E diele, 07.03.2021, 09:46 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Një votë, një maskë gratis!

E diele, 10.01.2021, 11:50 AM


Një votë, një maskë gratis!

Shkruan: Florim Zeqa

Si pasojë e vënjes së maskave kirurgjike, është e vështirë të dallohet e bukura nga e shëmtuara, e mira nga e keqja, i gëzuari nga i pikëlluari, por nga vënja e maskave politike, do të dallohen më lehtë mbështetetësit e partive politike në Kosovë. Në pragë të fushatës zgjedhore, partitë politike pa dallim, do t'i shpërblejnë bizneset e vogla, të cilat e bëjnë prodhimin dhe shpërndarjen e maskave me simbole partiake.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, përveq votes së fshehtë (maskuar) për herë të parë do t'i kemi edhe votuesit e maskuar, por, të cilët do të jenë të detyruar ta zbulojnë fytyrën para komisionerëve, sikurse e votën tyre (me foto) në kabinen e votimit për t'u arsyetuar para bosëve partiakë për premtimin e votës së dhënë!

Si asnjëherë më parë, në zyrat e partive politike, qytetarët do të mund të pajisen me maska partiake me slloganin zgjedhor të subjektit, me flamuj dhe simbole tjera partiake dhe jo vetëm.

Gjatë fushatës zgjedhore, qytetarët pa shkuar fare në pikat e shitjes, do ta kenë mundësinë, që në zyrat e partive politike të pajisen me mbushje të kartelave telefonike, me bona të ndryshëm fiskal për blerjen e karburanteve dhe artikujve ushqimor si shpërblim për mbështetjen e fushatës zgjedhore deri në aktin final të votimit në 14 Shkurt 2021.

Që i bie se, ata qytetarë të cilët nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi deri në këtë datë, më nuk do ta kenë deri në zgjedhjet e radhës, të rregullta apo të jashtëzakonshme qofshin ato.

Gjatë fushatës 10 ditore, të ngarkuar me punë do të  jenë edhe kompanitë e transportit publik dhe privat, gjegjësisht autobustët dhe minibusët të cilët do të bartin elektoratet e partive politike nga e gjithë Kosova për në Prishtinë, për të demonstruar forcën numerike të partive politike në sheshet kryesore të kryeqytetit.

Por puna më e vështirë e transportuesve privat, do të jetë bartja e elektoratit të nismave dhe partive të vogla çdo ditë nëpër e gjithë Kosovën, për prezentuar numër sa më të madhë të mbështetëseve të tyre.

Dita e gjykimit (votimit) do të jetë ngjarja më kulmore e gjithë këtij procesi zgjedhor, ku secili nga votuesit besnik të subjekteve politike do të mbështesë me dorën e vet 5 kandidatët më të preferuar për deputet të listës zgjedhore për të cilën është përcaktuar, mashtruar apo blerë gjatë fushatës zgjedhore.

Kjo nuk ishte analizë dhe as mbështetje për ndonjë subjekt politik, por thjeshtë një parashikim real i situatës me të cilën qytetarët e Kosovës do të ndeshen gjatë fushatës zgjedhore.

Në fund të këtij shkrimi e kam një thirrje të sinqertë për simpatizantët e të gjitha partive dhe nismave politike në Kosovë. Mbështetni dhe përkrahni me zemër preferencat e juaja partiake, por në asnjë mënyrë mos bini pre e emocioneve dhe e zemërimeve  të çastit, mos përdorni gjuhë fyese dhe denigruese ndaj partive rivale dhe kandidatëve të tyre.

Në asnjë rrethanë mos përdorni gjuhë fyese ndaj njëri-tjetrit, mos u prishni me vëllaun, me mikun apo me fqinjin tuaj për interesa partiake, e aq më pak për interesa të liderëve partiakë. Ngase partitë shkojnë e vijnë, liderët ndërrohen njëri pas tjetrit, por ju nuk mund t'i riktheni më raportet e mëparshme me njëri-tjetrin.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora