Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nue Oroshi: Partitë e mëdha në Kosovë ia shuan identitetin politik partive të vogla

| E premte, 15.01.2021, 04:01 PM |


Partitë e mëdha në Kosovë që në fillim të marrëveshjeve ia shuan identitetin politik partive të vogla

Nga Nue Oroshi

Kosova në prag të zgjedhjeve është duke vluar politikisht,deri më, 14 shkurt 2021 shumë politikan të rinj e të vjetër shohin ëndrra me sy hapur dikush e sheh vetën deputet e dikush ministër, një tjetër kryeministër e tjëtri apo tjetra president e presidente.Mirë është që njerëzit jetojnë dhe ëndërrojnë, por më e keqja është se 14 shkurti 2021 do ti shuaj shumë ëndrra, ku do të kemi shumë pakënaqësi si çdo herë pas zgjedhjeve.

E mira është që në këto zgjedhje partitë e mëdha u treguan shumë të mençura politikisht dhe që në fillim i shuan identitetin politik partive të vogla duke bërë marrëveshje dhe duke i konsideruar pjestarët e partive të vogla vetëm si anëtar të partive të tyre politike dhe asesi si parti apo organizata të veçanta.Kështu në VV u shkrinë dhe u rishkrin iniciativa Guxo e Vjosa Osmanit dhe iniciativa Alternativa e Mimoza Kusarit,kjo u rishkri përsëri.E mençur u tregua edhe LDK që për herë të parë e shkriu AKR në një listë dhe Behgjet Pacolli dhe përkrahësit e ti do të garojnë me logon e LDK-së.Sa i përket PDK-së ajo  nuk arriti ta shkrijë Nismën e Fatmir Limajt së paku deri më tani në PDK, ku Nisma kërkoj një marrëveshje të përbashkët si dy parti politike dhe tash do ja rrezikoj vendin e dytë PDK-së nese nuk bëjnë ndonjë marrëveshje në minutat e fundit, duke garuar e vetme dhe duke marrë vota në terenet ku shtrihen votuesit e PDK-së.Të njëjtën rrugë e vazhdoi edhe AAK e cila arriti ta shkrijë një pjesë të PSHDK-së se Gjakovës që e udhëheq Zef Morina e Anton Shala,që  në fakt e kishte të shkrirë pasi që kishin një marrëveshje më herët në nivelin lokal dhe Zefi nuk ka shtrirje dhe nuk merr vota jashtë Gjakovës.Kurse PSHDK tjetër që udhëhiqet nga dr.Ukë Berisha si duket do të jetë pjesë e listës së LDK-së,e shkrirë po ashtu.Por e ndarë në këtë mënyrë as Uka e as Zefi nuk kanë shansa as minimale të zgjidhen deputet në Parlamentin e Kosovës.Kjo parti duhet të reformohet dhe të zgjedh një udhëheqje komplet te re.

Ajo çka më së tepermi duhet te jetë brengosëse është fakti se çka pas 14 shkurtit 2021.Sa do të jenë në gjendje këto parti të ndërtojnë institucionet shtetërore ku së paku dy parti shqiptare duhet të bëhen bashkë për ta themeluar qeverinë kurse tri parti shqiptare duhet të bëhen bashkë për ta zgjedhur presidentin e Kosovës.Sa do të jenë të qëndrushme institucionet e reja dhe sa do të zgjasë qeveria e re e Kosovës?Sa do të arrijnë institucionet e reja të bëjnë projektet zhvillimore për Kosovën dhe sa do të përkrahen këto projekte nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Sa do të jetë në gjendje Qeveria e re e Kosovës të krijoj kushte për investitorët nga diaspora dhe jo vetëm të përmendët diaspora kur duhet ti marrin votat. Edhe shumë e shumë çështje tjera që rrin pezull tash e shumë vite.Të hysh në politik është e lehtë por të dalësh nga politika dhe të mbahësh mend për sukseset e kryera mbrenda mandatit qeverisës është shumë e rend.Uroj që Kosova pas këtyre zgjedhjeve të hyn në rrugën e ecjes përpara,e mos të përseritët ajo kënga popullore:"shkoj njani e erdh tjetri,gjithë ma i zi i riu se sa i vjetri".