| E hene, 11.01.2021, 02:23 PM |
Përkujtesë me shkas:
MIKU YNË I MADH, VIKTOR
MAJERI
Nga
Jusuf Buxhovi
-Si
korrespodent i gazetë gjermane "Frankfurter Allgemeine" dhe autor i
disa librave publicistike për Ballkanin, ku duhet dalluar veprën "Si u shpërbë Jugosllavia",
Viktor Majer ka merita të mëdha për pasqyrimin e gjendjes së shqiptarëve në ish
Jugosllavi në prak të shkatërrimit të saj, me ç'rast ai u kthye në zëdhënës të
lëvizjes kombëtare shqiptare dhe
programit të saj në përmasa ndërkombëtare.
Kur publicisti dhe botuesi njohur
Karl Gustav Strëm, në vitin 1979, doli me librin "Jugoslawien ohne
Tito" (Jugosllavia pa Titon), me ç'rast theksoi se mbijetesa e
trashëgimisë së Titos varet nga përgjijgjja që do t'i jepet çështjes shqiptare,
ku Kosova Republikë merrej si alternativë e vetme e kësaj sprove, Viktor Majer,
një zë tjetër i fuqishëm i publicistikës gjermane, me shkrimet e tij të
pandalshme, do të paraqesë anamnezën e çështjes shqiptare në kontekstet
rajonale nga shfaqja e saj gjatë Krizës Lindore, shpalljes së pavarësisë më
1912, prej nga ajo do të kalojë në tryezën e gjelbër të diplomacisë së fuqive
të mëdha të shumtën duke iu amputuar pjesët, ku ato më të rëndësishmet (Kosova
dhe Maqedonia) do t'i lëhen në mëshirën e pamëshirë të Beogradit për t'u
ndërlidhur me uvertyrën e shkatërrimit të saj. Viktor Majer, gjithë këtë proces
do ta shohë si një zhvillim, që siç thekson te libri "Si u shpërbë
Jugosllavia", ndoqi asimetrinë historike prej nga Kosova dhe shqiptarët në
të, sipas projekteve serbomëdha të destinuar për shpërngulje ose asimilim, nga
mesi i viteve të gjashtëdhjeta, me kërkesën për Repulikën e Kosovës, të kthehen
në faktor kyç të mbijetesës ose të shkatërrimit të saj. Këtë të dytën, Majer e
pa edhe si aspekt të rëndësishëm ndërkombëta të ruajtjes
së baraspeshë së sferave bipolare të interesit që i mbante Jugosllavia e Titos.
Andaj, nga viti 1981 e këndej, kur kjo kërkesë u rikthye dhe i dha dinamikë projekteve serbe për riformatizimin
e federatës në një shtet unitarist kah
Lindja (BRSS-ja), ku edhe autonomia e Kosovës shfaqj kurban i parë i saj, Majer
doli me kërkesën drejtuar perëndimorëve, që shpërbërja e Jugosllavisë, e pranuar si proces në Konfetencën e Hagës të
gushtit 1991, të shfrytëzohet që Kosovës t'i pranohet statusi i republikës së
pavarur, siç ishte proklamuar në Kuvendin e Kaçanikut më 7 shtator 1990. Duhet
theksuar se asokohe, kur Kosova dhe
çështja e saj kishte nevojë të nxirrej nga mjegulla e anatemës, që ia kishte
krijuar propaganda e Beogradit dhe ndihmësit e saj, Viktor Majeri mori përsipër
edhe rolin e këshilltarit të dr.Ibrahim Rugova si dhe strukturës së gjithëmbarshme
intelektuale të prfshirë në lëvizjen
kombëtare, nga themelimii LDK-së e këndej,duke sugjeruar hapat strategjik:
Referendumin për Pavarësi, zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit
1992, pastaj konstituimin e Qeverisë së Kosovës prej nga ka burimin lëvizja
institucinale (shteti paralel), që në raport me ndërkombëtarët u definua si
"politikë pa luftë" deri të konotacioni i "luftës pa
politikë", kur do të shaqet UÇK-ja.
Pra,
në të gjitha këto zhvillime, Viktor Majeri ishte thuajse pjesë e pandashme e
nervit politik të lëvizjes sonë kombëtare, së cilës përherë i mbeti pranë dhe
besnik jashtë çfarëdo interesi.
Siç
shihet edhe në foton e Iliaz Bylykbashit, nga qershori i vitit 1991,
(fotoreporterit të Rilindjes, që me aparatin fotografik i jetësoi më mirë se
çdokush çastet vendimtare të kthesave historike), Viktor Majeri ishte edhe
fizikisht pranë presidentit Rugova dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Kjo
përkujtesë ka për qëllim që historisë së shtetndërtimit tonë t'i kthehen pamjet
e saj historike, ato të mirëfilltat dhe vendimtarët, siç ishte ajo e mikut tonë
të madh - Viktor Majerit, shpesh
qëllimisht të harruara nga krekosjet e shumta politike të atyre që shtetin e
Kosovës e kanë kthyer në plaçkë!...