E shtune, 20.04.2024, 09:14 AM (GMT+1)

Mendime

Astrit Lulushi: Gjuha

E merkure, 13.01.2021, 11:58 AM


Gjuha

Nga Astrit Lulushi

Askush nuk është e para, as pula, as veza. Foshnja kur lind reagon me të qara; mënyrê lexim i një gjuhe shprehur me shenja e simbole, pastaj u krijuan hieroglifet. Ç’është gjuha, pra? Më parë u fol, apo e shkrua? Gjithkush përgjigjet sipas kohës, interesit a dëshirës. Megjithëse, pa gjuhë nuk mund të ketë lexim, dhe pa lexim nuk mund të ketë të shkruar; nuk duhet të ketë as gjuhë. Gjë e ngatërruar. Shoqëritë që sot s’lexojnë, kontribuojnë në shuarjen të shkruarit, dhe të vetë gjuhës.

Historia është e çuditshme. Mijëra vite më parë, një ndryshim i menjëhershëm kulturor duhet të ketë përfshirë mbarë njerëzimin. Kjo është mënyra më e saktë për të përshkruar atë që ka ndodhur. Edhe shumë mijëra vjet pas fillimit të këtij procesi, sot ekzistojnë ende lidhje të përbashkëta të rëndësishme mes popujve, si në përralla, mite, legjenda, shprehje e fjalë.

Para transformimeve ekonomike dhe fetare të 2,000 viteve të fundit, ngjashmëritë ishin edhe më të dukëshme, duke përfshirë emrat e disa perëndive e riteve. Ka edhe shumë aspekte të tjera të kulturës dhe jetës shoqërore që kurrë nuk do të njihen nga ato pak mbetje që arkeologjia moderne mund të zbulojë; dhe popujt vazhdojnë të grinden e armiqësohen duke mbrojtur secili pretendimet e veta.

Nuk është e paarsyeshme të spekulohet se disa gjuhë indo-evropiane kanë dallime midis tyre.

Në përgjithësi, kombet që vijnë nga Proto-Indo-Evropianët kanë vetëm deri 50% të prejardhjes nga banorët e lashtë të stepave; shumica e trashëgimisë së tyre kulturore vjen nga popullata të tjera në zonat ku u vendosën. Kjo sigurisht la shenjë të dukshme në mënyrën e evoluimit të shoqërive, veçanërisht në rajonet ku Proto-Indo-Evropianët takuan popuj, si pellazgët, që ishin më të përparuar teknologjikisht, dhe shoqërisht më të zhvilluar.

Proto-indo-evropianët nuk ishin një tufë e civilizuar. Ata duhet të kenë pasur një rend shoqëror dhe organizim ushtarak efikas; dinin gjëra të tilla si qeramika, endja, bujqësia, rritja e kafshëve dhe madje, në një kohë disi më vonë, metalurgjia e bakrit dhe bronzit; mbase ata kishin arritje të admirueshme në poezi, muzikë, letërsi gojore, mendim teologjik dhe filozofik etj., madje kishin përparësi si kali i zbutur… por, në fund të fundit, patjetër që nuk ishin bartësit e kulturës materiale më mbresëlënëse në botë, që gjetën mes pellazgëve. Shtoji kësaj ndikimet e thella të jashtme nga shoqëritë fqinje që shpesh mund të ndryshojnë kulturën e një populli edhe me fluks gjenesh krejt të papërfillshme dhe dominim të drejtpërdrejtë nga të huajt. Helenët, ilirët, romakët u ndikuan nga civilizimet e vjetra të Lindjes së Afërme (që përfshin edhe ndryshimet dramatike në kulturë, vlera dhe mendësi të filluara nga krishterimi), ose sesi civilizimi islamik, i lindur në Azinë Jugperëndimore, u bë një faktor jashtëzakonisht me ndikim në ndryshimet kulturore mes popujve ku u përhap edhe nëse hyrja e drejtpërdrejtë ishte masive ose minimale.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora