| E merkure, 13.01.2021, 11:58 AM |
Gjuha
Nga
Astrit Lulushi
Askush
nuk është e para, as pula, as veza. Foshnja kur lind reagon me të qara; mënyrê
lexim i një gjuhe shprehur me shenja e simbole, pastaj u krijuan hieroglifet.
Ç’është gjuha, pra? Më parë u fol, apo e shkrua? Gjithkush përgjigjet sipas
kohës, interesit a dëshirës. Megjithëse, pa gjuhë nuk mund të ketë lexim, dhe
pa lexim nuk mund të ketë të shkruar; nuk duhet të ketë as gjuhë. Gjë e
ngatërruar. Shoqëritë që sot s’lexojnë, kontribuojnë në shuarjen të shkruarit,
dhe të vetë gjuhës.
Historia
është e çuditshme. Mijëra vite më parë, një ndryshim i menjëhershëm kulturor
duhet të ketë përfshirë mbarë njerëzimin. Kjo është mënyra më e saktë për të
përshkruar atë që ka ndodhur. Edhe shumë mijëra vjet pas fillimit të këtij
procesi, sot ekzistojnë ende lidhje të përbashkëta të rëndësishme mes popujve,
si në përralla, mite, legjenda, shprehje e fjalë.
Para
transformimeve ekonomike dhe fetare të 2,000 viteve të fundit, ngjashmëritë
ishin edhe më të dukëshme, duke përfshirë emrat e disa perëndive e riteve. Ka
edhe shumë aspekte të tjera të kulturës dhe jetës shoqërore që kurrë nuk do të
njihen nga ato pak mbetje që arkeologjia moderne mund të zbulojë; dhe popujt
vazhdojnë të grinden e armiqësohen duke mbrojtur secili pretendimet e veta.
Nuk
është e paarsyeshme të spekulohet se disa gjuhë indo-evropiane kanë dallime
midis tyre.
Në
përgjithësi, kombet që vijnë nga Proto-Indo-Evropianët kanë vetëm deri 50% të
prejardhjes nga banorët e lashtë të stepave; shumica e trashëgimisë së tyre
kulturore vjen nga popullata të tjera në zonat ku u vendosën. Kjo sigurisht la
shenjë të dukshme në mënyrën e evoluimit të shoqërive, veçanërisht në rajonet
ku Proto-Indo-Evropianët takuan popuj, si pellazgët, që ishin më të përparuar
teknologjikisht, dhe shoqërisht më të zhvilluar.
Proto-indo-evropianët
nuk ishin një tufë e civilizuar. Ata duhet të kenë pasur një rend shoqëror dhe
organizim ushtarak efikas; dinin gjëra të tilla si qeramika, endja, bujqësia,
rritja e kafshëve dhe madje, në një kohë disi më vonë, metalurgjia e bakrit dhe
bronzit; mbase ata kishin arritje të admirueshme në poezi, muzikë, letërsi
gojore, mendim teologjik dhe filozofik etj., madje kishin përparësi si kali i
zbutur… por, në fund të fundit, patjetër që nuk ishin bartësit e kulturës
materiale më mbresëlënëse në botë, që gjetën mes pellazgëve. Shtoji kësaj ndikimet
e thella të jashtme nga shoqëritë fqinje që shpesh mund të ndryshojnë kulturën
e një populli edhe me fluks gjenesh krejt të papërfillshme dhe dominim të
drejtpërdrejtë nga të huajt. Helenët, ilirët, romakët u ndikuan nga civilizimet
e vjetra të Lindjes së Afërme (që përfshin edhe ndryshimet dramatike në
kulturë, vlera dhe mendësi të filluara nga krishterimi), ose sesi civilizimi
islamik, i lindur në Azinë Jugperëndimore, u bë një faktor jashtëzakonisht me
ndikim në ndryshimet kulturore mes popujve ku u përhap edhe nëse hyrja e
drejtpërdrejtë ishte masive ose minimale.