E merkure, 24.04.2024, 10:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Marjana Bulku: Intervistë me Iris Halili, autore e librit “Lideri nuk lind…bëhet”

E merkure, 13.01.2021, 11:47 AM


Roli i Liderit Transformues në Realitetin  Shqiptar. Intervistë me Iris Halili, autore e librit “Lideri nuk lind…bëhet”

Intervistoi: Marjana Bulku

1. Këtu në SHBA flitet shumë për rolin që ka lideri transformues si në politke po ashtu edhe në botën e biznesit. Cili është saktesisht tipari i ketij lloj lidershipi ?

Lidershipi transformues është në gjendje të sjellë transformime në një realitet, mendimi apo veprimi përmes një frymezimi, krijimi dhe realizimi të një realiteti të ri, krejt të ndryshëm nga i mëparshmi  dhe që u trashegohet brezave si vlerë . Sikur e thotë edhe vetë  fjala transformues ky lider është në krye të transformimit , por (dhe ky moment ka shumë rëndësi) ai bën shumë kujdes që ky transformim të jetë i konsoliduar deri në fund. Lideri transformues pikë  së pari flet me vlerat dhe aftesitë  tij personale, vlerat e karakterit apo të shkuares apo edhe të tashmes së pastër dhe janë pikërisht këto me të cilat ai hidhet në betejën  e transformimit. Ai i kerkon këto vlera tek ndjekesit e tij dhe tek bashkepuntoret e tij.

2. A ka patur ndonjëherë Shqiperia lider transformues?

Une mendoj se pothuaj të gjithe lideret e Shqiperise në fillimet e  tyre kanë fituar besimin e ndjekësve  duke premtuar transfotmimin  dhe ne të njejten kohë kanë qenë shumë të zotë të  percjellin një figurë bindese se do të jenë  lokomotiva e transformimit. Transformues ka qenë Skenderbeu, Ismail Qemali, Nënë Teresa, të gjithë këta të njohur për vlerat e tyre transformuese  shumë përtej kufijve shqiptare. Ashtu sikur mendoj se të gjithë lideret e mevonshem shqiptarë kanë bërë një hap transformimi në realitetin shqiptar apo kanë vënë një gur transformimi. Psh ne e dimë  që sejcili nga lideret e trazicionit vuri  një gur në transformimin e Shqiperise nga diktaturë komuniste  në republikë parlamentare pluraliste dhe këtu pa dyshim  roli i Dr. Berishes është më i spikaturi. Por nga ana tjeter të gjithë lideret e tranzicionit pa perjashtim kanë dështuar në  një pike, pikërisht në atë dramë  që e krijuan po vetë , atë dramë  ekonomike dhe sociale që është pjellë  e grykësisë  së tyre:korrupsionin. Ironia më  e madhe është se ndjekësit shqiptarë  kanë qysh në vitin 2002 që votojnë atë lider që u premton se do u luftoje korrupsionin, por fatkeqesisht pas çdo votimi kemi o më shumë korrupsion, o një korrupsion me fytyrë tjetër  por me thelb të njëjtë. Kështu njëri pas tjetrit dështoi “Katarsisi” i Fatos Nanos, dështoi  premtimi i Dr.Berishes me “Me duar të pastra”, dhe po kështu deshtoi dhe “Rilindja” e Edi Rames. Unë mendoj thjesht që edhe psikologjikisht për lideret e tranzicionit është shumë e vështirë të luftojnë ate që kanë krijuar  po vetë.

3. A e shikoni pjesën më të sëmurë të realitetit aktual shqiptar  tek korrupsioni?

Po. Unë mendoj se korrupsioni është metastaza që fillon me zgjedhjet që manipulohen në një forme a tjeter dhe më pas vepron në çdo instance tjetër  Se po u vodh e drejta e zgjedhjes të  tjerat jane rrjedhojë . Kjo është shumë poshteruese për çdo shoqëri. Nderkohe korrupisoni nuk po i le talentet dhe njerzit e ndershem të evidentohen, të gjejnë  punë , të konfirmojnë veten , apo sigurojnë të ardhurat  minimale për jeteseë  kjo është arsyeja kryesore e emigrimit masiv të shqiptareve.  Fatkeqesisht, sipas EUROSTAT vetëm në kohën e “Rilindjes”janë larguar 360.699 shqiptare prejt të cileve 140.390 të rinj.Këto  për Shqiperine janë shifra tronditese dhe rrëfejnë se interesi për vendin ka shkuar dhe po shkon në zero. Kjo është drama më e madhe që ka sjellë korrupsioni.

Ky i fundit po edukon një gjenerate të tërë me antimoralin: “Po nuk bëre korruspion nuk ke të ardhme, nuk mbijeton”. Në media bejne moral të korruptuarit dhe këta propozohen si mendjet virtuale që japin leksione morali kur e gjithe jeta e tyre ka qenë një korrupsion pasiv, pasi psh të mos jesh ekspert dhe të dalësh  në media dhe të bësh  ekspertin është korrupsion intelektual , është korrupsion shpirtëror  dhe mbi të gjitha është korrupsion informativ. Shqiperia është një vend i vogël. Gjithkush e njeh tjetrin, kështu që  kur moralin ta ben i korruptuari,ajo çka ka vdekur perfundimisht është shpresa se vlera dhe puna do vleresohet.

Lideret e tranzicionit kanë deshtuar në transformimin e premtuar pasi në realizmin transformues e rendesishme është të mos  transformosh aty këtu , por në të gjithë strukturen, të krijosh vizionin dhe platoformen transformuese në çdo qelize të shtetit  dhe shoqerisë . Le të marrim një shembull aktual. Ne të gjithë e dimë  qe gjykatat kane qenë të korruptuara,  por ne tegjithe e dime gjithashtu se te korruptuara nuk jane vetëm gjykatat, dhe nese ndër  vite perpiqesh të bësh reforma  vetëm me disa institucione  dhe le menjeane të tjerat ,psh fjala vjen energjinë , arsimin apo mjekesinë , pra bëjmë  reforma transformuese në një kah dhe jo “hot stove” dmth menjeherë  në të gjitha sistemet, transformimi mbetet çalaman, pasi është  njësoj si të shërosh  një organ dhe të lesh të tjerat të vdesin pak nga  pak. Nëse ne mbyllim një media për evasion dhe e leme të shijë një media tjetër kjo nuk është reforme antikorruptive, përkundrazi ky është  një transaksion i rrezikshem dhe krijon premisat e vendosjes  së një  forme diktature moderne ku pushteti  perkrah vetem ato që  e favorizojne. Kjo krijon atë që kemi  quajtuar oligarki, apo drejtimin preferencial. Ky realitet ka sjellë  çoroditje  dhe apati totale tek ndjekesit. Kjo ka bërë që Shqiptaret të mos kenë më besim as tek politika dhe lidershipi i saj , por edhe as tek media dhe në pergjithesi në asnjë institucion shqiptar

4. Cili do të duhej të ishte roli i lidershipit transformues përkundër këtij fenomeni në realitetin shqiptar?

Aktualisht ndjekësit  shqiptare nuk kanë  nevoje ti bindesh për dramen e korrupsionit në vend, pasi  ata janë  të goditur deri në palcë prejt tij dhe kjo do të thote se sot nuk ka nevojë  për  retorike politike. Të lodhur nga propaganda antikorrupsion që ka mbetur më shume e tillë dhe të gjendur midis dy alternativave  partiake që janë po njelloj ato që propozojnë dy stacionet që kanë  të njejtin realitet, ndjekesit shqiptare deri më tani kanë  vendosur të mos zbresin fare nga treni.  Lideri transformers êshtë  ai që duhet t’i bindë për stacionin e ri, dhe kjo bëhet nëse ai u tregon harten e stacionit të ri me të gjitha detajet si do luftohet korrupsioni dhe kur do arrihet kjo me afate të qarta.

Ajo që duhet të sjellë lideri transformues është  stimulimi intelektual që do të thotë përpara çdo vendimi apo platforme antikorrupsion të marrë mendimet e paleve të involvulara dhe interesuara për këto reforma. Këtu ka shumë rëndësi angazhimii i të gjitha grupeve sociale.

Lideri transformues pike së pari duhet të jetë personalisht i përkryer dhe i pastër në figuren e tij, së dyti të vijë me një platforme të qartë me pika transparente dhe të qarta që shkatërrojnë  statu quo-në , dhe së treti që është  më e rendesishmja, të mbledhë rreth vetes të pakorruptuarit .

5.Si e mendoni ju të ardhmen e lidershipit shqiptar duke parë historikun e deritanish?m  ?

Në pergjithesi në botën demokratike një lider protagonist pasi mbaron misionin që i është besuar nga ndjekesit largohet, shumë premtime i arrin, shumë jo, pasi nuk ka lider që të përmbushë  100 % nga ato që premton, gjithkush le një gur e kështu vendoset demokracia dhe respektohet e drejta e ndryshimit. Unë mendoj se e gjithe kasta e tranzicionit në politikën shqiptare e ka mbaruar misionin e saj deri diku të transformit  të vendit nga një sistem diktatorial në një sistem demokratik dhe pluralist. Duhet pranuar gjithashtu se ne vinim nga  një errësirë  totale dhe lideret tanë modern nuk mund të ishin vetem se amatore. Por tashme tranzicioni duhet e perfundojë dhe që kjo të realizohet, lideret e saj duhet ti hapin rrugën  një  brezi tjetër të ri.

Une mendoj se në thelb në Shqiperi vazhdon mentaliteti i partisë  amë .Dikur kishim nje Parti, tani kemi dy, por edhe lidhjen me  to e kemi pak a shumë njëlloj. Lideret e rinj duhet pikë  së pari të transformojnë këtë  mendim të gabuar. Nëse partitë  tradicionale nuk e pranojnë dhe kjo po duket qartazi që nuk pranojnë alternativa progressive, duhet parë për një forcë më vete. Në fakt një parti nëse në ide nuk ndryshon, nuk modernizohet,nuk sjell ide dhe individë progresive, ajo parti vdes. Unë mendoj se të dy partite e mëdha shqiptare si dhe si motrat e lindura prej tyre  po shkojnë drejt ketij fundi.Operacionet” plastike” të tipit që kreu Rama kur u bë kryetar partie, apo partitë e vogla që dolën nga partitë amë nuk sollen asnjë ndryshim pasi imazhi i ri me njerez të njëjtë është  pa efekt të gjatë .

6. A keni besim se Shqiperia që kemi ëndërruar në vitet 90 do të bëhet ?

Po, kam shumë besim. Kam besim tek rinia intelektuale atje, kam besim tek vitaliteti i shqiptareve që e ruajten shqiptarizmën për 500 -vjet të gjallë, kam besim tek mendjet intelektuale dhe të hapura shqiptare, kam besim tek hapja globale e Shqipërisë që mbyt mentalitet e vjetra dhe formëson  pak nga pak apo riparon ato pjesë të kultures që na ka lënë prapa, kam besim se lideret që i  duhen Shqiperise pas -trazicionale do të vijnë.

7. Edhe sa do të duhet të presim , apo…?

Kjo është  në dorë  të të gjithe shqiptarëve progresistë.  Siç  na këshillon  Nënë Tereza “Jepi botes më të mirën që ti ke”. Çdo transformim fillon pikë  së pari nga vullneti individual !



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora