E premte, 29.03.2024, 10:45 AM (GMT)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Sojniku, soj i humorit dhe shakasë

E enjte, 14.01.2021, 11:20 AM


Shyqyri Fejzo:

Sojniku, soj i humorit dhe shakasë

Mua  më shkruaj “hamull” o prokuror.

Por fjala “soj” me siguri është strumbullari i prejardhjes së emrit të Sojnikut. Le tu a lëmë studjuesve këtë problem. Do të ndalemi në disa “thagma” të njohura në Sojnik e më tutje, që flasin se “lepuri i zgjuarsisë” së tyre fle në tjetër ferrë.

Burrave të fshatit që muarën pjesë në revolucionin Demokratiko-borgjes të Qershorit 1924 i u dhuruan nga një qylaf të bardhë.

Gjashtë-shtatë burra me qylafët në kokë u kthyen në fshat. Qentë e fshatit  nuk e mbyllnin gojën nga të lehurat e vazhdueshme e kërcënuese ndaj burrave që po ktheheshin trimfues nga beteja. E merr fjalën një nga burrat.

“Ore shokë! Jemi na a s’jemi na? Po të jemi na, cfarë ka buci  që na ha?” Kjo thënie u mbuall në Sojnik e më tej. Jeton dhe sot e kësaj dite.

Në zakone e traditën e Sojnikut pritja e miqve e krejt njerëzve gjente mëshirim të plotë fakti se “priteshin sipas veshjes dhe përcilleshin sipas mendjes”. Në vitet gjashtëdhjet shtatëdhjet,  kur Pozaeti ishte ende fëmijë, në zonë kishte ardhur një “brigadë kulturale”, kështu emertoheshin ato atëhere. Përbëhej nga të rinj e të reja kryesisht nga Elbasani, të cilët do të zhvillonin veprimtari disa ditë në zonë. Në një takim të zgjeruar me fshatarët, një e re i drejtohet një burri të moshuar dhe e pyet: “O xhaje! A kini pleshta këtu në fshat?”I moshuari kruajti kokën, fut dorën nga sqetullat, puliti sytë  dhe u përgjigj.” Jo moj vajzë, jo. Në këtë fshat nuk gjen sikur një plesht për be. Nuk gjen se këtu pleshtat i kanë ngrënë dhe i hanë morrat.”

Në një ditë dimri të egër, kur borë kishte e borë binte, një fshatar nga fshati fqinjë i Sojnikut thërret në shtëpinë e një fshatari Sojnikas,i cili dallohej për konak e pritje të këndëshme e bujare të miqve. “Mirë se më ardhe.Urdhëro brenda” e fton izoti i shtëpisë duke i shkundur dëborën me një fshesë.”Jo,jo. Nuk vi brenda. Unë punën dhe hallin e kam se do vete në shtëpi sonte.” I a kthen i sapo ardhuri.”Mos bëj shaka të tilla. Dielli po perëndon. Fshati juaj do dhe dy orë të ecësh pa të arrish në këtë dëborë. Rrimë sonte këtu tek unë. Zjarr kemi, pastërma kemi. Pimë ndonjë brokë verë, se vetëm nuk pihet ajo e flamosur. Ngrehu në mëngjes dhe shkon i lehtë gjethe pastaj në shtëpinë tënde.”I porsa ardhuri ngul këmbë. “Ty të falemnderit. Unë nuk rri dot. Do të shkoj me cdo kusht sonte. Po a di se cfarë ke?Më jep ndonjë sopatë, kamë apo thikë e madhe po t’u ndodh. Kam frikë mos më del ndonjë ujk apo ari, se dimër është..”O mik. Rri, rri sonte.” Po nuk”njomej”mysafiri  i cuditshëm. I zoti  i shtëpisë atëhere e kap për supi e shkund pak dhe i thotë:”Unë do të jap një mjet të sigurtë që tremb ujqër, arinj, dhelpra e cdo grabitqar. Po të lutem, ma kthe se më duhet shumë për vete dhe për ndonjë hallexhi si ti. “ I zoti i shtëpisë futet në ahur ku kishte lopën dhe disa krerë dhen, merr atje ku ishte varur një këmborë të madhe dhe ja jep të porsa ardhurit.”Na. merre. Tunde sa të dalësh aty lart deri në shtëpinë tënde. Po dëgjuan këtë egërsirat vrapin e lanë në malin e Gurit Topit. E kam me provë unë!”. U ndanë me duar në qafë me njeriun e cuditshëm. Pas një javë, kur dëbora ishte shkrirë, një djalë i ri thirri në emër sojnikasin tek shtëpia.”Më dha babai këtë këmborë ta ktheja këtu. Më tha falemnderit shumë se një javë më parë me këtë e kishe shpëtuar  nga egërsirat.” Kjo shaka vazhdon dhe sot të përdoret si top “pikpongu” midis dy fshatrave.

Për fshatarët në nevojë apo që kishin ndonjë mjeshtri lejoheshin me dokumenta të punoin sezonalë në ndërmarrje që ishin në teritor, ose më afër fshatit. Një fshatar që kishte nevoja ekonomike donte të shkonte të punonte një vit në një ndërmarrje të shfrytëzimit të pyjeve afër fshatit. Mirpo hajde të merrje lejën me shkrim te kryetari i këshillit të bashkuar. Vërtitej i gjori fshatar e nuk guxonte të hynte te zyra e kryetarit. E shikon një i njohur dhe i thotë:”Ore! Si e ke hallin?”- I tregon fshatari dhe i thotë se kam ndonjë problem të vjetër me kryetarin e nuk ma mban të futem brenda.” “Të mësoj unë si të bësh. Shko aty në klub, futi nja dy tre dopje me konjak a fërrnet dhe të shikosh ti se cfarë guximi ke pastaj.” Pas pesë minutash fshatari hallexhi i përmbysi pa meze nja tre gota me konjak. Pastaj u dha këmbëve, ngjiti ca shkallë dhe u ndodh tek dera e zyrës së kryetarit. Me grushtin top i futi nja tre-katër trokitje të forta. “Hyrë” u dëgjua zëri nga brenda. Kur hapi derën fshatari nevojtar fshiu sytë hoqi kapën që kishe në kokë dhe i drejtohet kryetarit:-Kush nga ju të dy është kryetari?” “Hë! Hungëroi njeriu që rrinte ulur.”Kryetari jam unë, po ju pse hyni dy e nga dy?” foli ai duke tundur kokën.

Një fshatar sojnikas bashkë me të shoqen qëndronin në ballkonin e shtëpisë tyre përballë një rruge këmbësore që të nxirte tek qendra e fshatit. Disa herë e shoqja e tij donte të largohej të kryente ndonjë punë shtëpie, por i shoqi iu lut të qëndronte aty edhe pak. Pas pak minutash në krye të rrugës, drejt shtëpisë tyre u dha një goxha burrë i veshur me rroba shajaku dhe në kokë mbante  një kapë nga ato të zborit.- Grua!-foli butë-butë burri.-Na këtë 500 lekësh dhe jepja atij burrit kur të kalojë këtu, përballë nesh.Ja kam borxh prej disa muajsh dhe më vjen rëndë ti dal përpara…”- Shiko, shiko. Cfarë punë kam unë or burrë me borxhet tua? Thirre këtu në ballkon, pini ndonjë kafe dhe jepja vetë paratë-I flet e shoqja.-Jo.Kjo nuk bëhet grua.Të lutem shumë zbrit shkallët dhe jepja.Unë po i thërres”.Ashtu u bë. Pas dy tre herë që sojnikasi e thirri me zë të lartë, tjetri u përgjigj ashpër: -E ore! Cfarë derrat ke me mua?” Dhe po shpejtonte hapat.- Prit, prit. Po vjen gruaja ime dhe bëja atë punën që më the atëhere në dyqan, apo harrove?- Tjetri turfulloi. “-Ikë ore, qërohu! Paske avaze ti!” Por e shoqja e sojnikasit po nxitonte hapat. Tjetri ikte e shikonte mbrapa.Më në fund ndali pak dhe i drejtohet gruas së sojnikasit.

-Ti qëndro aty.Ndryshe u bë nami sot…” –Ti prit.- I flet guaja e mbushur kacek me frymë.”-ore lepur të bëhesh ti unë do të kap. E kam porosi nga burri ore,o kokë?- Në një dorë ajo mbante 500 lekshin dhe në tjetrën shaminë e djersitur e shkopsitur. Burri shtoi vrapin dhe kështu shpëtoi nga gruaja ndjekëse. Kur u kthye tek i shoqi, gruaja e mori vesh se para ca kohësh ai kishte sharë sojnikasin me gruan.-Të lumtë. Të kam trime. E vure përpara  burrin e botës. Le të shajë dhe njëherë, po ja mbajti…”

Në kohën e kaluar në një nga fshatrat e Sojnikut kishte ndodhur një ngjarje që për atë kohë mund të quhej kriminale dhe si e tillë, shkaktarët merreshin në përgjegjësi penale. Por edhe këtu cështja duhej hetuar mirë, argumentuar me fakte e dokumenta që cështja të mos rrëzohej nga gjykata.Prokurori hetues ju fut punës në zonë dhe kishte ditë që gëzohej se po e gjente “thelbin dhe ferrën ku fshihej lepuri”.Por, gjatë shoshjes së problemeve, delnin dhe “gozhuta”,të cilat nuk linin “të kullohej”mirë e të mbeteshin vetëm kokrrat. Bëri nga bëri prokurori dhe në një pikë i u duk se aty do të zgjidhej nyja e lidhur pisk. Hetimet e conin në një shteg se një person, i quajtur Banush mund të fliste e të zbërthente kutinë e Pandorës pa pasur nevojën e celësit. Mendoi gjithë taktikën dhe strategjinë e kësaj pune dhe një ditë të ngrohtë dhe me diell, u nis të takonte apo të “trajtonte” Banushin. E gjeti duke bërë një gardh me purteka cënmëdeli e lajthie. U ulën të dy në një sop afër punës së Banushit. Prokurori si shikoi me kujdes në të katër anët mos i dëgjonte njeri, u fut drejt për drejt në temë.

Banushi kishte vënë brylin në gju e dorën në mjekër me sytë gjysëm të pulitur dëgjonte. Prokurori kishte nxjerrë një bllok, palosur kapakun dhe me stilolaps priste të shkruante në fletën e parë të bllokut, cfarë do thoshte Banushi.

-Ama  për këtë paske ardhur?- pyeti Banushi.

-Ne e dimë se ti e di dhe do na ndihmosh.-u drejtua gjysëm kërcënueshëm prokurori.

-Mua për këtë cështje më shkruaj hamull o prokuror.-

Njeriu i ligjit shtërngoi dhëmbët,  u përcuall dhe i u lëshua bashkëbiseduesit:-Pa më thuaj tani cfarë do të thotë kjo hamull.?

-Këtë ta shkoqit xhaxhai ty. Kjo ara këtu me misrin mbi gju është arë më misër. Ajo ara më tej është arë me jonxhë.Kjo tjetra më lart është ugar, kurse ajo afër që është midis tyre, ka qënë mbjellë me grurë.E shikon? Gruri është korrur shirë dhe kashta e vënë kavaletë. Ara e korrur e grurit quhet hamull.Aty nuk ka asgjë se e kemi korrur e shirë grurin. Si kjo hamulla është dhe mendja ime për atë që më pyesni ju. Hamull, hamull më shkruaj..”

Me humorin në zonë dukej sikur bëhej një garë midis individëve, fisev, lagjeve dhe fshatrave. Humor pa “dushk” dhe pa “egjër”,humor i fukarait.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora