E enjte, 18.04.2024, 08:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Sytë flasin

E premte, 15.01.2021, 03:02 PM


Luan Kalana

Meditim 

SYTE  FLASIN & FLAS  ME  SYTE

...kushtuar të vobektve, të verbërve, shurdh memeceve.

Dëgjoj fjale, kur flasin sytë e tu ,

ata janë si bebet, flasin me ty,

unë e njoh gjuhën e syve,

si bota, galaktika në gjithësi.

sytë flasin gjuhën e shpirtit,

paqja njerëzore e jetes time

lum kush flet, kundron ata sy.

S’është “matafore”, është reale.

më mësoi jeta, nuk është dhunti,

me sytë flas, pastaj  nxjerr fjale,

ata janë drita,  dielli i zemres time.

Fëmijët,  kur ishin të vegjël, me sy flisnim,

Nuk i qortonm me fjalë , i shihnim ne sy,

në gjumë kur flenë , kur mbyllin sytë,

i ledhatoj, i dëgjoj që flasin ata sy,

qeshin e lotojnë, me ëngjejt  flasin ...

Me nënën e gruan flasim me sy,

Ato dhurojnë energji me dashuri.

Edhe me nxënësit e mi,  kur hyja në klasë,

I mbuloja të gjithë,  shikoheshim sy në  sy,

pas “Mirëmengjesit”, me sytë tyre bisdedoja,

rinin goje hapur, kur flisnin buzagas sytë e mij.

Sytë janë reze drite, ata janë këngë, melodi

dëgjoj ku flasin, kur qeshin, edhe në mërzi,

unë dëgjoj sytë tuaja , ato flasin me ndjesi.

Falmi ata sytë, thotë kënga, të flas me ty,

dashuroj sytë e kaltër , shkruan poeti.

Për sytë e zinj, sytë margaritar, sytë flori,

i dëgjoj edhe pse të verbër,  pa dritë,

jan hapur portat e dashurise e bamirësis,

sytë i kam dashuruar të parët, me ta fola,

pa ju s’ka jetë, ju jeni drita e zemrës time,

ata më thonë -Të dua, -andaj i puth ata sy.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora