E merkure, 24.04.2024, 07:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Burra të grave besnike me brekët mbi pantollona

E marte, 12.01.2021, 03:15 PM


BURRA TË GRAVE BESNIKE ME

BREKËT MBI PANTOLLONA

NGA KALOSH ?ELIKU

(Miqtë e mi Neokomunistë)

Miqtë e mi: Natës dhe Ditës Nesërme

Përçudi, i kisha mysafirë nën Rrap.

Sofër, hanin dhe pininin nën hije

Agimin e zbardhnin si rrufjanë nate.

Miqtë e mi, i kisha shqiptarë. Komunistë

Papritmas, më dolën “turqë” halldupi.

Sot, këmbëkrye ende Neokomunistë...

(Burra të grave besnike me

brekët mbi pantollona)

Hurdhave, notojnë më shpinë

Si peshqit e cofur. Sipërfaqe.

Përderisa, nuk vjen një dallgë

Edhe, nxjerrë në breg Lumi;

Në grep të peshkatarit. Rrjetë.

“Analistë”, ende trusakatë partiak

Me brekët nëpër këmbë. Dimi.

Arratisur, Partive Neokomuniste

E shitën veten për poste politike;

Vende pune. Honorare partiake.

Burrat e grave besnike me brekët

Mbi pantollona, arnë përmbi arnë:

E dimikuqet, sokakut i çojnë zhag...

(Lexuesi shkrimeve

mia publicistike)

Përmes shefes të Kabinetit Historik

Kryetari, përcjellë një ftesë përurimi:

Të librave nga Diaspora, në Kuvend.

Edhe, shkova pa hamendje. Takim

Kulturor me miq. Dhe, shkrimtarë.

Kryetari, vetë erdhi dhe ma zgjati dorën

Përshëndeti. Edhe, pse ti më ke sharë:

Jam lexues shkrimeve tua publicistike.

Qesha. Jo, o burrë! Nuk të kam sharë

Po, të kam lëvduar si politikan shqiptar...

(Politikanë pa maska)

Mëkot, analistët i marrin nëpër gojë

Si politikanë me maska. Tri fyryra:

Që, dalin para kamerave televizive

Me intervista bombastike zgjedhore.

Trumbetojnë ditëlindjen e Kryetarit

Kokë më kokë ta festojnë pa maska.

Shkak, që dhe u shpërblyen si heronj

Shoq për shoq me nga njëzetë euro.

Përderisa, populli dënohet dymijë euro...

(Unë nuk jam ajo delja rudë

që ta fal një “qingj të butë”)

Unë, nuk jam delja rudë që pas teje

Të kërcej në hurdhë. Sot, mbytem:

Edhe, të ta fal një “qingj të butë”.

Jam, Kalosh ?eliku me vaksinë:

Raki rrushi. Ushqim. Vitamin D.

Dhe, vitamin H. Pasmesnate. Mal.

Unë, nuk jam delja  rudë që pas teje

Të kërcej në hurdhë. Sot, mbytem:

I punësuat gratë e juaja. Fëmijët tuaj

Dashnoret. Partizanët gjysëmanalfabetë

I përzutë kuadrot e afta nga vendlindja.

Unë, jam Kalosh ?eliku. Që, hyj e dal

Nga oxhaku. Baxhe. Dhe, dal në mal...

(Politikani dështuar “kuqezi”)

“Politikani”, Dje i dështuar “kuqezi”

I armatosur me “patriotizëm”. Eufori

Me Nënën Parti, erdhi dhe në Shkup.

Edhe, Prishtinë. Thashë, atëherë se:

“Kuqeziu”, është një PYKË shelgu.

Nuk ka nevojë, Partia e tij politike

As edhe ne, si vëllezër të një gjaku:

Rrënjë, lëshojë në Shkup. Prishtinë

Hapsirë ka mjaftë, veprojë në Tiranë.

“Politikani” i dështuar në histori. Sot:

Me parullë tjetër politike-anadollake.

Haptas, lëvdon pushtuesit. Që, deri Dje

Na Pushtuan me ushtri. Asimiluan:

E, na shpërngulën nga Trojet Etnike.

Sot, na pushtojnë  me xhami. Hoxhallarë

Fe Islame.“Allahu Akber”, në minare:

Dudumë turku. Dhe, “ndihma humanitare”...

(Nuk e lash rakinë e rrushit

ajo më la mua si Poet)

Unë, nuk e lash Rakinë e rrushit

Armikja, më la Mua si Poet rebel.

Shkaku: E, tradhtova me Poezinë

Gratë e mia besnike. Kurtizane.

Nuk ka problem. Dhe, Gratë Besnike

Sot, më lanë vetëm mes egërsirave:

Ditën, te “Parku i Grave”. Mesdite

E, Unë desha të më lënë nën dëllinja.

S’ka problem: Më duan Partitë Politike

Gratë e mia besnike të “Parkut Grave”.

Nuk i dua rrospitë në Shtëpinë Publike

Shtrat, me to ta kaloj Natën e Madhe.

Punemadhe, ende më do Poezia erotike...

Shkup, 10 janar 2021



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora