Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Ukaj: Metamorfozë dramatike e çiftit më të ri politik

| E enjte, 14.01.2021, 08:01 PM |


Ndue Ukaj:

Pakkush ka mundë ta imagjinojë një metamorfozë kaq dramatike të çiftit më të ri politik: Vjosës e Albinit.

Ende pa arritë te pushteti, u shpërfytyruan.

Ata që flisnin zhurmshëm për parime e vlera, porsa shpallën martesën politike, nuk treguan bash asnjë parim e anjë cilësi të re politike për çka angazhohen, por përsëritën klishet e vjetra dhe treguan se parimet e vlerat e tyre vlejnë sa postet që ata i synojnë.

Me parulla e formula bajate, nuk treguan si mund të sjellin ide të reja politike, por përsëritën parulla të gërditshme e të rrezikshme alla revulucionare: Çlirimi i Kosovës, referendumi, populli...

Pra, dytë shkelën me dy këmbë në parimet që kanë promovuar dhe parimet e bindjet i kthyen në perime e gulçe për t' i ushqyer ëndrrat e turmave që janë lidhë në litarin e tyre, për shkak të propagandës së gjatë dhe të egër.

U bashkua një pseudo e djathtë me një të majtë esktreme dhe ky bashkim veç për parime nuk mund të jetë.

Kurse lerat politike që mund të prodhojë një përzierje e tillë janë pseudovlera.

VV- ja që kurrë nuk ka treguar respekt për Rugovën, sot, e përndezur nga epshi për pushtet, mori përsipër ta "mbrojë" atë.

Ky është një mashtrim i madh dhe populizëm banal.

Krejt kjo metamorfozë, pra, përbën një anomali të re politike në vendin tonë.