Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Abuzojnë me foton e tij, reagon shkrimtari i njohur, Kristaq Turtulli

| E merkure, 13.01.2021, 11:54 AM |


Ka drejtësi në Shqipëri apo nuk ka?! Mbrohen të drejtat e qytetarëve dhe emigrantëve apo jo. PËRGJIGJUNI, JU MEDIA A KUSHDO QOFSHI?!

Nga Kristaq Turtulli

Të nderuar kudo që ndodheni nuk është as e ndershme dhe as morale:

edhe sot më datën 12, 1 2021  ky person me emrin Kristo Muzaka botoi një shkrim në gazetën SOT me foton time.

Gjeopolitikë në  kohë  pandemie dhe lufta  për vaksinim ndaj covid 19.

Emri im është Kristaq Turtulli, shkrimtar, autor i mbi 30 librave, botuar dhe në gjuhën angleze në Amerikë.

Vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare me banim në Toronto të Kanadasë.

Qeveria Shqiptare për arritje të larta në fushën e artit dhe letërsisë më ka akorduar Titullin e lartë Ambasador i kombit.

Ndjehem thëllësisht i indinjuar per nje veprim te përsëritur dhe të denueshen nga ligja, nga nje person me emrin Kristo Muzaka

Ky person anonim dhe i pandërgjegjshëm ka hedhur dhe shumë shkrime të tjera me foton time.

Ky është veprim I perseritur , dhe i dënueshëm. Ju, kam dërguar protesta  redaksive të gazetave,

aq më tepër personin që kryen këto veprime nuk e njoh dhe nuk e di kush është,

por për fat të keq punonjësit e gazetave nuk e kanë vene yjet ne zjarr, kjo mungesë serioziteti dhe përgjegjësie.

Po ju drejtohem juve si miq, si kolegë dhe dashamirës të artit dhe letërsisë. Ndryshe do u drejtohem ligjit dhe drejtësisë:

Mos harroni, këtu në Kanada dhe Amerikë, një person apo organ gazete që kryen një veprim të tillë të paligjshëm dënohet me gjobe.

Ju kam dërguar mediave notë protestë pos askush pre tyre nuk ka reaguar. Kjo e dëmton imazhin e medias Shqiptare.

Çpo ndodh, ku është dinjiteti ynë, që disa sharlatanë abuzojnë në mënyrë të paligjshme:

Me respekt,

Kristaq Turtulli