E marte, 23.04.2024, 06:44 PM (GMT+1)

Mendime

Enver Bytyçi: Askush nuk e do më Edi Ramën e përdorur me lavde madhështie!

E marte, 12.01.2021, 05:45 PM


Askush nuk e do më Edi Ramën e përdorur me lavde madhështie!

Nga Enver Bytyçi

Në vitin 2014 Edi Rama ishte në Berlin së bashku me homolgët e tjerë ballkanas. Kancelarja Merkel e mori në krah si përfaqësues të të gjitha vendeve të rajonit tonë. Vuçiç, atëherë kryeministër i Serbisë, nuk e trazoi veten. Nuk reagoi në asnjë formë, madje ruajti të pandryshuar edhe mimikën. Rama "piktor", Rama "baskebollist" do ta bëjë Shqipërinë, thoshin europianët, ndërsa Aleksandër Vuçiç tallej me të kur e thërriste si "lider global"!

Presidenti i Serbisë së sotme ishte i sigurt se Rama do të përdorej prej tij vetëm duke i dhënë lëvdata të pafund atij. Nuk donte asgjë më shumë kryeministri i Shqipërisë, vetëm që të ishte në faqet e para të shtypit europian dhe të hiqej te shqiptarët, se "kostumi i Shqipërisë I binte ngushtë atij". Ai  e shihte veten me përmasa europiane të një udhëheqësi! Sindroma hoxhiste e të qenit "klasik i markiszmit" dhe "udhëheqës i proletariatit në botë" u shpërfaq në një mënyrë tjetër te pasardhësi diktatorit, Edi Rama!

Ndërsa shqiptarët shijonin lavdinë e udhëheqësit të rilindjes, ata për një farë kohe nuk panë se si po rrënohej çdo ditë e më shumë jeta e tyre. Ata që e vunë re tatëpjetën e atdheut morën rrugët e kurbetit, pa u thënë asgjë komshive dhe njerëzve të tjerë me të cilët ishin në kontakt. Ikja ishte e vetmja formë e reagimit të brendshëm, sepse rezistencën e ndalonin ata që ende besonin te lideri global, Edi Rama.

Por sapo kaloi mandati i parë, europianët u kthjelluan. Ata vunë re mashtrimin e Edi Ramës. Kuptuan se kanabisi, emigracioni i lartë, mungesa e reformave, prapambetja dhe varfëria e kanë burimin te korrupsioni, bashkëpunimi i qeverisë me krimin e organizuar, te kapja dhe përqëndrimi i të gjitha pushteteve në një dorë, atë të kryeministrit të Shqipërisë. Televizionet e kapura të Tiranës ende nuk duan t'i pranojnë këto fakte. Por në sytë e Europës  Edi Rama gradualisht u shndërrua në të kundërtën e "piktorit dhe ngjyrave të penelit". U harruan ekspozitat e tij të zhgarravinave, u hoqën nga përdorimi pyetjet e gazetarëve për basketbollin e pikturat e tij dhe sot jemi në ditën kur europianët "e kanë bërë dalje Edi Ramën"! Nuk e bënë këtë për dështimet e tij, por për mashtrimin e madh që përdori përballë europianëve. Edhe vendimet e Brukselit për moshapjen e negociatave tashmë kanë si shkak themelor kryeministrin e Shqipërisë.

Në të tilla rrethana të dëshprimit europian, i cili investoi në karizmën e një kryeministri mashtrues e sharlatan, Erdogan e ngriti stekën e përdorimit të lojës së vet. "Ah ti kolopuçi i lalës, s'ke ku shkon tani, që Merkel të nxori jashtë gardhit"!, - tha presidenti turk me vete dhe ia hodhi për së dyti herë grepin kryeministrit tonë. Fillimisht u solidarizua me tërmetin dhe ndihmën për eleminimin e pasojave të tij. Mori përsipër të ndërtojë 500 apartamente banimi, por pa ia lëshuar asnjë qindarkë në dorë "mikut të tij", Edi Rama.

Në shenjë hakmarrje ky i fundit shtoi kontaktet me grekët. Në pikën më të nxehtë të konfliktit shqiptaro-turk tha se "Greqia ka të drejtë të zgjerojë ujrat e saj territoriale në detin Jon"! Mjaftoi kjo që Erdogan të hedhë rrjetën tjetër për të kapur Edi Ramën. E priti me salltanete të mëdha, siç priten perandorët! Pse? Sepse Erdogan e di se Rama joshet nga madhështia, nga lavdia, jo nga permbajtja, nga thelbi, nga rezultantja! Tam-tame e madhe! Kritika të ashpra për Avrupin!

Me siguri në këtë ekstazë të pritjes së Ankarasë, pritje që vetëm ajo di ta bëjë, kryeministri i Shqipërisë do ta kishte një brengë të brendshme: - Si do bënte ai me premtimin që i kishte dhënë Micotaçisit për 12 milje det në Jonin shqiptar?! Erdogan i kishte bërë të ditur se "loja me detin ishte e rrezikshme"! Dhe se kjo lojë është e tillë e bëri të qartë gjithashtu ministri i Jashtëm grek, Dendias, kur tha se palët e treta nuk mund ta ndalojnë një marrëveshje për marrëveshje me Ramën për ta dërguar çeshtjen në Hagë!

Rama nuk flet. Hesht! Bën sikur i ka punët në vijë. Vetëkënaqet me mendimin se po ia hedh Rexhep Tayp Erdoganit, të cilit i ka premtuar se nuk do t'u bëjë lëshime grekëve. Ndërkohë me grekët po luan gjithashtu. U thotë "Ok, ju keni të drejtë të zgjeroheni në 12 milje, por prisni deri pas zgjedhjeve në Shqipëri"! Me të parë e me të bërë! I duhet të blejë kohë! Ndoshta me bindjen se pas 25 prillit do ta lëshojë "bombën" sërishmi në duart e Lulzim Bashës! Pra duke lënë pushtetin në duart e opozitës, kërkon që patatja e nxehtë e detit ta përvëlojë kreun e saj!

Por një gjë është e sigurt tashmë. Askush nuk e do më Edi Ramën. Askush nuk i ze atij më besë! As shqiptarët, as europianët, as miqtë dhe as armiqtë e tij! Nuk e duan më as besnikët dhe ish-besnikët e vet, as bashkëpunëtorët e tij. Edhe ata e dijnë se nga Edi Rama mund të përfitosh po e krahasove me Skëndërbeun! Por jo pse jep prova aftësie në menaxhimin e punëve të shtetit! Nuk e do më Edi Ramën as Aleksandër Vuçiç, sepse kryeministri i Shqipërisë ka humbur kreditet që t'ia realizojë atij ëndërrën e "Serbisë së Madhe"!

Shkurt, Edi Rama është shndërruar në një politikan një përdorimësh. Nuk vlen më për zhvillim strategjish. Thjesht mbetet një taktikan në veprimin e të cilit sundon anarkia, çoroditja, propaganda, demagogjia, gënjeshtra dhe mashtrimi! Për pasojë Shqipëria mbetet një vend eksperimental. Eksperimenti filloi me piktorin dhe basketbollistin dhe përfundoi me një klloun që herë vesh brekushe, herë veladonin e priftit e herë vendos në kokë çallmën e hoxhës! Herë ve kryqin ortodoks e herë tjetër hiqet se është katolik. Herë citon Kuranin dhe një herë tjetër Biblën. Një njeri pa shtyllë kurrizore, pa parime, pa rend fjalësh e veprimesh! Shkurt një klloun politik unik në llojin e vet, por që Shqipërinë e katandisi në gjëndjen më të mjerueshme të mundshme!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora