E enjte, 28.03.2024, 11:49 PM (GMT)

Faleminderit

Ibrahim Kabili: Mësuesi dhe drejtori që dha shumë për arsimin dhe vlerësohet për meritat e tij!

E hene, 11.01.2021, 06:20 PM


Mësuesi dhe drejtori që dha shumë për arsimin dhe vlerësohet për meritat e tij!

Nga Ibrahim Kabili

Prej kohësh kam patur një ndjeshmëri të brendëshme në memorje time.  Kjo më bën të të reagojë dhe ta shprehë atë çfarë ndjej dhe mendoj. Ky reagim vjen sot për njeriun, kolegun, shokun që kemi ndarë halle e probleme në ditë të mira dhe të vështira. Lihen në "pluhurin" e harresës shumë punonjës të arsimit dhe kuadro që bënë shumë në punën e tyre, në ato kohë të vështira. E njëri prej tyre është është dhe "heroi i heshtur" Nazmiu, ish drejtori i shkollës, tani në pension...

I motivuar për të bërë diçka të mirë, largohem nga prindërit e mije të shtyrë në moshë, dhe nisem për të takuar Shimën. Për të përfituar në kohë më çon me makinë Rushi! Rrugës për në Mëzez, më sheh Frani (Cara), mësues nga Puka me banim në Tiranë. Ka punuar dy vjet me mua, del me biçikletë para, dhe na ndalon.

Përshëndetemi dhe hymë dhe pimë kafe në lokal. Shoqëruesi im shkoi në punët e tij... Bisedën tonë të përzemërt e shoqëron një shi i rrëmbyeshëm... Pasi Frani këmbëngul për kafet, ndahem me të, duke e uruar për shërimin, por duke i thënë me të qeshur se do të lagë "pak" biçikleta...Me shaka më thotë: E mbaj unë aqgjë, për ty! Ndërkohë, shiu më lagu edhe mua. Takoj Nazmiun në shtëpinë e tij dhe bëjmë një biseda të gjatë... Qe ditë e premte 09.01.2021...

Nazmi Xhemal Shima lindi në Mëzez më 23.06.1948 në një familje të madhe dhe me tradita atdhetare. Eshte fëmija i parë, nga 8 fëmijët e Xhemalit dhe Zyhrasë. Familja qe e madhe dhe fisi më i madh. Xhaxhai i tij Arif Shima qe përkrahës dhe ndihmoi shemë forcat partizane të Çetës së Pezës. U dogj i gjallë së bashku me dy të tjerë në shtëpinë e tij në kodër Mëzez nga forcat e ushtrisë gjermane. Nga fisi i tij morën pjesë në formacionet e UNÇK, Kasem dhe Myslym Shima. Ato prehen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe dy shkolla të zonës mbajnë emrat e tyre.

Nazmiu shkollën fillore dhe atë 7 vjeçare e kreu Mëzez në vitet 1954-1961 me rezultate të mira dhe shumë të mira. -"Vite të bukura, kujtime që nuk harrohen kurrë. Mësuesi im i klasës së l-lV -tër qe Shyqyri Meçi, një mësues i pa arritshëm, i shkëlqyer në të gjithë treguesit e arsimit dhe si njeri. Po kështu kujton me nostalgji drejtuesit Liri Bellova e Gani Rrallishi dhe mësuesit Ibrahim  Mëniku,Liljana Donati, Fiqirete Vaqarri, Qamil Panariti etj. Vlerësim maksimal për to", përfundon Nazmiu.

Shkollën e Mesme e fillon dhe e mbaron në Gjimnazin e Fierit në vitet 1962-66 me rezultate të mira. Duke kujtuar kohën dhe vitet në gjimnaz Shima shton: "Gjimnazi dhe profesorët tanë ishin të pa krahasuar me gjimnazet e tjerë. Mësuesit tepër të përgatitur dhe me nivel të lartë shkencor. Në shkollë dhe konvikt kishte rregull dhe disiplinë të rreptë. Edhe sot e kësaj ditë unë dhe shokët e mij e quajmë, me dashamirësi atë "repart ushtarak". Kohë të bukura për arsimin! Meqë më dhe mundësinë, nuk mund të le pa përmendur drejtorin e mrekullueshëm Teki Sadiku, mësuesit; Megi Dodbiba, Luli Shundi, Gëzim Gradeci, Dhimitër Dhima, Petrit Dule, Hamza Myrto etj, drejtoreshën e konviktit Kseanthipi Bufi...Kam shumë për të thënë..." Po i tillë qe arsimi i atyre viteve, hiq kufizimet ideore.

Në vitin 1966 regjistrohet direkt për mësuesi në filialin e ILP "Aleksandër Xhuvani"të Elbasanit, në Tiranë për histori-gjeografi-fizkulturë. E mbaron me rezultate të mira në vitin 1968. - "Pavarësisht se filiali qe dy vjeçar, qe shumë dinjitoz. Dekani Engjëll Angoni qe i mrekullueshë, nuk kishte shok, kishte një staf të arrirë si: Aleko Qendro, Vasil Kristo, Drita Mehmeti, Myzejen Mera, Ylli Agolli etj. Nostalgji, mirnjohje, respekt për To"; përfundon Nazmiu.

Pasi mbaron arsimin e lartë më 15 gusht 1968 emërohe mësues në Fag, Tiranë. - "Mësuesit vendas Ibrahim Biraçi, Dërvish Alldërvishi dhe Ramazan Llunga qenë shumë të përgatitur, punonin shumë dhe mua më pritën mirë, fshat

mikpritës".

Në vitin 1970 emërohet mësues në Shkoll?n 8 Vjeçare "Kajo Karafili" në Vaqarr. Punoi 5 vjet aty, në një zonë asimdashëse  dhe me një kolektiv mjaft të mirë dhe shkolla pati rezultate të mira. Kujton me respekt kolektivin dhe drejtorin Seit Hysi.

Pas mbarimit të ushtrisë fillon punë në janar 1977 në Shkollën 8 Vjeçare Vilëz dhe vazhdon punë aty deri në qerdhor të ati viti. Megjithëse pak kohë rrita aty gjeta në ambient shoqëror dhe komunitet shumë arsimdashës. Punoi në atë shkollë me drejtoreshë Pëllumbesha Meçe dhe mësuesit: Avdi Mali, Ylli Diko, Burhan Kaceli, Nuri Bumja, Fiqirete Sorra, Zeqine Bitri, Sofie Aliu, Minushe Hasrama, Gëzim Flora, Xhemal Nuzi etj. Për Vilzën Nazmiu kujton: "Fshat arsimdashës, njerëz të mirë, puntor e mikpritës. Krahas mëdimit bënim dhe veprimtari sportive e aryistike".

Në vitin 1977 emërohet drejtor në Shkollën 8 Vjeçare Bulçesh, zevendëson Vasil Trajanin. Qe shkollë me vështirësi, ku mungonte baza dhe kushtet e nevojshme. Duke kujtuar citon: "Unë dhe kolektivi u munduam shumë por rezultatet e cilësia nuk qenë si duhet".

Në vitin 1978 Nazmiu emërohet drejtor I Shkollës së Mesme Zall-Bastar, më pas u bë e Mesme e Bashkuar. Në këtë kohë hapet shkolla e mesme bujqësore ditën. Përvoja e fituar në arsim, përkushtimi në punë, seoziteti me nxënësit  dhe kolegët, dhe ambicja për të arritur më të mirën në punë e bënë drejtorin Shima të kishte rezultate me nxënësit dhe të ishte drejtor i suksesshëm, modeli për tu ndjekur nga ato që erdhën më pas. E meritë të madhe në keto arritje pati stafi pedagogjik mjaft i mirë, me mësues të vjetër e me përvojë, që ndiqeshin nga më të rinjtë. Ky qe "çelësi", i suksesit të shkollës në ato vite. Duke u kthyer në atë kohë Shima kujton: " Ishte vlerësim për mua të isha drejtor i shkollës së mesme. Shkolla qe në qendër të zonës dhe nxënësit e shkollës së mesme vinin nga të gjithë fshatrat. Ishin në shumicë nxënës cilësor, të etur për dije e kulturë dhe me ambicje mër më lart. Kjo më obligoi mua dhe kolektivin të ishim në lartësinë e detyrës e ti paraprinim srsimit. Në çdo kohë kujtoja mësuesit dhe drejtorët e mij dhe ti "imitoja" ato. Them sot, se arritëm diçka. Nga matura e parë, arritën të merrnin arsimin e lartë 10 nxënës, madje dhe me rezultata". Nga kolegët ai kujton mësuesit: Sadik Kalaja, Burhan Kaceli, Bahri Nela, Ilir Belegu, Natasha Ahmeti, Agim Skoku, Astrit Qefalua, Aida Kola, Bilal Koçi, Ibrahim Vogli, Haxhi Shehu, Ilir Mehqemeja, Aleko Kareco, Vasil Dede, Hysen Hysa, Arjana Jupasi, Vehbi Mansaku, Ibrahim Kabili, Flirenca Shima, Nexhmije Shkreli, Selim Koçi, Hamdi Hoxha, Sinan Balliu, Pëllumb dhe Afërdita Prespa etj. Në atë periudhë, kujton Nazmiu: "edhe shkollë se natës i kushtonim seriozitet". Duke punuar për një kohë të gjatë në Zall-Bastar, ai i kujton këto vite, si vitet më të bukura të jetës së tij. E len detyrën e drejtorit në vitin 1986 e transferohe si mësues në vendlindjen e tij Mëzez.

Sot pas kaq vitesh sot në këtë bisedë, gati i përlotur, për zonën tonë shprehet:

? Njerëz të mrekullyeshëm dhe shumë mikpritës.

? Zonë shumë arsimdashëse.

? Njerëz të sinqertë që e vlerësojnë jabanxhiun.

? Krahinë e veçantë me një trashëgimi të pasur etno-kulturore.

? Mirnjohje dhe vetëm mirnjohje për këto njerëz të mirë!

Në këtë periudhë shkollat krahas atyre që u përmendën më sipër, kujtohet edhe për:

• Për kabinete të kompletuara dhe  bazë të pasur materiale.

• Për një kualifikim të mirë të brendshëm nga DSH dhe komisionet lëndore.

• Për masivizim të shkollës së mesme, me objektiv rritjen e cilësisë.

• Për veprimtari kulturore, artistike dhe sportive.

• Për rregull dhe disiplinë të lartë në shkollë. Natyrisht shkolla e kohës kishte edhe politizimet e skajshme dhe gjërat e tepërta, ku ranë dhe u hodhën poshtë në vitet e demokracisë...

Pas transferimit nga zona jonë ai punon:

- Në vitet 1987-1991 mësues në Vorë.

- Në Mëzez Kodër 1991-1997.

- Në Mëzez-Fushë në vitet 1997-2003.

Kudo që shkoi dhe punojë Nazmiu u tregua një arsimtar dhe drejtues i devotshëm. Në biseda më mësues, drejtues, prindër  por dhe drejtues të DAR  ndëgjon vetëm fjalë të mira dhe vlerësime për punën e tij edhe në shkollat në vendlindje deri sa doli në pension në vitin 2003.

Nazmiu është martuar me Violetën dhe kanë dy fëmijë Armandon dhe Danjelën. Të dy me arsim të lartë. Armando ka mbarua për Shkenca Politike në Itali, ndërsa Danjela për Inxhinjeri Mjedisi në UBT. Pengu i tij, djali emigrant bashkë me familjen në Kanada...

Mbyllim këtë shkrim modest, për mësuesin dhe kolegun tonë Nazmi Shima, duke i uruar suksese në familje dhe shërim sa më të shpejtë! Modest dhe i pa lodhur qe ai në punën e tij fisnike për mësimin dhe edukimin e brezave, dhe shumë i vlerësuar nga opinioni shoqëror!

IBRAHIM KABILI

Tiranë më 10.01.20021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora