E merkure, 24.04.2024, 02:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Nexhat Halimi: Kullat

E hene, 11.01.2021, 10:00 AM


Nexhat Halimi

Kullat

Në secilin gur të kullës rreth zemra

rrjedh gjaku i atyre që i mbrojtën e ranë për të

në kullë fle jeta dhe vdekja kokë më kokë

kullat janë rrugët e gjata të ndezura në të gjithë fanarët

vijnë ndër fije kohësh të lashtësisë e ikin në lashtësi

në secilën kullë shqiptare rrah zemra shqip

Flenë kafkat e çara e mbi to kalon dita e nata

në secilën kullë janë sytë e duart e ëndrrat

ja tashmë herë bie mjegulla me penjëza gjaku

herë tjetër bie shi me pika të zgjuara nga gjeneza e tyre

e herë tjetër shfaqet ndonjë mi në formë XheSy-je

dorë për dore me tradhtitë e shtriganit IbKa-u

në secilën kullë ja dëgjoje rreh me gishtin në zemberek

e shkrep ndër kohë  vetëtima e pushkës me hov.

II

Kullat janë rrugët e stërgjata ndër mjegulla

gurtë e djegur në ballkone ndër pjergulla

Lëvizin ndër kohë e vijnë te zemra e fjetur

Vijnë ndër ditë të ylberta e krejt nën gjak

Vijnë ndër hi dhe vrasje të vetmuara pak nga pak

Arrijnë në një kohë dhe hyjnë në plagë tjetër

Të lashta ndër krahë kojrrilash të vjetër

Kullat janë sytë duart ëndrrat në borë e në shi

Kullat një gjak e kanë një krua e një gjithësi

Një kockë e kanë e një kafkë e një rrëzim në hi

Kullat janë rrugët e gjata ndër acare

Me oxhaqe gjithherë të ndezura në liri

III

Fjala kurrë nuk mund të jetë asgjë tjetër

veç shkruar me pikët e gjakut në kullë të vjetër

E ndritur nga vetëtimat në shkëmb të etur

Është veç prejardhje e njeriut plis grisur

mes tufës së deleve lëshuar rreth kroit i nisur

t'i bie fyellit dhe ta mbaj për kapistre demin e zi

qeni nga leh e leh e s' pushon me hënë në sy

kullat janë sytë e duart e ëndrrat në rrjedha kroi

gjurmët e demit nga lë shenja në gur rreth kroi

gjurmët e kalit pullali në kthim betejash përsëri

i plagosur në frymë të fundit nga lë prapë vragë

ta shkruaj fjalën e paepur me gjak e plagë

kullat janë fjala e parë e e fundit në rrugë të gjata

mbi to të shprishen e të bien mjegullat e lirisë



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora