E marte, 16.04.2024, 05:39 PM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: VETING-un politik në Kosovë e bën Referendumi i 14 Shkurtit

E merkure, 13.01.2021, 11:00 AM


VETING-un politik në Kosovë e bën Referendum i 14 Shkurtit, VETING-un institucional do e bëjnë KURTI dhe OSMANI

Nga Skënder Sadri KAPITI

Me 14 Shkurt vota popullore do e ndëshkojë ashpër politikën e vjetër të LDK, PDK, AAK dhe NISMA, të cilat tashmë janë konsumuar së tepërmi nga fakti i keqeverisjeve të tyre në këto 20 vite.

Elita e vjetër politike në Kosovë ka dështuar rëndë në ngritjen dhe ndërtimin e shtetit ligjor, modern e me standarde moderne; elita politike LDK, PDK, AAK dhe NISMA ka dështuar rëndë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit pasi ajo vetë simbolizon dhe  identifikohet me korrupsionin, hajninë  dhe tradhtinë; ka dështuar në punësim, në shëndetsi, në arësim,pra ka dështuar në sferën sociale, të mirëqënies, të progresit e zhvillimit si dhe në atë të integrimit europian.

Për këto arsye opinioni dhe votuesi kosovar politikën e vjetër  do e ndëshkojë ashpër pasi atë verdikti i popullit edhe e ndëshkoi dhe një vit më parë  me 6 Tetor 2021.

Mirëpo gjatë këtij viti të fundit  dhe pas zgjedhjeve të 6 Tetorit politika e vjetër u ngarkua me të këqija dhe me kusure të tjera edhe më të rënda. Ajo tashmë është diskredituar publikisht por edhe nderkombëtarisht me aktin e pashëmbullt edhe në rang botëror: në atë se në kulmin e pandemisë globale të koronavirusit dhe në kulmin e punës shëmbullore  të qeverisë KURTI, politika e vjetër ndërmori një grusht parlamentar që bëri të mundur rrëzimi e qeverisë legjitime KURTI dhe formimin e një qeveria të dobët dhe pa legjitimitet demokratik e cila ka dështuar thellë, dhe madje me marrëveshjen e Washingtonit në dëm të Kosovës, qeveria dhe kryeministri Hoti sipas asaj  marrëveshjeje e kthyen Serbinë në Kosovë.

Tashmë populli në Kosovë është e sigurtë se do e ndëshkojë thellë politikën e aleancës të së keqes, LDK, PDK, AAK dhe   NISMA.

Pikërisht ky fakt do të thotë se Referendumi i 14 Shkurtit 2021, verdikti popullor do të bejë të mundur VETING-un e madh politik  në Kosovë  që është: largimi nga pushteti, dhe ndëshkimi i ashpër me votë të politikës së vjetër. Pra zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 do të jenë një votëVETING popullor ndëshkues i së vjetrës dhe  besim, shpresë e triumf i së resë,   Kurtit dhe Osmanit.

Ky referendum u jep shansin edhe antarësisë së partive politike LDK, PDK, AAK dhe NISMA që të bëjnë edhe VETING-n brënda tyre, ku votuesit e këtyre kanë shansin që të ndëshkojnë dhe të mos dërgojnë në parlament individët prej të cilëve ato do të ndëshkohen ashpër si organizata politike. Ky referendum le të shërbejë pra edhe si një VETING politik për këto parti për t’u cliruar nga kapësit e pronarët e tyre, pra për të ndëshkuar autokracinë, nepotizmin dhe  korruptimin.

KURTI dhe OSMANI do të kryejnë reformimin, VETING-un e sistemit të drejtësisë, pasi vetëm ata janë të lirë, të pashtrënguar dhe të motivuar kombëtarisht për ndërmarrjen e kësaj reforme të reformave, të kësaj reforme jetike për Kosovën, pasi si Osmani dhe Kurti janë të pastër dhe nuk janë, nuk kanë dhe as nuk  janë të akuzuar për rekorde krimi, korrupsioni, hajnije dhe as tradhtie publike e kombëtare.

KURTI dhe OSMANI janë në pozicione dhe në antitezë diametralisht të kundërt më atë se cfarë kanë në biografinë e CV-në e tyre ata të cilët do të ndëshkohen me 14 Shkurt 2021.

Me VETING-un në drejtësi fillon edhe VETING-u gjithistitucional në Kosovë, fillon sundimi i ligjit, fillon funksionimi edhe i demokracisë, shtetit dhe shoqërisë  të kapura nga politka e vjetër; me VETING-un e drejtësisë fillon cmontimi i sistemit kriminal të hajnisë e korrupsionit mision të cilin populli në Kosovë do t’ua besojë Albin KURTIT dhe Vjosa OSMANIT.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora