E shtune, 20.04.2024, 05:13 PM (GMT+1)

Mendime

Eduard M. Dilo & Edi Vasi: Gratë Xhamballanje shembull në Zagori dhe më gjerë

E enjte, 14.01.2021, 08:38 PM


Pjestarë nga familja Xhamballo në vitet 1930

GRATE XHAMBALLANJE  SHEMBULL NE ZAGORI DHE ME GJERE

Nga Eduard M. Dilo & Edi Vasi

Xhamballajt-një familje e shquar jo vetëm për Sheperin dhe Zagorien, por më gjerë.

Eshtë  kenaqësi, obligim dhe dëshirë të shkruash për Xhamballajt e Sheperit.

Eshtë ndoshta rast i vetëm në Shqipëri që nuk ka tjeter familje ose fis me këtë mbiemër!

Gjithë sa janë me këtë mbiemër, janë vetëm të këtij fisi.

Ndër vite, shekuj e dekada të tëra ka nxjerrë njerëz të shquar kjo derë; aq sa kënga popullore e ka përjetësuar  në vargje” Xhamballajt një derë e parë ...”.

Nuk po ndalemi në këto pak rreshta që po shkruajmë për burrat e shquar të këtij fisi që koha i njohi, burra të fjalës e të besës,  prijës e luftëtarë.

Në shkrim po ndalemi në gratë e Xhamballanje, zonja tipike zagorite, në jetën e përditëshme, kudo dhe kurdoherë.

NENE SAVA, vajzë nga dera  e shquar e Levanit, hyri në këtë familje nuse, vajzë e vogël, dhe u rrit e përshtat me çfarë do lloj zakonesh e tarbiate-sh, aq sa thirrej “Sava e Xhamballanje”.

Një grua me një zemërmirësi e çiltërsi që takon rrallë.

Gjithë brezi i ri i asaj kohe kur ajo jetoi,( tani të moshuar), e kujtojnë me dashuri dhe respekt Hall’ Savën, ose Nënë Savën si  e thërrisnin.

Nuk kish nxënës shkolle të mos ta respektonte( shtepitë e xhamballanje ndodhen pranë shkollës).

  gjithë e kujtojnë atë për fjalën e mirë që nxirrte nga goja, përkëdhelitë e gostitë që u bënte fëmijve të shkollës.

Atyre që u mungonte mundësia të visheshin si shokët, Nënë Sava u blente rroba ose këpucë.

Bashkëshorti i vdiq në moshë të re, por ajo plot dinjitet përballoi këtë fatkeqësi dhe rriti fëmijë shëmbëllorë (4 djem dhe  1 vajzë ), të cilët ju bënë  krahë  asaj në përballimin e jetës dhe jetesës.

Lufta e dytë botërore i rrembeu dy djem, Panon dhe Spiron,  dy yje, dy lastarë që ishin të shquar në ç’do hap dhe aspekt të jetës.

Ajo me dhimbje në shpirt e zemer, me lotë në sy-që e shoqëruan deri në fund të jetës, nuk u përkul, por me përkushtim  sëbashku me Kalopen, nusen e Spiros, që i la tri femijë të mitur si dhe me vajzen Viktori i rritën, i edukuan dhe i bënë shembëll mirësie e gjithëçkaje.

Vangjeli,-Xheli-si e thërrisnin, në kujtimet që ka lënë  e kujton me dashuri  të madhe:

''Për Dëdën kam respekt të veçantë

Sa më shumë shtohen vitet e largimit të saj, aq më e madhe  më shtohet dashuria dhe malli  për të.( V. Xhamballo: kujtime 9-8-2000).

Respekt, dashuri e dhimbje ndjente dhe Vasilika e dashur dhe e shtrenjtë për të apo Zoica e urtë, e dashur dhe e mirë që sa herë e përmendim përlotet...

Kujdesi dhe respekti për Dëdën si nga Xheli, ashtu dhe nga Zoica, Silja, apo Eftua-nuse e Xhelit-ishte shëmbëllor.

Ajo thoshte shpesh “djali” për Xhelin dhe “vajzat e Sarandës” për Zoicën e Silen.

Edhe ne që ishim fare të vegjël, ruajmë dashuri shumë të madhe për Nënë Savën.

Do jetë  përherë e pa harruar.

KALUA, vajzë nga Kagjinajt- nuse në Xhamballaj, u ingranua dhe u  bë njësoj me familjen ku shkoi nuse.

Në kujtesë për këdo që e njohën ka ngelur grua tipike sheperjote-zagorite: e zonja, nikoqire, e fjalës, ku fjala e saj qe e sinqertë dhe e dëgjonin dhe e respektonin për ç’ka thoshte.

Ngeli e re, e ve’ se burrin ja arrestuan nazistët dhe e pushkatuan në kampin famkeq të Prishtinës.

Rriti tri femijë shëmbëllore, të cilët ishin shëmbëll mirësie kudo.

Çmonte dhe vlerësonte shumë vjerrën e saj, (Nen' Saven), apo kunatën Viktori që të tria bashkë përballuan fatkeqësitë që u ndodhën dhe mirë -rritën fëmijët jetimë.

Rrobat e zeza të tria këtyre grave dinjitoze, nuk ju hoqën nga trupi.

Vuanin  në shpirt tragjeditë e mëdha që shkaktoi lufta.

Gjithmonë ishin fjalë urta, me një zemër e shpirt të bardhë e plot mirësi.

Kalua nuk  donte të shqetësonte njeri,  shumë gjera i mbante e vuante për vete.

Ajo thoshte që “kur te vdes dua te beje kohë e mirë, edhe dimër të  jetë, në menyre që njerzit të mos kenë veshtiresi për të më përcjellë  në banesën e fundit.."

Dhe vërtet Zoti ashtu ja plotësoi dëshirën!

ZOICA, e mira dhe e urta Zoice që trashëgon emrin e Nënës së Çajupit, me të cilin Gjyshi i saj ishte kushëri- çuditërisht dhe Zoica,e urtë dhe e mirë  si tregonin se ishte dhe Nëna e Çajupit, shquhet  për dashurinë, fjalën e ëmbël e plot bukuri, buzëqeshjen që e shoqëron kudo në jetë.

Aty ku punoi si shitese në Sarandë, të gjithë flasin me relata e konsideratë të lartë .

E mire, e dashur  është dhe tani Zoica jonë.

Sëbashku me Koci Vasin, burrin e saj rritën dhe edukuan 4 fëmijë model në sjellje, shoqëri, kudo.

Urojmë për Zoicën jetë të gjatë dhe shëndet e mirësi.

SILJA-VASILIKA- trashëguese dhe bijë e denjë e përtëritjes së emrit të

"plakave të xhamballanje", ishte e urtë dhe shëmbëllore kudo në  jetë.

Fjalë ëmbël e buzë në gaz të priste e të përcillte.

Kudo ku punoi,  ka lënë emër të ndritur, e të mirë si vetë Ajo.

Si Zoica dhe Silja, trashëgimtare të denja të Babait të tyre që nuk arriti ti gezojë,  janë simbol mirësie dhe me një zemër behar.

Vasilika u martua me Petrit Idrizin dhe krijuan një familje të mrekullueshme, ku të dy vajzat që kanë lënë pasardhese, janë bija të denja të prinderve të tyre.

E pa harruar do  jetë Silja jonë !

Nuk mund të lëmë pa permendur Efton, "nusen e Xhelit",një grua e urtë , e dashur, e pritur, dashamirëse me gjithë fisin Xhamballo, e që e karakterizon veç mirësia. I urojmë jetë të gjatë.

Shkruam  pak rreshta kujtim në shenjë respekti për këto pjestare të familjes Xhamballo, duke mos pretenduar se thamë gjithcka.

Kalope Kagjini Xhamballo, me dy vajzat e saj Zoica dhe Vasilika



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora