E premte, 29.03.2024, 08:48 AM (GMT)

Mendime

Anton Çetta e ka vendin në piedestalin më të lartë të kombit shqiptar

E enjte, 14.01.2021, 11:50 AM


Dr. Alma Lama:

Agjenden e tyre po e diktojne pak e nga pak, hap pas hapi, institucion pas institucioni, sic e kam paralajmeruar vite me pare. Te refuzohet vendosja e shtatores se Anton Çetës ne sheshe publike per arsye fetare, sic po aludohet, eshte me shume se turp.

Pajtuesi i gjaqeve ne Kosove kurre nuk do te kishte besuar se do te vinte kjo dite.

Atdhetari,  intelektuali dhe humanisti Anton Çeta e ka vendin ne piedestalin me te larte te kombit shqiptar.

Sheshet jane te vogla per vepren e tij.

Prof. Blerim Latifi:

Një gjë duhet ta keni të qartë: ata që sot po e pengojnë vendosjen e shtatores së Anton Çetës në Prishtinë, nesër kanë me kërku që të hiqen edhe shtatorja e Nënë Terezës dhe ajo e Skënderbeut. Një kohë pata menduar se refuzimi për ta vendosur Anton Çetën në oborrin e Institutit Albanologjik, ishte thjesht çështje inatesh personale mes akademikësh. E kisha gabim.Ky refuzim ka thjesht dhe vetëm shkaqe fetare. Anton Çetën po e refuzojnë sepse ishte katolik dhe për mendjet anadollake përkatësia kombëtare e dikujt nuk ka kurfarë vlere para përkatësisë fetare.Janë këto mendje që prej vitesh mundohen të depërtojnë me helmin e tyre në gjithë jetën institucionale e kulturore të Kosovës, me qëllimin e vetëm që këtë vend ta kthejnë edhe njëherë në një vilajet të mjerë, siç ishte për shekuj me rradhë.

Studiuesi Gjon Keka:

Prof. Anton Çetta e meriton të vendoset afër Gjergj Kastriotit -Skënderbeut,sepse të dy kanë patur si qëllim pajtimin, bashkimin dhe vendosjen në dritë të popullit tonë.

Misioni i shumë paraardhësve tanë ishte që ta nxirrte popullin në dritë, në liri, në tokën e drejtësisë dhe të së vërtetës së tij historike. Kështu i shërbeu popullit edhe prof. Anton Çetta, duke u përpjekur t’i tregojë rrugën e kulturës dhe të civilizimit, larg injorancës, primitivizmit, gjakmarrjes, hakmarrjes etj.

Ndërsa vetëm injorantët dhe dumbabistët bëhen gjithnjë pengesa të vendosjes së statujës së këtyre figurave madhore në vendet e duhura, sepse ata nuk mund të shikojnë me sy kombëtar, por me ato ideologjik-fetar, të cilët ushqehen nga armiqtë e kombit tonë.

Shkrimtari Jusuf Buxhovi:

ANTON ÇETTËN NUK KA KUSH TA NDEROJË!

Kështu ndodh në realitetin e "Fermës së kafshëve", ku identiteti historik, kulturor dhe shpirtëror  i thadruar ndër shekuj saora fshihet nga ai i turmës pa kujtesë!...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora