E enjte, 28.03.2024, 08:30 AM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Shtatoren e Anton Çettës dhe Pjetër Bogdanit në vende publike nuk i lejoi shteti

E enjte, 14.01.2021, 07:23 PM


Shtatoren e Anton Çettës dhe Pjetër Bogdanit në vende publike nuk i lejoi shteti

Skandali me shtatoren e Anton Çettës është maja e ajsbergut e një shkretimi kulturorë  dhe e shlyerjes së kujtesës historike si askund në botë

Nga Gani Mehmetaj

Nuk është Anton Çetta personaliteti i vetëm kombëtar që nuk i ngrihet shtatorja aty ku duhet dhe me ceremonitë që i meritonte. Në Dardani e në Shqipëri nuk e kemi asnjë figurë kombëtare që është përjetësuar me angazhimin e shtetit dhe të institucioneve tona. Ministria e Kulturës në Dardani dhe në Shqipëri në 20- 15 vjetët e fundit ia ka lënë në dorë TIKA-s ta rrënojë trashëgiminë shqiptare dhe ta orientalizojë çdo gjë kombëtare.

Skandali me shtatoren e Anton Çettës është maja e ajsbergut e një shkretimi  kulturore dhe e shlyerjes së kujtesës historike si askund në botë.

Shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu u bë fal angazhimit të Mark Krasniqit dhe Ibrahim Rugovës. Ata ishin institucione, s’mund t’i pengonte askush, edhe pse u përpoqën. Por Rugovës e Krasniqit u mbeti peng që nuk arritën ta bënin një shtatore të Pjetër Bogdanit, një pllakë përkujtimore aty ku e pati varrin. Përkundrazi, kur vdiq Rugova, varrin e Bogdanit ia përdhosën me rinovimin e xhamisë mbi varr, ku mori pjesë edhe kryeministri turk.

Kryeqyteti ynë ishte dhe është djerr me përmendore e shtatore të personaliteteve historike. Nuk e kemi asnjë hero të antikës, të përjetësuar me shtatore a përkujtimore, nuk kemi as hero të mesjetës, nuk e kemi asnjë shtatore të luftës pesëqind vjeçare kundër Perandorisë turke. E rastit a me nisma private është edhe ndonjë shtatore e heronjve që luftuan kundër Serbisë e Jugosllavisë.

Historia në Dardani dhe në Shqipëri, nis e përfundon me Luftën Nacionalçlirimtare, me përmendore të partizanëve të tipit të Vojo Kusheviqi e Vojot e vëllazërim bashkimit si Miladin  Popoviqit, Boro Vukmiroviqit dhe Ramiz Sadikut. Sipas atij modeli u bë edhe ndonjë shtatore e rastit e luftës së fundit.

Skandali i tashëm i mosvënies së shtatores së Anton Çettës në vend publik, është rrjedhojë e mos funksionimit të institucioneve të shtetit, është pasojë e kapjes së shtetit. Ata nuk duan dhe nuk mund të nxjerrin në pah figurat emblematike kombëtare si Pjetër Bogdani, bie fjala, sepse kanë detyrime të pasqaruara ndaj ish-pushtuesit.

Shtatoren e Anton Çettës dhe Pjetër Bogdanit në vende publike nuk i lejon shteti.

Në mungesë të shtetit, apo të kreut të kapur ( edhe komunat janë të kapura), Kisha katolike shqiptare mori rolin që e kishte dikur të kultivojë e ruajë gjuhën e trashëgiminë shqiptar. Meqë nuk ia bëmë asnjë vend shtatores së Pjetër Bogdanit,  kisha e pa të udhës që Bogdanit dhe Çetës t’ua lë një vend në oborrin e tyre. Kjo është turp për shtetin dhe për institucionet e kulturës.

Së fundi nuk do të doja ta shihja shtatoren e Anton Çettës para Institutit Albanologjik, ashtu si është tash ky institucion, sepse jo pak njerëz kanë nis ta quajnë Instituti Islamik, ndërsa dikur ishte krenaria jonë kombëtare.

dardaniapress.com



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora