Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halil Gashi: Ju që nuk lat gjë pa i bërë këtij vëndi

| E hene, 11.01.2021, 10:46 AM |


Ju  që nuk  lat gjë pa i bërë  këtij vëndi, qëndroni largë listave zgjedhor dhe majave te pushtetit

Ju të cilët që 20 vite  për interesa të juaja përsonale apo grupore e klanore ia lodruat nënën këtij vëndi ,duke filluar nga veprimet më të ulëta në parlament më sharje e fyrje të njeri tjetrit, duke mos marrë pjesë në votime për Vëndime në interes të qytetarve, ju që zhvatët buxhetin e Kosovës më kater million euro për një vit për vetëm 14 ligje të miratuara për një vit ,ju që për 20 vite nuk pushuat se gllabëruari pasuritë e Kosovës , ju që për nga një grusht para në procesin e privatizimit  plaqkitet fabrikat  duke I lënë në rrugë mijëra punëtor, ju qe bletë për nga një euro arin e tokave të Kosovës ….  Ju qe  po e shani djepin qe ju ka rritë ….. Ju ….  Ju… që shumica ishte dashtë të përgjigjeni para ligjit  për të bëmat e juaja ,   kësaj rradhe mos ja mësyni listave zgjedhore ……

Shkruan: Halil Gashi

Liria dhe shpallja e Pavarësisë se shtetit të Kosovës,  ndertimi I institucioneve themelore të shtetit të Kosovës, miratimi I Kushtetutës se Republikës se Kosovës , ngritja e institucioneve të shendetit dhe arsimit dhe një varg punëve në ruajtjën e integritetit territorial  dhe sovranitetit ,ndertimin dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës  , padyshim se janë akte sublime në ketë rrugëtim mbi 20 vjeqar të Republikës se Kosovës , për çfarë kontribuan shumë atdhetar të devotshem të gjitha brezave që deshtën lirinë dhe Pavarësinë e shtetit të Kosovës , Që të gjithë ata që kontribuan në kte rrafsh janë patroitët dhe heronjët e shtetit më të ri në botë të Republikës se Kosovës .

Por për fat të keq në kte rrugëtim u futën edhe shumë  të tjerë të cilët kishin qëllim  përfitimet përsonale , grupore , klanore  e fisnore  ,u futën shumë martpazë e militant  të pa dijshëm shumica nga të cilët I lanë delet e ngujuara  ose bullicat në pus dhe ia mësyen institucioneve të shtetit  deri në maja të pushtetit. Të tillët të ndihmuar nga shefat e tyre ia bënë një mjë të zeza këtij vëndi. Ata ,në ëmër të privatizimit të Fabrikave I plaqkitën ato për një grusht parash duke bërë një mijë e njëqin marifete, shantazhe e kercnime dhe I lanë në rrugë punëtoret e këtyre fabrikave njësoj si Serbia kur I përzuri në vitet e 90-ta. Grupe të tilla blenë edhe për nga një euro arin e tokave të pronës shtetrore, quan trasetë e autostradave drejt pronave të tyre dhe përfituan miliona nga shpronsimet . Vodhen e vazhdojnë të vjedhin miliona nga autostradat dhe asfalti në përgjethësi, prenë dhe sakatuan pyjet tona të ruajtura  për më shumë dekada, degraduan lumenjët duke ua gërry shtratin dhe duke I shëndrru  në gërmadha që rrezikojnë në qdo hapë sigurinë e qytetarve. Sikurse kjo ju duk pak, ata filluan të shkatrrojnë edhe lumenjët që I jepshin bukurin bjeshkve dhe pyjeve tona duke ndertuar hidroelektrana dhe duke degraduar tersisht ata lumenj duke I future ne gypa …Përpos grryerjës se shtratit të lumenjvë këta “ patriot “tani po grryejnë edhe shumë Kodrina  më gur thyesit e tyre  duke ia mësyer zëmres se këtyre tokave . A do të dal dikush ti ndaloi këta keqbërës dhe shkattrues se pasurive që ia fali zoti Kosovës.

Të zezat e ketyre zezonve të Kosovës  nuk mbarojnë me kaq. Të zeza të mëdha I sollën Kosovës  për këto vite edhe shumë matrapazë të zgjdhur e të pazgjedhur  në Parlament apo institucione të shtetit të Kosovës . Në këto vitët e fundit,  Parlamenti I Kosovës më shumë I përngjante Arenës se Gladiatorve  ku luftohej për jetë a vdekje të intresave të ngushta partiake , ku krijoheshin  Kauza të  rrëme  të cilat më pas shendrroheshin në mjet për të ardhë në pushtet, ku dominonte  gasi lotësjellës dhe ku sulmohej qdo gjë që ishte progressive. Kauza të tilla na lanë duke u marrë më vetëvehtën edhe besa na  mbajtën largë integrimeve Europiane dhe na lanë pa Liberalizim të vizave ,e lanë popullatën dhe rininë e Kosovës të ngujuar, kurse për vehte kanë siguruar pasaporta  diplomatike ,pasporta të Shqiperisë , disa kanë edhe pasaporta azilantësh në shtetet e përendimit e dikush ndoshta edhe pasaporta të serbisë . Të tillve nuk ju vyen Liberalizimi I vizave e për popullin dertë I fellë ….

Për të mos u mjaftuar më kaq, shumë nga keta keqëbërës I mysen buxhetit të Kosovës përmes formave të ndryshme qoftë si Veteran të rrejshem , qoftë si deputet të parlamenti grindavec (më disa përjashtime të cilet meritojnë respect) , të tjerët ishin  të pa denjë për interesa qytetare, por të shendrruar në kuklla të liderve të tyre partiak, të cilët bejnë gara kush më shumë e lavderon liderin dhe kush më shumë I shanë kundërsharët politik,që të jepte më kuptua se ke të bëjë më një  rrugaqëri politke .

Tani kur gjendëm para zgjedhjeve të reja Parlamentare , Partitë Politike kanë intensifikua regrutimine e forcave të reja ( të vjetra) dikush po forcohet më markësistë Leninist, erdoganistë , disa kanë edhe transfere të qelluara,  por ka edhe shumë avanturier të cilët bejnë hyxhym që të rrasen ne” safin” e parë për të përfitu sa më shumë që mundën .

Dhe krejt për fund Ju të cilët që 20 vite  për interesa të juaja përsonale apo grupore e klanore ia lodruat nënën këtij vëndi ,duke filluar nga veprimet më të ulëta në parlament më sharje e fyrje të njeri tjetrit, duke mos marrë pjesë në votime për Vëndime në interes të qytetarve, ju që zhvatët buxhetin e Kosovës më kater million euro për një vit për vetëm 14 ligje të miratuara për një vit ,ju që për 20 vite nuk pushuat se gllabëruari pasuritë e Kosovës , ju që për nga një grusht para në procesin e privatizimit  plaqkitet fabrikat  duke I lënë në rrugë mijëra punëtor ju qq blet për nga një euro arin e tokave të Kosovës ….  Ju qe po e shani djepin qe ju ka rritë….. Ju sahanlepirës….  Ju….që shumica ishte dashtë të përgjigjeni para ligjit  për të bëmat e juaja ,   kësaj rradhe mos ja mësyni listave zgjedhore  ngese populli tani ju njeh cilet jeni……