E premte, 29.03.2024, 07:07 AM (GMT)

Editorial

Hasan Hasanramaj: Deri me sot nuk është zbardhë asnjë vrasje?! ...

E marte, 12.01.2021, 05:54 PM


Që njëzet e një vjet familjareve ju dhanë premtime të forta, por për fat të keq

Deri me sot nuk është zbardhe asnjë vrasje?! ...

Nga Hasan Hasanramaj

Tema për të cilën u përcaktuam të shkruajmë kësaj radhe janë vrasjet tragjike para, gjatë dhe pas  luftës së fundit të figurave të rezistencës shqiptare për të cilët më shumë së dy dekadë nëpër tubimet e elektorale, akademitë dhe tubime të tjera për çdo vjet nëpër  fshatrat dhe qytetet e Kosovës- kushtua zgjedhjeve komunale, shtetërore dhe përvjetorëve të vrasjeve tragjike në prita mirë të përgatitura. Për të cilat strukturat me të larta të LDK-se , shteti, gjykatat shtetërore, dhe ato ndërkombëtare, që njëzet një vjet resht edhe përkundër premtimeve të dhëna se do të zbulohen së shpejti  vrastaret dhe vrasjet, për fat të keq të gjitha këto mbeten vetëm premtime të folëse deri me sot këto vrasje tragjike para, gjatë dhe pas luftës së fundit  mbeten vetëm premtime dhe mashtrime në letër dhe asgjë tjetër ?!  Me këto vrasje, tradhtaret e kombit para, gjatë dhe pas luftës së fundit, përgjakën Kosovën e përvuajtur, duke e dridhur në themel shtetësinë e saj. Nuk do mend së përzgjedhja e viktimave në fjalë  ishte studiuara dhe përgatitur mirë një kohë të gjatë nga mbeturinat e kombit të  gjitha ngjyrave. Në mesin e këtyre figurave të rezistencës shqiptare që po shihen në fotografin tonë kanë qenë  stratege të luftës  në Koshare, në fshatin  Loxhë, në Pashtrik dhe vendeve tjera anë e këndë Kosovë  dhe shumë vende të tjerë të cilët në momente me të vështira, kur qytetaret e Kosovës u përballen me jetën apo vdekjen të gjithë këta iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe ndër të paret kaluan në formimin e FARK-ut  nën komandës e Shtabit dhe Ministrisë së Mbrojtjes të udhëhequr nga kolonel Ahmet Krasniqi.

Luftëtaret e betejave të mëdha në Kosovë - shumica e të cilëve sot nuk janë në mesin tonë me rezistencën e tyre  i dridhi themelet e ushtrisë serbe

Gjatë luftës së fundit shumë prej këtyre burrave dhe të tjerëve të rezistencës shqiptare me përgatitje dhe profesionalizmin e tyre  prej, strategeve të luftës, triperin e tyre e dëshmuan në vijën e parë të frontit  për forcat e armikut ishin një barrierë e pa kapërcyeshme. Këta eproret ushtarak dhe luftëtaret trima në betejat me të mëdha në Koshare, në Loxhë  e vende të tjera  me trimërinë e tyre heroike  arritën fitore me të cilën i dridhi themelet e ushtrisë serbe dhe jugosllave. Beteja këto që shënuan  kthesën me të madhe të rezistencës shqiptare në Kosovë. Këta eprorë të lartë ushtarak  të pa trembur në fushën e mejdanit me bashkëpunëtoret e tyre  ishte një udhërrëfyes dhe shembull se si duhet të  rezistohet në momentet ma kritike, kur popullata i  Kosovës u kacafyten me jetë  apo me vdekjen ishte udhërrëfyes dhe shembull se si duhet të  luftohet për atdhe. Në këto momente kur në Kosovë ishte i nevojshëm uniteti dhe bashkimi  i shqiptareve për një rezistencë të përbashkët, qarqet mafioze dhe shërbimet e huaja nuk lanë gurë pa lëvizur me qëllim për ti pengua  burra e rezistencës shqiptare në një anë, kurse në anën tjetër për ti penguar dhe mundësisht për ti likuiduar ata. Fatkeqësisht, falë  mirë organizimit të  faktorit shqiptar, shënimet e huaja, me ndihmën e “shqipfolëseve” dhe të një pjese të shtetit shqiptar të asaj kohe ia dolën që tragjikisht ta vrasim eprorin  dhe pjesëtarin e familjes së rezistencës shqiptare Ahmet Krasniqin, Ministrin e Mbrojtës të Republikës së Kosovës në Tiranë. Në këto momente kritike- kuptohet pas vrasjes tragjike të kolonel  Ahmet Krasniqit dhe propagandës së tërbuar të drejtuara kundër personalitetit të kolonel Tahir Zemaj i sugjeruan që për shkaqe të rrethanave të krijuara në Rrafshin e Dukagjinit dhe Kosovë i sugjeruan që të largohet për një kohë të shkurtër nga Shqipëria. Pa vonua me zemër të thyer u largua për një kohë, por prapë u kthye në Shqipëri. Për shkak të ndryshimeve të mëdha që u benë në organizimin e shokëve të rezistencës ju urdhërua të krijojnë dhe të ndërtojnë brigadën “Mërgimi” në fshatin Mamurras të Shqipërisë. Themeli i kësaj brigade ishte një shembull i organizimit dhe përgatitjes së lartë profesionale.

Forcat barbare serbe me ndihmën e “ shqipfolësve” morë hak për humbjen e tyre në Kosovë

Edhe para vrasjes së kolonel  Krasniqit- veprimtaria e kolonel Zemajt dhe të tjerëve  ishte një pengesë e madhe për qarqet e caktuara, sepse ai synimin kryesor e kishte organizimin dhe forcimin të Ushtrisë së Kosovës. Me vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, Tahir Zemajt, Salih Çekaj, Zahir Pajazitaj dhe shumë figurave tjera  të rezistence shqiptare  forcat barbare serbe me ndihmën e tradhtareve të kombit morë hak për humbjen e tyre në Kosovë, e në veçanti për rezistencës e madhe. Këta epror të lartë ushtarak gjithnjë synofshin drejtësinë dhe punë të  ndershëm për realizimin e aspiratave shekullore të trojeve stërgjyshore dhe të popullit shqiptarë. Si  të tillë paraqiste rrezik në veçanti për grupet e ndryshme mafioze në Kosovën e pas luftës si edhe te klaneve të ndryshme politike- mafioze në Kosovë dhe jashtë saj. Andaj e përsërisim edhe një herë, me përgjegjësi  morale dhe kombëtare, të këtyre eproreve të lartë ushtarake dhe të fushave të tjera mençuria e tyre e rezistencës në fronti i luftës, por edhe me mençurinë luftës, benë edhe tërheqjen taktike kuptohet me urdhrin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Tiranë, gjegjësisht me urdhër e kolonel Ahmet Krasnit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Qëllimi i kësaj  tërheqje ishte evakuimi i popullatës së tubuar nga një pjesë e Rrafshit të Dukagjinit, evakuimi i të plagosurve dhe pas kalimit në Shqipëri, stacionimit në afërsi të kufirit Shqipëri- Kosovë, rifreskimit dhe riorganizimit të njësive për një periudhë dhjetë deri në pesëmbëdhjetë ditore dhe pastaj prapa futjes së njësive me plan në drejtim të Kosovës. Kështu kaluan  vite që kur u vranë këta epror ushtarak. Për fat te keq gjatë kësaj kohe jo se nuk u zbuluan vrasësit, por u bënë edhe vrasje të tjera?!

Edhe pas që njëzet e një vjet edhe përkundër fjalimeve dhe premtimeve të shumta folësit u treguam  pafuqishëm për të bërë më shumë për ndriçimin e këtyre vrasjeve të eproreve me të lartë ushtarak dhe të  tjerëve për të cilat kurrë nuk do të heshtim. Andaj kemi kërkua që njëzet e një vite dhe  do të kërkojmë vazhdimisht me ngulm nga strukturat me të larta përgjegjëse ndërkombëtarë  dhe ato vendore për zbulimin e vrasjeve dhe dënimin e merituar, jo vetëm të ekzekutuesve të drejtpërdrejt, por edhe të gjithë urdhërdhënësve dhe inspiratorëve  te të gjitha vrasjeve të figurave me të ndritshme të kombit shqiptarë, kuptohet gjatë  dhe pas luftës së fundit. Të gjithë prindit e viktimave, strukturat partiake e sidomos ato të LDK-, ato shtetërore, gjykatat ndërkombëtare dhe ato shtetërore të Kosovës dhe forcat tjera progresive me ngulmin me të madh nga ta kërkohet zbulimi i të gjitha  vrasjeve të figurave me të njohura të rezistencës shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora