E premte, 19.04.2024, 02:37 AM (GMT+1)

Mendime

Prend Buzhala: Traditat e vetëmbylljes

E marte, 12.01.2021, 05:42 PM


TRADITAT E VETËMBYLLJES

(Replikë me realitetin)

Nga Prend BUZHALA

Gjatë këtyre ditëve njerëzit do të irritohen nga sloganet e kërkesat e eksponentëve politikë. Një palë bisedat për politikën i refuzon kategoriskisht, pala tjetër shkon në ekstrem: shkruan, bisedon, debaton vetëm për politikë, temat tjera (kulturore, letrare etj) as që i interesojnë. Ky redukcionizëm i tillë ua zë frymën përmasave të tjera të vlerave shoqërore e njerëzore. Te e fundit, politika është ajo që merr përsipër të qeverisë me fushat tjera të jetës në menynë institucionale.

Natyrisht, nuk jemi shoqëri e mbyllur, që u dashka diktuar se çka të bisedohet e çka jo! Kështu ka ndodhë në ato shoqëritë masonike (të muratorëve të lirë) që ua ndalonte femrave pjesëmarrjen në këtë "organizatë të fshehtë" apo "që diskutimet rreth fesë dhe politikës të ndalohen."

1.

Dëgjuam shpesh gjatë vitit që shkoi: mbyllje hermetike e kufijve, nga ky e ai shtet, për shkak të pandemisë. Nëse të tjerët e kanë ndjerë këtë masë hermetike, me pasoja bukur të rënda, Kosova as që e ka ndjerë, për shkak se edhe pa atë "hermetizëm" ajo është e mbyllur.

Por a thua, a mos kemi edhe vetë tradita të vetëmbylljes, të mos-hapjes, të refuzimit? Dihet se si kanë funksionuar (e deri diku ende funksionojnë), strukturat e mbyllura të familjes patriarkale e tradicionale shqiptare.

Nga ana tjetër, nëse gjatë viteve '90 e më herët), gjithnjë kemi aspiruar një orientim nga Perëndimi, pikërisht spe funskionon shoqëria e hapur; paslufta na solli të tjera realitete e që na i nxori në sipërfaqe ato palgë të fshehura thellë në ndërdijen tonë. Kësisoj, zuri edhe njëherë të demonizohet Perëndimi nga jo pak qarqe brenda nesh (qarqe që jetojnë ose duan të jetojnë sipas sistemit të mbyullur hermetik të orientit). Ky demonizim a refuzim i perëndimit drejtohej kah, siç thuhet, "dukuritë negative" (prostitucioni, mënyra e lakuriquar e veshjes, droga, alkooli etj etj). Kjo "kritikë" do të ishte parimore, po të mos bëhej në emër të një mendimi totalisht të mbyllur ndaj vlerave të tjera civilizuese: shkenca, universitetet, përparimi i shumëdimensional teknologjik, industrial, elektronik etj. nuk përbëjnë "dukuri negative" en block. Ndër këto qarqe, sigurisht aspirojnë realitetin "idealist" të Teheranit, që burgos, bie fjala, qoftë edhe dhjetëra floktarë (frizerë) për shkak të "modeleve të papërshtatshme të flokëve" për burrat, ose burgosje grash që e kanë të ndaluar të ngasin biçikletat. E lëre mës e çfarë bëjnë me njërit e dijes...

2.

Na mjafton sektarizmi politik i kreut të shumicës së partive, të cilat, në vetëmbyllje për anëtarësinë e vet apo edhe opinionin, marrin vendime "sektare": NN duhet ta joshim, por jo ta kandidojmë; NM duhet ta kandidojmë, për vlerat që nuk bën t'ia bëjmë të ditur opinionit (qofshin ato vlera që sjell kallaballëkun fetar, apo kallaballëkun fisnor, apo krahinor, apo "krahun luftarak", apo krahun universitar" etj. etj... ). "Të zgjedhurit" në kreun sektar të partisë, vlejnë si "të zgjedhur" edhe nga votuesi! Anëtari i thjeshtë as që ka të drejtë të propozojë kandidatin a të preferuarin e tij... "I zgjedhuri" nga partia ka disa privilegje që nuk i gëzon kandidati tjetër, jashtë kësaj hierarkie (ato mund t'i dinë ata që i kanë provuar në kurrizin e tyre, me metodat më perfide brenda llojit... e ku vendosin "njerëzit nën hije" a "pushteti i hijes"). Po i lëmë anash dëshmitë tjera: për blerjen e votuesve me para, me një thes miell, me pak dru e me ndonjë lëmoshë që  votuesi i tillë e merr një herë në katër vjet a vetëm në kohë fushatash zgjedhore.

Ç’është e vërteta, është gjë e mirë që intelektualët aderojnë në parti. Kur aty vjen zëri intelektual, edhe për Kosovën këndohet ndryshe. Më seriozisht. Dhe vjen edhe një frymë reformizmi partiak. Po qe se i lënë të marrin frymë ata trabantët e mësuar të zhvatin.

Nga ana tjetër, mediat, duke krijuar një dyshim total ndaj politikës me të cilën bashkëpunojnë për spektakle, shfaqin një irritim total, duke shpifur ndaj intelektualëve të ndershëm: se aderojnë për interesa personale!!! Kjo do të thotë se mediar nuk i besojnë dijes, sikur dijen përnjëmend e shpallin të rrezikshme, si në kohët e diktaturave a totalitarizmave të tjerë. kjo do të thotë s e mediat nuk janë për ndryshimin e situatës, por për prodhimin e spektakleve të lehta, sepse kështu e kanë edukuar shikuesin mendjelehtë.

Për shoqëritë e pa emancipuara DIJA PËRBËN RREZIK...

Shoqëria jonë vuan nga mungesa e një sistemi (aksiologjik) vlerash... e, si pasojë, edhe mungesë e një rendi etik të gjërave, të një rregulli (demokratik) etj. etj...

Është ajo mendësi, që, nën Perandorinë otomane, gradonte zyrtarë të lartë apo gjeneralë e madje edhe mareshalë atë sarafin e bejlerëve e princërve të fiseve pa asnjë vit shkollë (otomanë, turq, shqiptarë etj etj). por nuk vepronte kështu, bie fjala, me Samiun që herë e internonte e herë e mënjanonte e herë e ndalonte të publikonte shkrime... sepse dija përbente rrezik...Mjerisht, kështu ndodh edhe sot ndër ne...

Le t'i kujtojmë shembujt amerikanë apo gjermanë që "e blejnë" trurin njerëzor, qoftë edhe në fund të Afrikës, nga Azia etj etj kurse te ne ndodh fenomeni i DËBIMIT TË TRURIT, MENDJES!!! Çka do të bëjnë këto parti për ta ndaluar derdhjen e trurit njerëzor?!

Dija kërkon punë e ajo dije iu mungon të ashtuquajturve publicistë mediash.

(11 janar 2021)



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora