| E hene, 11.01.2021, 11:46 AM |
Ju që nuk lat gjë pa i bërë këtij vëndi, qëndroni largë listave zgjedhor dhe majave te pushtetit
Ju të cilët që 20
vite për interesa të juaja përsonale apo
grupore e klanore ia lodruat nënën këtij vëndi ,duke filluar nga veprimet më të
ulëta në parlament më sharje e fyrje të njeri tjetrit, duke mos marrë pjesë në
votime për Vëndime në interes të qytetarve, ju që zhvatët buxhetin e Kosovës më
kater million euro për një vit për vetëm 14 ligje të miratuara për një vit ,ju
që për 20 vite nuk pushuat se gllabëruari pasuritë e Kosovës , ju që për nga
një grusht para në procesin e privatizimit
plaqkitet fabrikat duke I lënë në
rrugë mijëra punëtor, ju qe bletë për nga një euro arin e tokave të Kosovës
…. Ju qe
po e shani djepin qe ju ka rritë ….. Ju …. Ju… që shumica ishte dashtë të përgjigjeni
para ligjit për të bëmat e juaja , kësaj rradhe mos ja mësyni listave zgjedhore
……
Shkruan:
Halil Gashi
Liria
dhe shpallja e Pavarësisë se shtetit të Kosovës, ndertimi I institucioneve themelore të
shtetit të Kosovës, miratimi I Kushtetutës se Republikës se Kosovës , ngritja e
institucioneve të shendetit dhe arsimit dhe një varg punëve në ruajtjën e
integritetit territorial dhe
sovranitetit ,ndertimin dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës , padyshim se janë akte sublime në ketë
rrugëtim mbi 20 vjeqar të Republikës se Kosovës , për çfarë kontribuan shumë
atdhetar të devotshem të gjitha brezave që deshtën lirinë dhe Pavarësinë e
shtetit të Kosovës , Që të gjithë ata që kontribuan në kte rrafsh janë
patroitët dhe heronjët e shtetit më të ri në botë të Republikës se Kosovës .
Por
për fat të keq në kte rrugëtim u futën edhe shumë të tjerë të cilët kishin qëllim përfitimet përsonale , grupore , klanore e fisnore
,u futën shumë martpazë e militant
të pa dijshëm shumica nga të cilët I lanë delet e ngujuara ose bullicat në pus dhe ia mësyen
institucioneve të shtetit deri në maja
të pushtetit. Të tillët të ndihmuar nga shefat e tyre ia bënë një mjë të zeza
këtij vëndi. Ata ,në ëmër të privatizimit të Fabrikave I plaqkitën ato për një
grusht parash duke bërë një mijë e njëqin marifete, shantazhe e kercnime dhe I
lanë në rrugë punëtoret e këtyre fabrikave njësoj si Serbia kur I përzuri në
vitet e 90-ta. Grupe të tilla blenë edhe për nga një euro arin e tokave të
pronës shtetrore, quan trasetë e autostradave drejt pronave të tyre dhe
përfituan miliona nga shpronsimet . Vodhen e vazhdojnë të vjedhin miliona nga
autostradat dhe asfalti në përgjethësi, prenë dhe sakatuan pyjet tona të
ruajtura për më shumë dekada, degraduan
lumenjët duke ua gërry shtratin dhe duke I shëndrru në gërmadha që rrezikojnë në qdo hapë
sigurinë e qytetarve. Sikurse kjo ju duk pak, ata filluan të shkatrrojnë edhe
lumenjët që I jepshin bukurin bjeshkve dhe pyjeve tona duke ndertuar
hidroelektrana dhe duke degraduar tersisht ata lumenj duke I future ne gypa
…Përpos grryerjës se shtratit të lumenjvë këta “ patriot “tani po grryejnë edhe
shumë Kodrina më gur thyesit e tyre duke ia mësyer zëmres se këtyre tokave . A do
të dal dikush ti ndaloi këta keqbërës dhe shkattrues se pasurive që ia fali
zoti Kosovës.
Të
zezat e ketyre zezonve të Kosovës nuk
mbarojnë me kaq. Të zeza të mëdha I sollën Kosovës për këto vite edhe shumë matrapazë të zgjdhur
e të pazgjedhur në Parlament apo
institucione të shtetit të Kosovës . Në këto vitët e fundit, Parlamenti I Kosovës më shumë I përngjante
Arenës se Gladiatorve ku luftohej për
jetë a vdekje të intresave të ngushta partiake , ku krijoheshin Kauza të
rrëme të cilat më pas shendrroheshin
në mjet për të ardhë në pushtet, ku dominonte
gasi lotësjellës dhe ku sulmohej qdo gjë që ishte progressive. Kauza të
tilla na lanë duke u marrë më vetëvehtën edhe besa na mbajtën largë integrimeve Europiane dhe na
lanë pa Liberalizim të vizave ,e lanë popullatën dhe rininë e Kosovës të
ngujuar, kurse për vehte kanë siguruar pasaporta diplomatike ,pasporta të Shqiperisë , disa
kanë edhe pasaporta azilantësh në shtetet e përendimit e dikush ndoshta edhe
pasaporta të serbisë . Të tillve nuk ju vyen Liberalizimi I vizave e për
popullin dertë I fellë ….
Për
të mos u mjaftuar më kaq, shumë nga keta keqëbërës I mysen buxhetit të Kosovës
përmes formave të ndryshme qoftë si Veteran të rrejshem , qoftë si deputet të
parlamenti grindavec (më disa përjashtime të cilet meritojnë respect) , të
tjerët ishin të pa denjë për interesa
qytetare, por të shendrruar në kuklla të liderve të tyre partiak, të cilët
bejnë gara kush më shumë e lavderon liderin dhe kush më shumë I shanë
kundërsharët politik,që të jepte më kuptua se ke të bëjë më një rrugaqëri politke .
Tani
kur gjendëm para zgjedhjeve të reja Parlamentare , Partitë Politike kanë
intensifikua regrutimine e forcave të reja ( të vjetra) dikush po forcohet më
markësistë Leninist, erdoganistë , disa kanë edhe transfere të qelluara, por ka edhe shumë avanturier të cilët bejnë
hyxhym që të rrasen ne” safin” e parë për të përfitu sa më shumë që mundën .
Dhe
krejt për fund Ju të cilët që 20 vite
për interesa të juaja përsonale apo grupore e klanore ia lodruat nënën
këtij vëndi ,duke filluar nga veprimet më të ulëta në parlament më sharje e
fyrje të njeri tjetrit, duke mos marrë pjesë në votime për Vëndime në interes
të qytetarve, ju që zhvatët buxhetin e Kosovës më kater million euro për një
vit për vetëm 14 ligje të miratuara për një vit ,ju që për 20 vite nuk pushuat
se gllabëruari pasuritë e Kosovës , ju që për nga një grusht para në procesin e
privatizimit plaqkitet fabrikat duke I lënë në rrugë mijëra punëtor ju qq
blet për nga një euro arin e tokave të Kosovës …. Ju qe po e shani djepin qe ju ka rritë….. Ju
sahanlepirës…. Ju….që shumica ishte
dashtë të përgjigjeni para ligjit për të
bëmat e juaja , kësaj rradhe mos ja
mësyni listave zgjedhore ngese populli
tani ju njeh cilet jeni……