Mendime
Skënder Kapiti: Rama dhe Berisha për Turqinë dhe Erdoganin
E diele, 10.01.2021, 10:41 AM
Kryeministri Rama dhe ishKryeministri Berisha për Turqinë dhe Erdoganin
Nga Skënder
Sadri KAPITI
Sa herë që në
Shqipëri vjen për vizitë Kryeministri apo Presidenti i Turqisë dhe sa herë
vizitojnë Turqinë Kryeministri apo Presidenti i Shqipërisë opozita dhe disa
media shfryjnë dhe mllefojnë kundër tyre
E theksoj se jam
politikisht jo në një linjë me Kryeministrin
Rama, por ai është Kryeministër që e ka zgjedhur shumica e shqiptarëve
dha jo, as unë dhe as Erdogan, dhe ndjehem mirë kur një shtet si Turqia pret në
mnyrë madhështore kryeministrin e shtetit tim kushdoqoftë ai, por nuk mund të thuhet se nuk janë të vërteta
ato se cfarë Edi Rama deklaroi gjatë
vizitës së tij në Turqi.
Duke e falënderuar
për mikpritjen gjatë vizitës në Turqi, Rama tha:
“Në këtë mikpritje në të gjithë së bashku si delegacion nga Shqipëria
mundëm të konstatojmë shprehjen e një vullneti të fortë për të hapur një
kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, mes dy shteteve, mes dy
qeverive. I jam mirënjohës presidentit për bashkëbisedimin kokë më kokë dhe për
kohën e çmuar që i dedikoi një tërësie të konsiderueshëm çështjesh”, tha Rama.
Për ndihmën e
shtetit turk pas tërmetit Rama deklaroi: “Presidenti Erdo?an ishte i pari
i cili u angazhua publikisht dhe botërisht për t’u përfshirë në procesin e
rindërtimit dhe faktikisht i hapi rrugë një procesi të tërë përfshirjeje të
shumë të tjerëve që bënë të mundur mbledhjen e një kontributi të rëndësishëm
për Shqipërinë dhe për familjet e prekura nga tërmeti”.
Kryeministri i
Shqipërisë tha se Presidenti Erdo?an dhe Republika e Turqisë i qëndruan
pranë Shqipërisë.
Duke iu referuar
bashkëpunimin mbi pandeminë COVID-19, Rama tha se “Një nga temat e
diskutimit ka qenë bashkëpunim i afërt mes dy vendeve dhe mbështetja e
presidentit të Turqisë për Shqipërinë”.
“Sjellja e Republikës së Turqisë ndaj nesh dhe qasja e presidentit Erdo?an
në situatat kur vendi si i yni gjenden në vështirësi janë mishërimi i asaj
fjalës së paharrueshme të Kemal Ataturkut i cili thoshte se ‘njerëzimi është
një trup i vetëm’ dhe çdo komb është një pjesë e këtij organizimi”, tha Rama.
Turqia, populli mik
turk, të gjithë shtetarët e pushtetaët turq që nga Ataturku e deri te
Presidenti aktual Erdogan gjithmonë kanë
mbajtur një qëndrim dashamirë, miqësor e vëllazëror ndaj shqiptarëve. Gjithmonë
shteti e populli turk i janë gjëndur Shqipërisë pranë në ditët më të vështira.
Turqia si mik dhe aleat i madh i Shqiptarëve është treguar e tillë pa marrë
parasysh se cila politikë dhe cili politikan ka qeverisur Shqipërinë.
Po kështu gjate
vizitës së ishkryeministrit Sali Berisha në Turqi ai thoshte: “Të nderuar përfaqësues të mediave,I
dashur zoti Kryeministër, Të nderuar zonja dhe zotërinj të pranishëm në këtë
konference shtypi,
Kam ardhur këtu me ftese te
kryeministrit Erdogan, në një vizitë që përkon me 100 vjetorin e
pavarësisë së Shqipërisë dhe ky është një rast i shkëlqyer për mua të shpreh
mirënjohjen më të thellë ndaj kombit turk dhe Republikës së Turqisë për
mbështetjen 100 vjeçare që i ka dhëne Shqipërisë dhe shqiptarëve në përpjekjet
e tyre për liri dhe dinjitet kombëtar.
Unë shfrytëzova
rastin të ftoj mikun tim kryeministrin Erdogan në një vizitë në Shqipëri në kuadrin e këtij 100
vjetori. Dua të shpreh shumë mirënjohje ndaj kryeministrit Erdogan, qeverisë së
tij, popullit mik turk për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Shqipërisë gjatë
këtyre 20 viteve, pas daljes së saj nga një diktaturë infernale, përpjekje e
kurorëzuar me sukses.
Sot, ne takohemi si dy miq në
Aleancën e Atlantikut të Veriut. Turqia dha një ndihmë shumë të çmuar,
Forcat e saj të Armatosura dhanë një ndihmë të veçantë në përpjekjet tona
për anëtarësimin e plotë në NATO. Kryeministri përmendi vizitat, por
takimet kanë qenë shumë më të shpeshta, nuk ka patur Samit ndërkombëtar apo
konference ndërkombëtare që nuk jemi takuar, që nuk kemi shqyrtuar marrëdhëniet
tona, që nuk kemi diskutuar se si ti nxisim ato më tej dhe dua të theksoj se
nga 2005 deri më sot investimet turke në Shqipëri janë rritur 9 here. Ato
mund të rriteshin edhe 19 herë, por këto janë objektiva për
ti realizuar në të ardhmen.
Sot u firmosën dy marrëveshje të
rëndësishme, por janë me dhjetëra e dhjetëra marrëveshje të tjera, të cilat
përbëjnë kuadrin e shkëlqyer ligjor të bashkëpunimit mes dy vendeve tona në të
gjitha fushat.
Në këto marrëveshje
bilaterale ka një bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e arsimit, në fushën e
shëndetësisë, në fushën e sigurisë dhe të rendit publik , të investimeve, të
drejtësisë, në çdo fushë.
Kryeministri
Erdogan, personalisht, qeveria e tij,
Presidenti Gyl, Parlamenti kanë qenë mbështetës kryesor të njohjeve
ndërkombëtare të Kosovës dhe të rolit të saj, duke kontribuar kështu në paqen
dhe stabilitetin në Ballkan. Kosova, çdo ditë e më shumë behet një
faktor i rëndësishëm paqeje në rajonin tonë.
Ne kemi patur mbështetjen e fuqishme
të qeverisë suaj në pjesëmarrjen tonë në Afganistan. Jemi dhe do të qëndrojmë
atje për sa kohë NATO do të qëndrojë, në interesin më të mirë të këtij kombi që
përjetoi tronditje të thella.
Edhe njëherë, zoti kryeministër dua
tu falënderoj shumë përzemërsisht për pritjen vëllazërore. E them vëllazërore
sepse e theksuat ju që kemi lidhje gjaku. Çfarë më ndodh mua, të dashur miq?
Çdo delegacioni turk që unë takoj, pasi merr fund pjesa zyrtare, ju shtroj një
pyetje. Cili nga ju ka gjak shqiptar në deje? Ju zoti kryeministër nuk ja u kam
shtruar ndonjëherë këtë pyetje se jam i sigurtë që nuk bëni përjashtim”. (https://www.google.com/search?q=sali+berisha+per+erdoganin+mik&rlz=1C1GCEA
+mik+&aqs=chrome..69i57.11299j0j7)
Pra, po t’i krahasosh të dy
kryeministrat shqiptarë thonë të njëjta gjëra për Turqinë dhe Erdoganin si miq,
aleatë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe Erdoganin të dy e konsiderojnë mik.
Dhe këtë aleancë miqësore e vllazërore ata e argumentojnë dhe e justifikojnë me
të drejtë dhe me fakte, por ama vetëm kur janë kryeministra të Shqipërisë, pasi
kur janë si opozitarë e akuzojnë, shpifin,intrigojnë dhe shajnë njëri-tjetrin
kur vizitojnë Turqinë dhe Erdoganin si dhe kur e presin atë në Tiranë. Kështu
bënte Partia Socialiste kundër vizitës së Berishës si kryeministër në Turqi dhe të Erdoganit në Tiranë dhe po
ashtu sillet opozita e sotme ndaj vizitës Presidentit Erdogan në Tiranë dhe
kundër vizitës së kryeministrit Edi Ramës në Turqi.