Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Rrëfim për ditëlindjen

| E merkure, 13.01.2021, 11:41 AM |


Neki Lulaj

Përulje

Rrëfim për ditëlindjen

Lundrova me vitet si në ca dallgë të thinjura

Nëse nuk u bëra kapiten, nuk iu tremba së përpjetës.

Kisha në vite urimin e bacës e lokeve fjalëflorinjta

Kisha krenarinë që ma jepte plisi i bjeshkës.

Dikur lozja me kapuca e me thyerjen e krahut

Mes Broliqit jetova kujtimet e ëmbla rinore

Më tej preka Evropën pa harruar ngjyrën e bajrakut

Gdhiva netët në një libër në një varg e fletore.

Neë ditën e lindjes i përulem brazdës, shkronjës, pragut

I përulem kroit që më dha currilin e parë

Kudo ku shkoj më vjen ngrohtësia e oxhakut

Një besë të re ia jap ditës që në agim.

Në ditën e nesërme jetoj lumturinë e ëndrrës

Ashtu duarzgjatur eci drejt mirësisë së munguar.

Dhe vëmë në buzë  aromën  erëmirë të këngës

Drejt një jete me shresën e trëndafiliar

13 janar 2021, Speyer