| E diele, 10.01.2021, 12:56 PM |
LIDERSHIPI POLITIK SHQIPTARË I HARGJUAR MBRAPSHTË DHE I PËRçARË
Nga
Dedë Preqi
Mënyra
e shfaçjes së forcave demokratike në skenën politike shqiptare, sikur po e
hargjon mbrapshtë kohën dhe strategjinë e vet politike. Dhe në këtë mënyrë nuk
mund të arsytohen të gjitha këto pësime politike dhe ekonomike në këtë kohë dhe
shekull të modernizimit njerëzor, dhe si rrjedhojë e saj, duke e përshkallëzuar
situatën dhe brengën e qytetarit të vet me degradimin e të ardhmës së tij, që
nuk përjashtohet mundësia edhe kah vetëshkatërrimi nacional i shqiptarëve.
Shqiptarët
dikur kërkonin para botës, vetëm të jenë të lirë dhe jo qytetarë të rendit të
dytë, apo të tretë dhe kërkuan të mos u sulmohet dinjiteti njerëzor, kulturor,
arsimor dhe kombëtar, që sot fatmirësisht i kemi të gjitha këto të drejta
njerëzore, me të cilat fatkeqësisht na vetë po abuzojmë me këto elemente
qenësore, të cilat herë përdhosën, herë poshtërohen dhe zhvlerësohen nga
njerëzit e këtij vendi, që ua kemi dhënë votën dhe besimin si lidership dhe
udhëheqës të vendit të vet.
Politikat
e deritanishme të lidershipit shqiptarë u treguan të pa efektshme dhe të
mbrapështa, mos të thëmi edhe sterile, të cilat më shumë prodhuan konflikte
ndërpartiake se ekspozuan kuadra të shëndosha dhe unifikuese, këtë situatë e
përcjellin me vëmendje e shqetësim edhe miqtë dhe vendet mike, të cilat i kemi
në vend dhe jashta vendit, pikërisht kjo dëshmon pozitën fyese të këtij
lidershipi, që dallon me politikat e tyre jo unifikuse, por më shumë i dhanë
frymë përçarjeve dhe shantazheve për ta mposhtë njëri-tjetrin.
Dhe
duke ndodhur në këtë retrospektivë imponohen pyetjet, a është e mundur,
pikërisht si pjesë e paramenduar e së njëjtës shfaqje politike në të dyja
vendet tona, të lind një pjellë aq egoiste dhe e etur vetëm për pushtet,
vizioni i sëcilës është rrezultantë e gjitha këtyre pësimëve dhe mos tolerancës
ndaj njëri tjetrit, duke ditur se shumica jemi shqiptarë dhe sot Institucionet
dhe shteti është në duart tona si kurrë ndonjëherë tjetër.
Zgjidhja
e kësaj situate do të ishte e mundur, jo duke e përdorë strategjinë e tillë të
urrejtëjes ndaj njëri-tjetrit, por duke e vënë në veprim strategjinë e
bashkimit të këtyre forcave politike, drejtë një stabilizimi ekonomik e
politik, ku edhe qytetarët tanë do ndjehën të priveligjuar si të tjerët dhe nuk
do dallohen të vetmit në rajon si njerëz të «izoluar», apo të lënë pasdore, por
do arrijnë të bëhën partnerë të barabartë me anëtarët tjerë të familjes
Evropiane.
Te
pjesa e madhe e këtij lidershipi shqiptarë, sikur tani më bëhët vetë zbulimi i
fytyrave të tyre, fatkeqësisht të orientuar të krijojnë pushtet absolut , ku
vendosin dhe vulosin të ardhmën e popullit të vet, jo përmes rrugëve ligjore
dhe kushtetuese, por përmes rregullave klanore dhe partiake, që me një egoizëm
të turpshëm, sikur shqiptarët vullnetarisht do hudhën vetë në greminë, të cilët
një kohë nuk iu nënshtruan as procesëve më të ashpëra të armikut, ndërsa sot në
një periudhë tjetër historike, si shtete të pavarura dhe sovrane, po u
imponohet një sprovë e tillë e çoroditur, e cila, sikur po heqë dorë prej
traditave të veta më të ndershme dhe më fisnike të kombit vet, duke e mohuar
njëri-tjetrin pa ndonjë arsye.
Shembulli
konkret, kur Kosova, edhe njëzet vjet mbas çlirimit nga aparatura shofeniste
serbe, me çrast lidershipi i saj akoma nuk ishin në gjendje të ndërtojnë një
platformë të mirëfilltë të ekzistencës dhe mirëqenjës së tyre, që këtë popull
do e legalizonte si të lirë dhe popull të demokratizuar e të çliruar nga
brengat edhe më të thjeshta, ku përveq tjerash, ky popull e dëshmon dhe është
në gjendje të qeverisë vetëvetën.
Kjo
dëshmon një poezitë fyese për shqiptarët në përgjithësi, sepse tani për tani te
shqiptarët po përdorët vetëm një metodë e edukimit politik të tyre, duke e
përdore komplotin informativ dhe shantazhues përmes fyerjeve dhe përçmimëve më
brutale në shenjë hakmarrjeje ndaj njëri-tjetrit.
Të
kultivosh një politikë të tillë të përçmimeve dhe shantazhimeve, do të thotë,
sikur ta kultivosh tradhëtinë ndaj të vërtetës dhe ndaj realitetit, ndaj
shtetit dhe ndaj qenjës tënde kombëtare. Sepse e vërteta është tjetër, Shqipria
dhe Kosova, nuk i përkasin lidërshipëve të tillë dhe përçarës, por këto i
përkasin vetëm popullit, i cili nuk zgjohet dhe ndërtohet përmes urrejtjeve dhe
interpretimeve të tilla, atribute dhe mjete abuzuese që i detikohen këtij
populli pa të drejtë, duke sjellë ujë vetëm në mullirin e armiqëve tanë.
Deri
këtu në këtë gjedje të pa lakmuar Shqipërinë dhe Kosovën e sjellën politikat e
një lidershipi «qyqarë», në vend se të veprojnë për ta krijuar frontin e
zhvillimëve ekonomike, arsimore e shëndetësore dhe sferave tjera në të mirën e
vendeve të tyre, politikat e këtij lidershipi sikur po e vrasin të vërtetën e
vet, përmes logjikës së konfrontimeve dhe shantazhimeve ndërpartiake dhe në mes
njëri-tjetrit.
Politikat
e zbatuara në emër të interesave parciale dhe në emër të lidershipit dhe
diktatëve dominuese, asnjëherë nuk janë treguar të suksesshshme dhe stabile në
asnjë vend të botës, sepse politikat e tilla të frymëzuara dhe të dehura për të
qenë të parët në pushtet, nuk e meritojnë besimin e popullit për ti dhënë kahe
të duhur edhe shtetit, dhe të tillët duhet pushuar nga funksionimi i tyre,
sepse zingjirët e hipotekave të tyre do e rrezikojnë gjithmonë të ardhmën jo
vetëm të shqiptarëve, por dhe jetën e sëcilit popull në botë.
Nëse
i referohemi vetëm lidershipit kosovarë, tani përtani duket se është i përçarë
si kurrë më parë, dhe fajtorët janë të njohur, atëherë kush do e merr
përgjegjësinë mbrapa, apo edhe më tragjike kur vijnë zgjedhjet dhe populli do
të vepronte në mënyrë të njejtë, apo do e jep votën e vet në baza partiake,
duke i votuar të njëjtit njerëz dhe të njëjtit uzurpatorë të këtyre
Institucioneve dhe shtetit, prej të cilëve po ç’vlerësohet shteti dhe po
nënvlerësohet populli i këtij vendi. Deri kur kështu ???...