Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Shala: Interviste Ekskluzive me piktorin Akademik Sylejman Kadria

| E hene, 24.11.2008, 04:39 PM |


Sylejman Kadria
EKSKLUZIVE

Interviste me piktorin Akademik Sylejman Kadria

IDEAL E KAM ARTIN DHE AI KA LINDUR NE MUA

Nga Albert Shala, Gjakove - Zemra Shqiptare

Piktori gjakovar Sylejman Kadria eshte nje emer i njohur ne fushen e artit ne saje te vecantive te tij krijuese. Kadria ka studiuar ne Akademin e arteve ne Zagreb dhe eshte anetar i Shoqates se Artisteve Figurativ te Kosoves nga viti 1965 dhe anetar i Shoqates se Muzeut te Luvrit te Parisit nga viti 1979.Deri tani ka haput 13 ekspozita personale dhe 8 kolektive.

Si filluat te pikturoni?

Me 1956 kam filluar karieren si nxenes i shkolles fillore artistike ne Peje.Qe atehere kam filluar te ekspozoi neper qytetet e Kosoves. Poashtu kam qene edhe bashkepunetor i shtypit kosovar, si Shkendia, Zeri, Fjala, Deri tani i kam afro 30 punime me motive nga Kosova, peisazhe, natyra te vdekura, kompozicione, motive te lashta, arkitektur te vjeter oriental, kullat e lashta, portrete si p.sh.: malesorja, e pafajshmja, autoportretet, rugovasi, fshatari, nudo etj.
 
Cka ka trajtuar krijimi i juaj pare?

Ka qene nje portretim i nje fshatatit tone, si malesorja, e pafajshmja, keto portretetin e kam bere me 1970.

Keni qene ne studime ne kademin e Zagrebit,si ju kane trajtuar kroatet?

Shume mire.Me kane cmuar shume.Me cmonin si punetor  te madh. Kam specializuar te piktori dhe profesori i famshem kroat Kristo GEDUSHIQ ne vitin 1965-1967. Ai ishte nje piktor eminent. mjeshter vertet i arteve figurative. Poashtu edhe piktori tjeter kroat Milenko Stanqiq me ka perkrahe shume.Ai vleresonte shume punen time shumevjecare.

Cka trajtoni ne pikturat tuaja?

Pikturat e mia kane forme, permbajtje, kane ide. Me ane te ngjyrave,brushes,paraqes boten time,aty gjen fryme ekspresioniste,impresioniste,e une preferoi figuren dhe artin abstrakt.
Jam deshmitar i luftes 1998-1999, se ciles kam kushtuar ca punime, si i plagosuri,e plagosura,peisazh i djegur. Kompozicionet e mia jane te errta,te vrazhda dhe kane domethenje simbolike dhe peshe artistike. Aty paraqes frymen e kohes dhe jane deshmi e kohes, te jetes, te luftes.

E Pafajshmja
Keni qenene specializim ne France ne vitin 1979.Cka mund te na thuani per kete?

Franca,sidomos Parisi me ka ndihmuar shume ne zhvillimin e botes sime artistike.Aty e kam formuar stilin tim,shperjen time artistike.Keshtu ne baze te punimeve te mia artistike me kane pranuar anter te Muzeut te Luvrit.Atehere kam qene ne specializim ne Itali,Britani te Madhe,Gjermani,Rum,ani Poloni,Shqiperi,etj.

Cka mund te na thuani per artin figurative kosovar.Ne cfare niveli eshte?

Per artin kosovar mund te them se ka piktor te mire si: Musli Mulliqi, Nerbi Muriqi,  Tahir Emra, Fatmir Krypa, Gjelosh Gjoka, Ibrahim Kodra etj.

A ka ndikuar lufta e fundit ne krijimtarin tuaj?

Une jam deshmitar i luftes,i tragjikes kosovare.Luftes ia kam kushtuiar disa punime.Keto punime do te mbesin si dokumente te kohes se luftes.

Cfare jane mundesit per krijim te piktoreve kosovar.A perkrahen nga shoqeria?

Sot krijuesi, intelektuali eshte ne pozite te rende. Kurrfare kushtesh nuk ka.Sidoqofte une punimet e mia u punoj me vuajtje dhe peripeci.Andaj mund te them se ideal e kam artin dhe ai ka lindur ne mua,sepse aty ku ka jete ka art.

Cfare ka per te porositur artisti gjysmeshekullor

Kam nje porosi e ajo eshte:me e deshte artin sa ma shume.Artin e sinqerte,artin lirik sepse ai eshte pjese e jetes.Mendoi se e kam dhene kontributin tim artit kosovar,kultures kosovare.

© www.zemrashqiptare.net