Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Doruntinë Maloku: 22 vjet nga vrasja politike e Babit tim

| E marte, 12.01.2021, 04:02 PM |


Doruntinë E. Maloku:

22 vjet nga vrasja politike e Babit tim... dhe "vrasjet" e të tjerëve nuk kanë mbaruar ende!

Gjatë dhe pas luftës janë kryer vrasjet me motive politike të disa prej figurave më të shquara të Kosovës, që ishin zyrtarë të lartë të LDK-së.

Ka disa vjet, që vrasjet politike ndodhin në Kosovë nëpërmjet linçimit dhe diskreditimit "ad hominem" nëpër rrjetet sociale dhe ky fenomen pastaj rrëshqet shpeshherë edhe në medie.

Pra, sot, askush nuk ka nevojë të drejtojë armën ndaj një figure publike sepse kundërshtarët e vrasin atë nëpërmjet metodave të tjera, kryesisht propagandistike, ku shfrytëzohen ushtritë e rrejshme të rrjeteve sociale, për ta sulmuar kundërshtarin politik apo ideologjik pa fakte, pa argumentet e nevojshme dhe pa analizë të çështjes, vetëm se ai nuk mendon si ata.

Sot, kur unë kujtoj vrasjen e Babit tim, para syve të mi, dua t'u bëj thirrje nga zemra të gjithë të rinjve që të mos bëhen pjesë e këtyre makinerive për linçimin e dikujt, por, të përpiqen të dëgjojnë  argumentet e palëve për secilën temë që u intereson.

Sulmet personale, në rrjete sociale, ndaj fjalës së lirë, pra, ndaj dikujt që mendon ndryshe, ndaj atyre që besojnë në kauza të caktuara e dëmtojnë demokracinë. E prishin imazhin tonë. E polarizojnë shoqërinë.  Kjo që po ndodhë qe disa vjet në Kosovë, në raport me trajtimin e figurave publike, është fillimi i instalimit të një sistemi autoritar dhe për Kosovën është tepër e rrezikshme.

Propaganda u ndihmon njerëzve që ta gënjejnë veten më mirë.

Shikojeni të vërtetën në sy dhe bëhuni ushtarë të saj. Kosova nuk meriton vrasje të tjera!

22 vjet nga vrasja politike e Babit tim.. dhe "vrasjet" e të tjerëve nuk kanë mbaruar ende!Gjatë dhe pas luftës janë...

Posted by Doruntinë E. Maloku on Monday, January 11, 2021