E premte, 19.04.2024, 08:24 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Lidershipi politik i përçarë

E diele, 10.01.2021, 12:56 PM


LIDERSHIPI POLITIK SHQIPTARË I HARGJUAR MBRAPSHTË DHE I PËRçARË

Nga Dedë Preqi

Mënyra e shfaçjes së forcave demokratike në skenën politike shqiptare, sikur po e hargjon mbrapshtë kohën dhe strategjinë e vet politike. Dhe në këtë mënyrë nuk mund të arsytohen të gjitha këto pësime politike dhe ekonomike në këtë kohë dhe shekull të modernizimit njerëzor, dhe si rrjedhojë e saj, duke e përshkallëzuar situatën dhe brengën e qytetarit të vet me degradimin e të ardhmës së tij, që nuk përjashtohet mundësia edhe kah vetëshkatërrimi nacional i shqiptarëve.

Shqiptarët dikur kërkonin para botës, vetëm të jenë të lirë dhe jo qytetarë të rendit të dytë, apo të tretë dhe kërkuan të mos u sulmohet dinjiteti njerëzor, kulturor, arsimor dhe kombëtar, që sot fatmirësisht i kemi të gjitha këto të drejta njerëzore, me të cilat fatkeqësisht na vetë po abuzojmë me këto elemente qenësore, të cilat herë përdhosën, herë poshtërohen dhe zhvlerësohen nga njerëzit e këtij vendi, që ua kemi dhënë votën dhe besimin si lidership dhe udhëheqës të vendit të vet.

Politikat e deritanishme të lidershipit shqiptarë u treguan të pa efektshme dhe të mbrapështa, mos të thëmi edhe sterile, të cilat më shumë prodhuan konflikte ndërpartiake se ekspozuan kuadra të shëndosha dhe unifikuese, këtë situatë e përcjellin me vëmendje e shqetësim edhe miqtë dhe vendet mike, të cilat i kemi në vend dhe jashta vendit, pikërisht kjo dëshmon pozitën fyese të këtij lidershipi, që dallon me politikat e tyre jo unifikuse, por më shumë i dhanë frymë përçarjeve dhe shantazheve për ta mposhtë njëri-tjetrin.

Dhe duke ndodhur në këtë retrospektivë imponohen pyetjet, a është e mundur, pikërisht si pjesë e paramenduar e së njëjtës shfaqje politike në të dyja vendet tona, të lind një pjellë aq egoiste dhe e etur vetëm për pushtet, vizioni i sëcilës është rrezultantë e gjitha këtyre pësimëve dhe mos tolerancës ndaj njëri tjetrit, duke ditur se shumica jemi shqiptarë dhe sot Institucionet dhe shteti është në duart tona si kurrë ndonjëherë tjetër.

Zgjidhja e kësaj situate do të ishte e mundur, jo duke e përdorë strategjinë e tillë të urrejtëjes ndaj njëri-tjetrit, por duke e vënë në veprim strategjinë e bashkimit të këtyre forcave politike, drejtë një stabilizimi ekonomik e politik, ku edhe qytetarët tanë do ndjehën të priveligjuar si të tjerët dhe nuk do dallohen të vetmit në rajon si njerëz të «izoluar», apo të lënë pasdore, por do arrijnë të bëhën partnerë të barabartë me anëtarët tjerë të familjes Evropiane.

Te pjesa e madhe e këtij lidershipi shqiptarë, sikur tani më bëhët vetë zbulimi i fytyrave të tyre, fatkeqësisht të orientuar të krijojnë pushtet absolut , ku vendosin dhe vulosin të ardhmën e popullit të vet, jo përmes rrugëve ligjore dhe kushtetuese, por përmes rregullave klanore dhe partiake, që me një egoizëm të turpshëm, sikur shqiptarët vullnetarisht do hudhën vetë në greminë, të cilët një kohë nuk iu nënshtruan as procesëve më të ashpëra të armikut, ndërsa sot në një periudhë tjetër historike, si shtete të pavarura dhe sovrane, po u imponohet një sprovë e tillë e çoroditur, e cila, sikur po heqë dorë prej traditave të veta më të ndershme dhe më fisnike të kombit vet, duke e mohuar njëri-tjetrin pa ndonjë arsye.

Shembulli konkret, kur Kosova, edhe njëzet vjet mbas çlirimit nga aparatura shofeniste serbe, me çrast lidershipi i saj akoma nuk ishin në gjendje të ndërtojnë një platformë të mirëfilltë të ekzistencës dhe mirëqenjës së tyre, që këtë popull do e legalizonte si të lirë dhe popull të demokratizuar e të çliruar nga brengat edhe më të thjeshta, ku përveq tjerash, ky popull e dëshmon dhe është në gjendje të qeverisë vetëvetën.

Kjo dëshmon një poezitë fyese për shqiptarët në përgjithësi, sepse tani për tani te shqiptarët po përdorët vetëm një metodë e edukimit politik të tyre, duke e përdore komplotin informativ dhe shantazhues përmes fyerjeve dhe përçmimëve më brutale në shenjë hakmarrjeje ndaj njëri-tjetrit.

Të kultivosh një politikë të tillë të përçmimeve dhe shantazhimeve, do të thotë, sikur ta kultivosh tradhëtinë ndaj të vërtetës dhe ndaj realitetit, ndaj shtetit dhe ndaj qenjës tënde kombëtare. Sepse e vërteta është tjetër, Shqipria dhe Kosova, nuk i përkasin lidërshipëve të tillë dhe përçarës, por këto i përkasin vetëm popullit, i cili nuk zgjohet dhe ndërtohet përmes urrejtjeve dhe interpretimeve të tilla, atribute dhe mjete abuzuese që i detikohen këtij populli pa të drejtë, duke sjellë ujë vetëm në mullirin e armiqëve tanë.

Deri këtu në këtë gjedje të pa lakmuar Shqipërinë dhe Kosovën e sjellën politikat e një lidershipi «qyqarë», në vend se të veprojnë për ta krijuar frontin e zhvillimëve ekonomike, arsimore e shëndetësore dhe sferave tjera në të mirën e vendeve të tyre, politikat e këtij lidershipi sikur po e vrasin të vërtetën e vet, përmes logjikës së konfrontimeve dhe shantazhimeve ndërpartiake dhe në mes njëri-tjetrit.

Politikat e zbatuara në emër të interesave parciale dhe në emër të lidershipit dhe diktatëve dominuese, asnjëherë nuk janë treguar të suksesshshme dhe stabile në asnjë vend të botës, sepse politikat e tilla të frymëzuara dhe të dehura për të qenë të parët në pushtet, nuk e meritojnë besimin e popullit për ti dhënë kahe të duhur edhe shtetit, dhe të tillët duhet pushuar nga funksionimi i tyre, sepse zingjirët e hipotekave të tyre do e rrezikojnë gjithmonë të ardhmën jo vetëm të shqiptarëve, por dhe jetën e sëcilit popull në botë.

Nëse i referohemi vetëm lidershipit kosovarë, tani përtani duket se është i përçarë si kurrë më parë, dhe fajtorët janë të njohur, atëherë kush do e merr përgjegjësinë mbrapa, apo edhe më tragjike kur vijnë zgjedhjet dhe populli do të vepronte në mënyrë të njejtë, apo do e jep votën e vet në baza partiake, duke i votuar të njëjtit njerëz dhe të njëjtit uzurpatorë të këtyre Institucioneve dhe shtetit, prej të cilëve po ç’vlerësohet shteti dhe po nënvlerësohet populli i këtij vendi. Deri kur kështu ???...



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora