkëlqyer në mbledhjen, përpunimin, vënjen në skenë, ruajtjen dhe promovimin e këtyre, këngëve dhe valleve të kënduara. Nuriu duke kujtuar ato vite vazhdon:"Shtëpia e kulturës Zall-Bastar në dekadat e majit kishte grupin artistik që e përfaqësonte i cili pasurohej me elementë të ri. Kishim këngë dhe vallet tona shumë të mira. Në grupin artistik kishte elementë të përzgjedhur nga gjithë fshatrat, kohë të bukura për kulturën...".Disa valle të grupit të burrave janë: Valle epike e Malsisë së Tiranës; Mylkja e Vjetër; Albelushja; Horja e Vjetër, Bastarçja e vjetër, etj.

Si valltar, Nuriu shprehet: "Valljen epike të Malësisë së Tiranës; në vite e kam kërcyer me: Hysen Hyrën, Beqir Hoxhën, Hysen Perën, Zeqir Vishën etj. Në grupin e burrave bënin pjesë edhe Sali Sala, Demir Ahmeti, Zeqir Selmani etj". Në grupin e ahengxhijve të vjetër

dhe të rinj Nuriu veçon: Demir Lugën, Lam Canin, Tahir Lugën, Ramazan Canin në daulle; Në cigon: Met Canin, Hysen Hyrën, Gani Lugën në cigon etj. Po kështu veçon dhe lahutarin Sali Sala". Po, Nuri këto dhe qindra të tjerë si këto meritojnë mirnjohje dhe respekt për ato çfar kanë dhënë për kulturën! Rasti i Sali Salës me lahutë qe dhe mbetet unik për Tiranën! Bashkë me Saliun "vdiq" dhe lahuta. Duke kujtuar Saliun Nuriu shprehet: "Sala personifikonte malsorin tiranas. FFKGJ, hapej me Saliun, ai është i pa përsëritshëm. Luante edhe në çifteli dhe fyell. Nuk kishte dasëm ku nuk ftohej ai. Ai këdoi këngë të vjetra me lahutë për Skënderbeun, për Isuf Pulën dhe Islam Lilën, për Lim Hoxhën", Këngë kurbeti etj. Një këngë e Salës qe: O mor gjemitar.

O gjemitar  (drejtuesi i anijes, vaporrit)

O mor gjemitar

Biro gjemitë

Kadal, kadal

Se mos le nënën pa djalë

Se mos le nusen pa marrë...

Në grupin e vajzave të Shtëpisë së Kulturës Zall-Bastar ndër të tjera bënin pjesë edhe: Nazmie Visha, Nazmie Kodra, Naze Huta, Sofie Cani, Naime Meta, Fatime Tafa, Naile Gjoni, Mane Visha, Anife Tafa, Lume Jamaku, Hajrie Ahmeti, Feride Gjikola Gjyze Tafa, Sajde Sala, etj. Vallet e kënduara: Vençja e grave, Hudha i lule në një ferrë, Vallja e humiristi e "Lepurit" e interpretuar nga Zeqir dhe vajzat e Bulçeshit. Një grup i kompletuar që ngjall edhe sot nostalgji për kulturën...Këto nuk ishin vetëm, ishin dhe grupet e mrekullueshëme të Zall-Dajtit. Po kështu dhe ato të Tomadhesë, Bruz Malit, Cudhinit...E gjithë malsia djep i kulturës popullore...Thesar me vlerë që fatkeqësisht po harrohet dhe nuk i dihet e ardhmja. Shteti duhet të investoi dhe të çohet më tej tradita!

Nuriu "ëndrrën" e mbetur në kujtesë e realizon në vitet 2009 dhe 2015.  Ai merr pjesë në FFK GJ si valltar me vallet: "Bastarçja e Vjetër" dhe "Albelushja" së bashku me kërcimtarin Hysen Pera. Në lodër luan Jashar Disha dhe në cigonë Xhemal Heta dhe Musa Kabili. Vallet u mirëpritën dhe patë suksese.

Po me këto dy valle marrin pjesë në vitin 2015 në "Oda e Llapushës" në Kosovë. Vlerësohen me çmim.

Me Qarkun e Tiranës shkojnë në Bullgari edhe Nuri Gjoni, Hysen Pera, Fiqirete Pera dhe Nazmie Dedja dhe Jashar Disha në lodër, Xhemal Heta edhe Musa Kabili në cigon?.

Pjesmarrësit qenë atje, përfaqësues të 12 shteteve nga 3 kontinente. Përfaqësuesit tan? konkuruan me:

?? Vallet epike; "Bastarçja e Vjetër" dhe "Horja e Vjetër".

?? Vallja "Vençja e vjetër e rave".

??Melodi baritore e titulluar: " Gurgullim e gurrave".

Vendin e parë e mori grupi "Albania", ku dhe përfaqësuesit tanë kanë meritën e tyre.

Motivi që më " detyroi" edhe më shumë për të bërë këtë shkrim, qe Nuriu krijues. Ai ka kohë që punon për një libër me poezi me tematikë të gjerë nga vendlindja. Libri i përfunduar është në prag botimi. Urime Nuriut edhe për botime të tjera, dallëndyshja e parë pasohet më pas nga të tjerat...

Libri ka mbi 200 poezi me vjersha për: Vendlindjen, për natyrën, relievin dhe pasuritë natyrore të saj, për prindërit, për arsimin, kulturën, mjeksinë, për njeriun e thjeshtë, për bariun, për artistët, për shtëpinë e tij tanime të "lënë", për valltarët e muzikën, për krojet, gurrat, për dashurinë etj. Vendlindja e tëheq shumë Nuriun, ai është i lidhur përjetisht me Të!

IBRAHIM KABILI

Tiranë më 15.01.2021



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora