E diele, 07.03.2021, 09:10 AM (GMT)

Mendime

Dukagjin Hata: Bashkim Meta, mjeku kirurg, kandidati i mundshëm i Partisë Konservatore

E diele, 10.01.2021, 11:15 AM


Nevoja për politikanë të rinj dhe mendësi të reja në zgjedhjet e 25 prillit

Bashkim Meta, mjeku kirurg, kandidati i mundshëm i Partisë Konservatore

Nga Dukagjin Hata

Kur nuk kanë mbetur më shumë se njëqind ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, pritshmëritë e publikut ndaj erës së re që pritet të sjell rotacioni janë të mëdha dhe, përpos të tjerave, mbështeten në frymën e re, që pritet të përcjellin politikanë të rinj, të cilët sjellin me vete realitetin e ri të ndryshimit. Një prej tyre është Bashkim Murati, kryetar i Partisë Konservatore, që pritet të garojë nën siglën e PD në zgjedhjet e pritshme të fundprillit.

Takimi me Bashkim Muratin është suprizues, jo për shkak të ndonjë trilli a misteri që mund të përmbajë figura e tij njerëzore, profesionale e intelektuale, por për shkak të fuqisë me të cilën ai të injekton ëndrrat dhe pasionet e tij, për ta bërë më të drejtë këtë shoqërinë tonë, të mbetur në grackat e një tranzicioni të gjatë e të vështirë. Si mjek kirurg, ai, me përgatitjen e tij profesionale, dashamirësinë dhe përkujdesjen e ngrohtë ndaj pacinetëve, është bërë një figurë e dashur në sferën e mjekësisë, ku me pasion e përkushtim tenton të bëjë më të mirën e mundshme, në shërbim të të sëmurëve.

Bashkim Murati, me origjinë nga Zall Dardha e Dibrës është me profesion mjek – kirurg, me dashuri e përkujdesje për një nga profesionet më të lashtë të botës, i mirënjohur dhe i respektuar nga komunitetit dibranë dhe më gjërë. Ditën dhe natën, me korrektesë e profesionalizëm, iu është gjendur pranë pacientëve në nevojë, të cilët shikojnë te ky mjek një njeri të afërt, që ua di hallet dhe sëmundjet, nevojat dhe kërkesat, një model të njeriut human, që di të prekë me dorën shërimtare plagët e tyre të shumta, plagë të një tranzicioni të gjatë e të vështirë ku është endur tash sa kohë shoqëria shqiptare.

Pasioni për punën, përkushtimi dhe përgjegjësia, të qenit në krye të detyrës, orar e pa orar, me vullnetin e mirë për t’i prekur gjërat me dorë, kanë bërë që Muniri të gëzojë simpati ndër të gjithë banorët e Bathores, që e duan sikur ta kishin djalin e tyre.

Aftësia e tij profesionale dhe përkushtimi për t’iu dhënë pacientëve shërbime sa më cilësore janë pjesë e punës së tij, e angazhimit të përditshëm në fushën e mjekësisë dhe veçmas të kirurgogjisë, ku ai shërben me një talent dhe pasion të veçantë, në shërbim të njerëzve në nevojë për këtë shërbim jetik. Bashkimi është jo vetëm një profesionist i shkëlqyer, një mjek i zellshëm, por dhe një intelektual me angazhime politike, që kërkon të bëjë më të mirën e mundshme për njerëzit që e rrethojnë, hallet dhe nevojat e të cilëve i ka prekur me duar, për shkak të punës së tij të përkushtuar si mjek kirurg.

Kuvendi i Shqipërisë dhe gjithë politika shqiptare, e lodhur në grackat e këtij tranzicioni të gjatë he të vështirë, ku politikanët e vjetër po vijnë duke i humbur gjithnjë e më shumë kreditet në sytë e një publiku të zhgënjyer, ka nevojë për njerëz si Bashkim Murati, që sjellin me vete një mendësi të re të marrëdhënieve me njerëzit dhe shtresat në nevojë, në shërbim të të cilave ai ka kohë që punon me mish e shpirt, me zemër në dorë, sicc thotë populli.

Bashkimi është njeriu i duhur për Kuvendin e Shqipërisë, për të përfaqësuar sa më mirë shtresat konservatore të shoqërisë, që aktualisht ndihen të pa përfaqësuara, për një familje të shëndetshme por që ende nuk janë vënë plotësisht në punë, për shkak apatisë dhe politikave dritëshkurtëra, majtiste e djathtiste, që kanë sunduar tash tridhjetë vjet në zonat perferike dhe që jo gjithmonë kanë çuar ujë në mullirin e interesave të kamziotëve.Ai është një burrë në kulmin e energjive, që merret shumë me ngritjen e tij profesionale, me lexime të thelluara në fushën e shkencës mjekësore ku kontrbuon, me një shërbim cilësor në dobi të një komuniteti ku që ka aq shumë nevojë për këtë shërbim.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora